E Mërkurë, 04.24.2024, 12:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SUKSESI I ARTISTIT G4SHI (LABINOT GASHI) NGA DRENICA NË NEW YORK
Nga NORA KALAJA, Prishtinë - New York

E Hënë, 01.28.2013, 08:47am (GMT+1)



Labinot Gashi është një artist i talentuar me aftësi të shumta si këngëtar, reper, shkrimtar lirikash, model, dhe themelues i grupit "Moxy". Ka lindur në Afrikë nga dy prindër shqiptar nga Drenica e Kosovës, me 4 tetor, që shpjegon dhe pseudonimin artistik të tij "G4shi". Familja e tij u shpërngul në Brooklyn, New York në vitin 1997.
"E konsideroj veten si një artist shqiptar që përfaqësoj Amerikën New Yorkun.
Si shqiptar familja më ka rritur me moral, tradita dhe respekt për të tjerët. Të gjitha vështirësitë që kemi kaluar si familje më kanë bërë ta vlerësoj më shumë jetën. Nuk bëj muzikë për famë ose pare, por sepse e dua. Besoj se mund të arrij një publik të gjerë nëpërmjet muzikës time. Të jesh në qendër të vëmendjes me jep mundësinë të sjell ndryshim për çështjen e Kosovës. 2013 është një kohë e re, ka ardhur koha për gjeneratën tonë të ngrihet dhe kontributojë për vendin tonë" tha i talentuari Labinot (Larry) Gashi.
G4shi është një artist i pavarur, i cili ka arritur toplistat me këngët e tij. Si artist brilliant e dallon veten nga artistët e tjerë të së njejtës moshë dhe kohës së sotme. Njihet si një nga artistët më të famshëm të New Yorkut që po merr dhe famë botërore.
"Fansat e mi vijnë nga e gjithë bota, që nga Japonia, India, Anglia, Londra, Parisi, Austria, Gjermania dhe Austria. Por përkrahja më e fuqishme për muzikën time vjen nga fansat e mi besnik shqiptar. Ato kanë qenë me mua që në fillimet e karrierës time. Drenica njihet si vendi i hip hopit dhe jam krenar të vij nga Drenica dhe të arrij majat në Amerikë," u shpreh G4shi.


Fëmijëria
Influenca e parë në muzikën e Gashi't ka qenë legjenda Michael Jackson, kur Labinoti jetonte në Afrikë. "Artisti i parë që kam ndëgjuar në jetën time ka qenë Michael Jackson. Mbaj mend si fëmijë kam patur dëshirë të jem si ai dhe kërcej si ai," tha Gashi. Pasi lëvizi në Amerikë, kur ishte në klasën e 3të të fillores, vëllai i tij Dre (Dre Gashi - Dj i talentuar në New York) e prezantoi me muzikën e hip hopit, me të cilën Gashi ra në dashuri. "Që kur kam dëgjuar hip hopin muzika u bë ëndërra e jetës time. Në shkollë të mesme kam kënduar majë tavolinave të mencës te shkolla dhe kur fillova universitetin vendosa ta marr muzikën seriozisht. Në këto vite muzika ishte pasioni im," shtoi këngëtari.
Gashi ishte lojtar i shkëlqyer i futbollit amerikan në shkollë të mesme në Brooklyn dhe fitoi bursë të plotë për të luajtur futboll në universitet në shtetin e Massachusetts. Në vitin e dytë të shkollës të lartë, Gashi ndërpreu studimet dhe u mor vetëm me muzikë. Vitet që pasojnë hapin rrugën për Gashin si një histori suksesi dhe të një superstari ndërkombëtar.


Fillimet në Karrierën e Muzikës

Projekti i parë i Gashit u bë sukses i menjëhershëm. Në vitin 2010-11 G4shi u mor me inçizimin e mixtape-it të parë titulluar "Last of Rare Breed",organizuar nga Don Cannon, famozi dhe nominuar nga American Grammy Award. CD-ja u prodhua në vitin 2011 dhe kishte bashkëpunime me repere të njohur si French Montana dhe Nipsey Hussle.
Dy hite të kësaj cd-je janë: "Never Coming Back" dhe "Until the Day I Die".

Gashi vendosi të largohet nga menaxhimi i tij dhe të vazhdojë një karrierë solo. Në 2012 G4shi themeloi grupin e tij me emër "Moxy".

"Moxy nënkupton konfidencë. Në këtë grup dua të përfshij talente të ndryshme të artit si videografë, shkrimtarë, artistë, reperë, stilistë mode, piktorë etj. Për mua Moxy nënkupton një grup njerëzish me ëndërra të mëdha që kanë ardhur nga zeroja dhe synojnë majat. Dua të siguroj një strehim për ta. Nëse unë arrij sukses dua që dhe ato persona rreth meje të jenë të suksesshëm dhe të lumtur," tha themeluesi i Moxy't, G4shi.
G4shi është fitues i disa konkurseve dhe fitues i vitit për çmimit "First Time Performances"i edicionit "First Look Sessions" në 2010 dhe 2011. Në vitin 2011 G4shi kreu turneun me artistin Joe Budden nëWashington DC, Baltimore, Maryland dhe Virginia. Po në të njëjtin vit, hapi programin në koncertin për të famshin Wiz Kalifa nëConnecticut.

"Fansat dhe shfaqet e mija janë gjithçka për mua. Pa fansat e mi nuk kam asgjë. Mbi të gjitha vlerësoj njerëzit. Vlerësoj ato persona që ia dinë vlerën muzikës së mirë dhe kuptojnë identitetin tim artistik. Ato që flasin për mua e shpërndajnë muzikën timë më shpejt se parja. Pas performancës fansat komentojnë që nuk kanë parë ndonjë shfaqe si ajo e imja në jetën e tyre. Për këtë unë jetoj dhe falenderoj fansat për përkrahjen e jashtëzakonshme," tha artisti i suksesshëm, G4shi.


Viti i Suksesi dhe Famës
Në vitin 2012 G4shi u njoh si artisti me sukses dhe famë në Amerikë. Me lançimin e këngës dhe videoklipit "Rocket" G4shi u bë emër i njohur në skenën muzikore. (http://www.youtube.com/user/thekidgash)

"Rocket është një vulë mode për stilin dhe muzikën time. Ne mund të veshim po të njëjtat rroba, por kur jam pranë teje unë bie në sy. Këtë e shfaq dhe në lirikën e këngës "˜I like it I cop it you can also cop it, but near yall I stand out like Yao when I rock it" që ka metaforën dhe kuptim e vet për lojtarin e Houston Rockets, Yao Mang," tha superstari G4shi.

Stili, flow, lirika dhe luku i tij e dallojnë G4shin nga artistët e gjeneratës dhe kohës së sotme. Muzika, individualiteti dhe stili personal janë tepër të veçanta:
"Muzika është gjithçka për mua. Muzika është e vetmja gjë që më ka shoquar dhe qenë pranë meje kur të tjerët më lanë. Për mua muzika është ilaçi im rrugdalja ime. Më pëlqen të përziej këndimin me repin. Preferoj beata të ndryshme dhe të krijoj melodi të bukura. E konsideroj veten të çuditshëm (weirdo). Më pëlqen çdo lloj muzike dhe ndëgjoj gjithçka përveç hip hopit. Edhe pse më pëlqen të bëj muzikë hip hop nuk e dëgjoj gjithmonë," that këngëtari dhe shkrimtari i lirikave, G4shi.
"Kanye West është një nga frymëzimet e muzikës time. Ai ka ndryshuar industrinë që nga veshja, moda dhe muzika. Ëndërra ime është që bëhem pjesë e firmës së tij "Good Music". Kur kam qenë në shkollë të lartë kam pas dëshirë të hyja në vëllazërinë me emër
Kappa Alpha Psi. Tani që merrem me muzikë mendoj se Kanye West dhe kompania e tij janë Kappa Alpha Psi e industrisë të muzikës sot," shtoi Gashi.

Karriera në Modë dhe sfilada në New York
G4shi po krijon trende me veshjet dhe stilin e tij të veçantë dhe ka tërhequr vëmendjen e bizneseve dhe firmave të modës. Në vitin 2012 u zgjodh si fytyra dhe përfaqësuesi i firmës së rrobave "Problem Child NYC", për të cilën ai edhe modelon nëpër sfilada në New York.

"Mendoj se stili dhe mënyra si prezanton veten janë kryesore. Kur më shikon mua dua të dish që jam rockstar. Më pëlqen të provoj rroba të ndryshme, më pëlqen xhinse të mira, një palë sneakers, bluze e gjatë, kapele e kuqe dhe dhëmë floriri. Të tjerët më konsiderojnë si krijues i trendeve të modës sepse nuk kam frikë ta çoj modën në një nivel tjetër. Nuk më shqetëson çfarë mendojnë të tjerët për mua. Jam konfident në zgjedhjet dhe stilin tim,"tha modeli dhe përfaqësuesi i firmës "Problem Child NYC", Labinot Gashi.
"Do jem provë që mund të arrish çfarë duash edhe kur nuk ke asgjë. Hip hop është një stil jete për mua, kur shikon hip hopin më shikon mua në të, që nga mënyra e veshjes, stili dhe muzika ime. Stili im nuk është nga kjo botë. Mendoj se jam i pari emcee i bardhë që ka patur sukses edhe në modë," shtoi G4shi.
Projektet e Fundit dhe Muzika e Re
Në vitin 2012 Gshi lançoi dy videoklipe. "Beautiful World" u prodhua nga grupi i G4shit, Moxy dhe"Rocket" me regjizor Mike D'Angelo u prodhua po në të njëjtin vit. Vitin tjetër në 2013, kënga "Lana's Song" u bë një superhit ndërkombëtar, xhiruar nga
86th and 1/4th në New York.
Disa nga këngët famoze të tij të fundit përfshijnë: "Lana's Song" dhe "Take My Time" prodhuar nga Success Beats, "Rocket" nga Dj Chew, "Beautiful World" nga Myles William, "Right" dhe "Topback" nga Smokie Morrison.
"Muzika ime ka ndryshuar me kohën. Kur fillova të merrem me muzikë fillimisht, kam qenë nën kontrollin e të tjerëve, që më thonin si t'ia arrija në kë fushë. Tani po merrem me atë që dua dhe bëj atë që dëshiroj. Muzika ime është nganjëherë miks me dub step, pak old school, dhe pak hip hop nga Houston Texas. Për mua Drenica është Teksasi i Kosovës, sepse është zemra e vendit. Për këtë arsye e ngadalësoj beatën në këngën time," tregon i talentuari Gashi.

Momentalisht G4shi po merret me mixtapin e ri që quhet "I'll be right with you" që do lançohet në 2013, bashkë me albumin e tij të parë me titull "Didn't Register".

"Albumi im i parë "˜Didn't register' (nuk u regjistrova) do ketë muzikë të së ardhmes. Kur lashë shkollën e lartë prindërit më thanë të rikthehem dhe të regjistrohesha në klasa përndryshe nuk do ia dilja në jetë. Për mua plani parësor ka qenë gjithmonë muzika, e cila është pasioni im. Dua të jap mesazh dhe energji pozitive tek të rinjtë. Mesazhi im për gjeneratën e re është ky: Mos i ver kufi vetes. Në kohën e duhur, me njerëzit e duhur çdo gjë është e mundur. Nëse nuk po vjen shansi tani, mos u ndal, vazhdo pasionin tënd. Duaje veten tënde. Përshëndes dhe falenderoj z. Gashin për mundësinë e kësaj interviste në restorantin e tij fantastik në New York, me ushqim, atmosferë dhe staf të mrekullueshëm.
Falenderoj motrën time Leonora si një mentore në jetën time dhe vëllain tim Dre që më ka prezantuar me hip hopin. Falenderoj të gjithë shqiptarët kudo për përkrahjen tuaj ndaj meje. Influenca më e madhe për mua është Manhattan New Yorku, ku unë gjej veten me muzikën, stilin dhe veçantinë time. Fansat mund ta ndjekin artistin ne twitter @G4SHI," tha talenti G4shi.









NORA KALAJA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKADEMI PËRKUJTIMORE E DINJITOZE PËR TRE HERONJTË JUSUF E BARDOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKËNFotoreportazh nga XHAFER LECI (01.28.2013)
PARIA DHE REPUBLIKA E HAJNAVENga GRID RROJI (01.27.2013)
ANGELA MERKEL - GJERMANIA ËSHTË GJITHMONË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET E NACIONALSOCIALIZMIT (01.27.2013)
27 JANARI - DITA E KUJTESËS BOTËRORE - DITA E ÇLIRIMIT TË AUSHVICIT (01.27.2013)
VEÇ DËSHMORËVE MOS IU TREGO…Meditim per Dajën tim të paharruar Ali Podrimjen-Nga ADRIAN SHEHU (01.27.2013)
PËLLUMB KULLA - ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT DO TË JENË MË DRAMATIKET, SEPSE JANË SHTUAR OREKSET, MILIONERËT, MËKATARËT DHE FRIKËRAT E NDËSHKIMEVE (Intervistë dhënë gazetës Java) (01.27.2013)
MANOLIS GLEZOS - GREQIA PËRBËHET NGA DY POPUJ, GREKËT DHE ARVANITËT (01.27.2013)
FOTOREPORTAZH NGA PROTESTA E KOSOVËS NË MBËSHTETJE TË LUGINËS(Radio Evropa e Lirë) (01.26.2013)
KOSOVA PROTESTË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËSNë Prishtinë, mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës (01.26.2013)
SHËNOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TË UÇPMB (01.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]