VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AKADEMI PËRKUJTIMORE E DINJITOZE PËR TRE HERONJTË JUSUF E BARDOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKËN
Fotoreportazh nga XHAFER LECI

E Hënë, 01.28.2013, 07:33am (GMT1)



Pamje nga akademia përkujtimore

Në Ludwigsbug të Gjermanisë më 20.01.2013, në kuadër të Klubit Kulturor "Bardhosh Gërvalla" u organizua Akademi Përkujtimore për 31 vjetorin e vrasjes mizore të Tre Pishtarëve të lirisë, nga UDB-a jugosllave.

Pas këndimit të himnit kombëtar, me një minutë heshtje u nderuan të rënët e lirisë.

Kryetari i Klubit zt. Afrim Sylejmani, përshëndeti të pranishmit, mysafirët dhe në pika të shkurtëra foli edhe për veprimtarinë atdhetare të këtyre tre heronjëve. Folën edhe mysafirë, veprimtarë dhe zyrtarë. Konsulli me seli në Frankfurt, Astrit Zemaj, foli për luftën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri dhe pavarësi, me theks të veçantë për tre heronjtë e 17 janarit 1982 si dhe për aktualitetin e sotëm në Kosovë. Neki Lulaj në lidhje me botimin e librit të antologjisë "Trinomi i Lirisë", të autorëve Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla.

Donika Gërvalla duke diskutuar

E bija e Jusuf Gërvallës, Donika, veç tjerash, foli për xhaxhain e saj, Bardhoshin, të cilin e vlerësoi lart për punën e tij të vyeshme për mbajtjen e familjes, për aktivitetin politik, si botimin e fletushkave "Zëri i Kosovës" dhe "Lajmëtari i Lirisë", duke i financuar vet. Ky fakt, demanton bindshëm kundërshtarët e djeshëm dhe të sotëm të v¹llezërve Gërvalla, se kinse ka financzúar dikush tjetër, bile nga larg.. Donika shtoi se, duke folur më shumë për dy heronjtë e tjerë, Bardhoshi, pa të drejtë, është lënë si në harresë. Ai ishte njeri i mirë dhe ishte gadi të ndihmonte nevojtarët për hallet që kishin në jetën e mërgimit. Zonja Donikë me tone të ashpra foli edhe për qeverisjen katastrofale aktuale.


Kujtimet e tij për heronjtë e janarit 1982 i shpalosi edhe veterani Faridin Tafallari.

Xhafer Leci, intervistuar nga gazetari-kameramani, Halil Rrustemaj, duke folur për Vëllezërit Gëvalla dhe Kadri Zeka, veç tjerash, reagoi në shprehjen jo adekuate se Kadri Zeka ishte mysafir, gjë që thjeshtëzohet arsyeja, misioni i kësaj vizite jo të rastësishme. Udhëtimi enkas nga Zvicra në Gjermani kishte karakter pune, ballafaqimi, për tejkalimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy përfaqësuesëve të dy organizatave, të cilat vepronin në Gjermani dhe Zvicër, por edhe me degëzime në shtete të tjera, më pak të organizuara.

Ulur rapsodi Shaban Qelaj me grupin folklorik

Rapsodi Shaban Qelaj, me grupin e tij folklorik dhe instrumentalistin Labi shkëlqyen me një këngë kushtuar pavarësisë dhe heronjëve të kombit.
Recituan: Erand Hoxha me monolog "Për Flamur shqiptari si falë".
Edon Mustafa me monologun kushtuar " Dëshmorëve të kombit".
Fatjona Mustafa me kitare këndoi këngën " Do të kthehëm nanë", të cilën Jusuf Gërvalla e ka shkruajtur dhe komponuar vet.

Fatjona Mustafa me kitare duke kënduar

Halil Rrustemaj, gazetar-kameraman, për emisionin e RTK-së, i cili u shfaq të martën, më 22.01.2013, në ora 21.15.
Në lidhje me ngjarjet e vitit 1981, u intervistuan dhe folën Xhafer Leci, Isa Demi, Kolë Merturi, Faridin Tafallari, Nezir Fejzaj e Halil Zemaj.

Për pos programit të pasur folklorik, këtë Akademi përkujtimore e prezantuan, në mënyrë shumë dinjitoze, me evokimet e tyre disa dëshmitarë mërgimtarë të ngjarjeve të vitit 1981, pjesëmarrës të demonstratave në shtetet e Perëndimit.
Nga Shoqata "Kadri Zeka" në Nürtingen, muarën pjesë kryetari dhe sekretari, Taxhidin Bakiu e Ramadan Zuka, dhe Xhafer Leci, kryetar nderi. Po ashtu edhe nga disa shoqata tjera muarën pjesë shumë përfaqësues.
Moderuan: Bleona Kastrati dhe Rashit Ferizi.


XHAFER LECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.