VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT E AMERIKËS DO TË PROTESTOJNË PARA OKB ME 28 JANAR
E Premte, 01.25.2013, 12:53pm (GMT1)



Të nderuar bashkatdhetarë;

Komisioni organizator njofton se protesta për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, do të organizohet ditën e Hënë, 28 Janar 2013 para Kombeve të Bashkuara.

Protesta do te fillojë në orën 11 AM e deri në ora 2 PM para selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhattan, NY, që ndodhet në adresen : DAG-HAMMARSKJOLD-PLAZA 47str dhe 1st ave.

Kjo protestë udhëhiqet nga Komisioni organizator, që u ngrit në takimin e bashkatdhetarëve nga Lugina e Preshevës me shoqatat e Komunitetit shqiptar organizuar me 20 Janar në Shtëpinë e Vatrës.

Bashkadhetarë, kjo protestë merr një rëndësi të vecantë, jo vetëm për situatën e tensionuar të krijuar në Luginën e Preshevës pas ndërhyrjes brutale të makinës ushtarake policore serbe, që na kujton kohën e Milloshevicit, por edhe për mbarë cështjen tonë Kombëtare. Serbët po tentojnë të marrin inisiativën dhe nga xhelatë po hiqen si viktima!Nuk njohin shtetin e Kosovës për minoritetin serb në Kosovë, nga ana tjetër u mohojnë të drejtat shumicës shqiptare në Luginën e Preshevës.

Bashkadhetarë, lëreni pak orë punën dhe merrni pjesë në këtë protestë mbarëkombtare. Jemi të gjithë shqiptarë të Preshevës në këto caste tensioni. Le të protestojmë me kulturë dhe rregull!

Të gjithë para OKB-së me 28 janar!

Për informata më të hollsishme kontaktoni me pjestarët e komisionit:
Shaban Mehmeti tel. 570-357-5974; Vehbi Bajrami tel. 917-703


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.