E Enjte, 04.25.2024, 08:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË MANDAT I DYTË I LUFTËS KUNDËR MBIPESHËS PËR ZONJËN E PARË

E Premte, 01.18.2013, 09:31pm (GMT+1)



Presidenti Barack Obama bën betimin për mandatin e dytë, me gruan e tij Michelle përkrah. Por Zonja e Parë ka qenë një figurë me meritat e veta, duke u marrë me një kërcënim të madh për shëndetin publik. Obeziteti po përhapet në shkallë globale, duke rritur përqindjen e rasteve me sëmundje zemre, kancer dhe diabet dhe në Shtetet e Bashkuara ritmi i kësaj rritjeje ka qenë më i madh se kudo. Mbrojtësit e shëndetit publik thonë se fushata e zonjës Obama kundër mbipeshës së tepërt ka rritur vëmendjen për këtë çështje.
 
Një nga veprimet e para zyrtare të Zonjës së Parë Michelle Obama, para katër vjetësh ishte mbjellja e një kopshti me fruta dhe perime në Shtëpinë e Bardhë me ndihmën e fëmijëve të shkollave.
        
Perimet e freskëta ishin të mira, por ajo donte që përmes tyre të përçonte një ide më të madhe.

"Shumë fëmijë hanë ushqime me shumë kalori dhe vlera të pakta ushqyese dhe nuk po bëjnë ushtrime të mjaftueshme fizike. Ata nuk po hanë siç duhet dhe nuk janë aktivë".
        
Dhe kjo është arsyeja që një ndër tre fëmijë amerikanë është mbipeshë ose obez. Kështu Zonja e Parë filloi një nismë të quajtur "Të lëvizim", objektivi i së cilës është që brenda një brezi t'i jepet fund obezitetit mes fëmijëve.

"Ky është detyrimi ynë. Jo vetëm si prindër që duam fëmijët tanë, por edhe si qytetarë që duam këtë vend. Prandaj le të lëvizim".
        
Ushqimi që shitet në shkolla ka qenë në qendër të vëmendjes për zonjën Obama. Në janar të vitit të kaluar, ajo u prit me brohoritje në shkollën fillore Parklawn pranë Uashingtonit, në një vizitë ku bëri të njohur standardet e reja për ushqimin e mensës.

"Kur çojmë fëmijët në shkollë ne kemi të drejtën të mendojmë që ata nuk do të hanë ushqime me yndyrë, ngarkuar me kripë, me sheqer, që nuk ua lejojmë t'i hanë në shtëpi".
        
Për të marrë fonde qeveritare, shkollat duhet të shërbejnë ushqime që janë më të shëndetshme sesa ç'kërkohej me standardet e vjetra, thotë aktivistja e shëndetit publik Margo Wootan me Qendrën për Shkencë dhe Interes Publik.

"Këto standarde parashikojnë dyfishin e sasisë së frutave dhe perimeve, kufizim e kripës, drithëra të papërpunuara dhe qumësht me pak yndyrë në përbërje. Ky është një ndryshim i madh".
        
Por kjo nuk mjafton për të garantuar fëmijë më të shëndetshëm, thotë dietologu David Just, i Universitetit Cornell.

"Vënia në dispozicion e ushqimeve të shëndetshme është gjysma e punës. Por pjesa tjetër është t'i bindim që ta hanë këtë ushqim dhe jo ta marrin dhe në vend që ta hanë, ta hedhin".
        
Nuk është edhe aq e lehtë me fëmijët. Përveç kësaj, ushqimet e shëndetshme janë më të shtrenjta. Dhe ky është problem, thotë shefja e shërbimeve ushqimore në Parklawn, Penny McConnell.

"Kostoja është rritur. Por mbulimi i shpenzimeve për ushqimet nuk është shtuar".
        
Zonja McConnell thotë se gjashtë cent më shumë që ajo merr për çdo fëmijë nga qeveria federale nuk e mbulon koston e frutave dhe perimeve që i duhet të blejë.
        
Por zonja McConnell nuk ka ndër mend që të heqë dorë nga ushqimet e shëndetshme në shkollën Parklawn, sepse efekti është më i madh sesa thjesht orari i shkollës.

"Nëse i mësojmë fëmijët që në shkollë fillore me këtë mënyrë të ushqyeri, mendoj se atyre do t'u bëhet e zakonshme kjo mënyrë dhe do të vazhdojnë kështu deri në adoleshencë dhe moshë të rritur".
        
Është një objektiv që Michelle Obama do ta ndjekë në mandatin e dytë: të vazhdojë përpjekjet që filloi gjatë katër viteve të para.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR REALITETI ËSHTË MË I BUKUR NGA VETË ËNDËRRAUnë vizitova për herë të parë Kosovën tonë të lirëFotoreportazh nga AJET NURO, Montreal, Kanada (01.18.2013)
UASHINGTON - DITA E INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT SHTON SHITJEN E DHUARATAVEDyqanet e dhuratave në Uashington janë gati për inaugurimin e dytë më të madh në histori (01.18.2013)
JUSUF BUXHOVI - SERBIA ËSHTË 'KRIJUAR' NGA SHQIPTARË (Intervistë) (01.17.2013)
Në 31 vjetorin e rëniesDISA ÇASTE ME HEROIN JUSUF GËRVALLA NË PEJËNga HAFIZ GAGICA (01.17.2013)
FORCA SERBE SHTESË PËRGJATË KUFIRIT ME KOSOVËN (01.17.2013)
'Zëri i Amerikës' - Parakalim në mbështetje të Luginës së PreshevësSTUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS U BËNË THIRRJE TIRANËS DHE PRISHTINËS QË TË MBËSHTESIN SHQIPTARËT NË LUGINËN E PRESHEVËS (01.17.2013)
DISKRIMINIMI I FEMRËS NË ART DHE BOTËN AKADEMIKE, DISKRIMINIMI INTELEKTUALNga Prof. Asc. INA KOSTURI (01.17.2013)
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE - NJERËZIT ME MASKA NUK JANË AKSH E VËRTETËReagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë” të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013 (01.17.2013)
HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU (1405 – 1468) (01.16.2013)
NË NJU JORK U ZHVILLUA PELEGRINAZHI I 37VJETORIT TË VDEKJES SË GJENERAL ABAZ KUPITNga BEQIR SINA, New York (01.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]