VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELA MERKEL - GJERMANIA ËSHTË GJITHMONË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET E NACIONALSOCIALIZMIT

E Djelë, 01.27.2013, 03:36pm (GMT1)



Berlin, 27 janar - Ditën e përkujtimit të viktimave të holokaustit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania, përgjithmonë është përgjegjëse për krimet e nacionalsocializmit siç është i domosdoshëm ballafaqimi i këtij vendi me atë çfarë ka bërë gjatë Luftës Dytë Botërore (LDB). "Natyrisht se jemi përgjithmonë përgjegjës për këto krime dhe viktimat gjatë LDB-së e mbi të gjitha për holokaustin", ka theksuar Merkel në një porosi të emetuar në faqen e saj të internetit. Sipas saj, fakti, që Gjermania është përgjegjëse për krimet gjatë LDB-së duhet përsëritur vazhdimisht secilit brez, në mënyrë që racizmi dhe antisemitizmi të mos kenë më kurrfarë gjasash në shoqëri.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.