VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJERMANIA FLET PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OKB - SERBIA REAGON ASHPËR

E Enjte, 01.24.2013, 05:40pm (GMT1)



Politikanët në Beograd kanë reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, Heinz Wilhelm, i cili ka thënë se në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të shtrohej edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun e cilëson deklaratën si "provokim të qëllimshëm".

"Nëse vazhdohet me kushte të tilla, dhe vendosje te diktatit, sic është anëtarësimi i Kosovës në OKB, nuk shoh perspektivë evropiane për Serbinë, por shkojmë ka një problem më i madh, ka Shqipëria e Madhe", ka thënë Drecun.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sllobodan Samarxhiq ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, duke kërkuar nga qeveria e presidenti që të mos pranojnë një kërkesë të tillë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.