VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAFIZ GAGICA - PËR TREPËQINDËSHIN DUHET TË MBAJË PËRGJEGJËSI ISA MUSTAFA

E Hënë, 01.28.2013, 09:22am (GMT1)





Prishtinë, 28 janar -  Hafiz Gagica, aktivist shumëvjeçar i LDK-së në diasporë, në një intervistë për KTV-në, të cilën e transmeton sot "Koha Ditore", ka kërkuar llogari për Fondin e njohur të Trepërqindshit, nga menaxhuesit e tij.  "Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por edhe anëtarët e saj, do të ndihemi më mirë nëse kjo do të qartësohet deri në fund, dhe grupet e tjera politike që do të kenë probleme të ngjashme do të pastrohen, sepse ne duhet ta kemi një pikë dhe presje nga e kaluara. Nuk mund të ecim zvarrë për çdo ditë, sepse fakti është se gjatë luftës janë mbledhur me miliona euro...", ja thënë Gagica për këtë fond të përfolur se u keqpërdor gjatë viteve të nëntëdhjeta, gjatë luftës e pas saj, sikundër edhe fondi tjetër "Vendlindja thërret".

Ai ka sqaruar se "në vitin 1991, respektivisht Qeveria ka ardhur në Gjermani në vitin '92. Nga viti '92 pastaj ka menaxhuar me fondet... Tani ka fjalë, edhe atëherë kishte fjalë se ky fond është keqpërdorur, se  nuk është menaxhuar mirë. Unë uroj të jetë menaxhuar mirë. Këtyre ditëve, një grup i atyre që kanë kontribuar fuqishëm në themelimin e atyre fondeve, kanë kërkuar nga Qeveria shqiptare, nga Qeveria e Kosovës, respektivisht jo nga Qeveria, por nga organet e drejtësisë së Kosovës, nga organet e EULEX-it, por edhe prej shteteve veç e veç në Evropë, nëse ka pasur apo nuk ka pasur keqpërdorime".

I pyetur për shitjen e  "Dardania bankën" se kush e paska shitur, ai u përgjigj se kryeministër i asaj kohe ka qenë Bujar Bukoshi dhe ai duhet ta sqarojë atë çështje...



KD: Mendoni se ka dyshime, sepse po përflitet edhe për kryetarin e tanishëm të LDK-së që atëherë ka qenë ministër i Financave, Isa Mustafa?



Gagica: Ministër i Financave dhe ai duhet ta qartësojë këtë çështje.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.