E Premte, 04.19.2024, 08:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ROZI DOSTI - ME VJEHRRIN TIM HASAN DOSTI KAM JETUAR 40 VJET NË NJU JORK
Nga FATOS VELIU

E Hënë, 01.28.2013, 05:43pm (GMT+1)




DOSSIER

Sot gazeta fillon të botoë pikërisht intervistën ekskluzive të amerikanes me origjinë shqiptare, 82-vjeçares Rozi Dosti, e cila mbërriti nga Nju Jorku për një vizitë disaditore në ambientet e universiteteve tona.
- Çfarë tregon nusja e të birit të Hasan Dostit për jetën e vjehrrit të saj në emigrim, me të cilin ka jetuar për mëse 40 vjet në të njëjtën banesë?
- Situata e ish-Kryetarit të Komitetit Anti-komunist në perëndim, kur qeveria e Tiranës persekutonte 7 fëmijët e tij të braktisur dhimbshëm në nëntorin e '44-ës.
- Kërcënimet që mori në Amerikë nga sigurimi i Enver Hoxhës, të cilët e urdhëronin të pushonte veprimet politike dhe letra e mbërritur në banesën e tij, që paralajmëronte se do vdisnin fëmijët që kishte lënë në Shqipëri.
- Akuzat e tij për Kim Filbin, të cilin e fajësonte për tradhtinë e vrasjes së grupeve diversioniste në Shqipërinë komuniste.
- Çfarë mendonte ish-ministri i Drejtësisë për Enver Hoxhën, të cilin e kishte njohur në kohën e studimeve të Parisit?
- Ngjarja emocionuese e asaj mesnate të '91-shit, kur një zile telefoni e zgjoi 96-vjeçarin Hasan Dosti për të folur për herë të parë me fëmijët në Shqipëri, të ndarë prej 50 vitesh.
- Çfarë përjetoi atë mesnatë, kur fëmijët e mallëngjyer njoftonin që nga Tirana për rënien e komunizmit shqiptar.
Këto dhe të tjera në intervistën ekskluzive të amerikanes me origjinë shqiptare, Rozi Dosti.

Zonja Rozi, ju jeni pikërisht bashkëshortja e të birit të një prej figurave shumë të njohura të Shqipërisë së periudhës së luftës dhe para luftës, Hasan Dostit. Vjehrri juaj, ish-ministër i Drejtësisë së periudhës së luftës dhe një autoritet i spikatur i Gjykatës së Lartë të periudhës së para luftës, iku nga Shqipëria e tij në vitin 1944, kur në pushtet erdhi qeveria komuniste e Enver Hoxhës. Nga fëmijët arriti të merrte me vete vetëm një djalë, Luanin, i cili ishte në moshën e adoleshencës dhe që më vonë do të bëhej bashkëshorti juaj. Për publikun shqiptar ju tashmë jeni i vetmi person që dini të flisni mbi jetën e vjehrrit tuaj Hasan Dosti në emigrim. Dini të flisni për njeriun me të cilin keni jetuar dekada të tëra në të njëjtën banesë, ndërkohë që në Shqipërinë komuniste përmendej vetëm në mënyrë heretike emri i tij, pa mundur të jepej asnjë detaj apo informacion më shumë. Pyetja ime do të synonte në atë çfarë ju dinit para se të martoheshit me Luan Dostin, për t'u bërë nusja e familjes së Hasan Dostit. Pra, çfarë kishit dëgjuar për të para se të martoheshit me të birin?
Unë kam lindur në Nju Jork, në një komunitet të vogël me shqiptarë. Pavarësisht se unë kam lindur dhe jam rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, origjina ime është shqiptare, madje këtu kam njerëzit e afërt të familjes. Jo vetëm kaq, por unë kam qenë shumë e lidhur me Shqipërinë. Isha e interesuar për të mësuar çdo lajm që mund të kisha prej saj apo vazhdimisht kam qenë në kontakte të rregullta me shqiptarët e ardhur në Amerikë. Për sa i përket pyetjes suaj, po ju them se, para se të martohesha me Luanin, kisha dëgjuar shumë për personalitetin të atit të tij, Hasan Dostit. Kisha dëgjuar për cilësitë, natyrën, karakterin dhe figurën e spikatur të tij, si një njeri intelektual dhe patriot i madh, i cili, fati e deshi që më mbrapa të bëhej pikërisht vjehrri im, ku do të jetonim së bashku për më shumë se 40 vite.

Çfarë dinit konkretisht për të para se ta njihnit?
Gjithmonë kisha dëgjuar se z.Dosti kishte qenë personalitet dhe njeri i mrekullueshëm. Ai kishte qenë kryetari i Gjykatës së Lartë dhe ministër Drejtësie në Shqipëri, ndërkohë që kisha dëgjuar akoma se ai kishte qenë njeri shumë i drejtë. Ka qenë mjaft i ekuilibruar dhe gjithçka tjetër pozitive që mund të pritet nga një jurist.

Jam kurioz të di për momentin kur ju u kontaktuat për herë të parë me vjehrrin tuaj, për përshtypjet e para që krijuat ndërsa kishit dëgjuar shumë për emrin e tij?
Nuk prisja të gjeja një njeri me përmasa të vogla fizike. Ishte paksa i çuditshëm nga ana fizike. Në pamje të parë nuk ishte imazhi që unë prisja, pasi e prisja shumë të madh si trup, ashtu siç kishte emrin. Mirëpo kjo ndjesi e parë do të ishte shumë e përkohshme, pasi shumë shpejt pashë se prania e tij ishte e madhe dhe të bindte menjëherë se kishe të bëje me të vërtetë me një njeri shumë të veçantë. Dijet e tij, sa herë i kërkoje mendim apo sugjerim, të jepnin perspektivën më të mirë të mundshme.

Ndonjë cilësi e veçantë apo hob i tiji kur ju e keni njohur?
Hasan Dosti kishte paksa probleme me harresën, por në atë kohë ai merrej vetëm me studime dhe nuk u kushtonte shumë vëmendje detajeve të tjera. Megjithatë, më pas arrita të kuptoj se kjo i vinte si pasojë e shumë mendimeve të tjera që ai kishte dhe analizonte në të njëjtën kohë.

Nga kush kishit dëgjuar më parë për figurën e zotit Dosti? Pra fjalën e kam, nëse kishit dëgjuar nga bashkëshorti juaj Luani, apo edhe në ambiente të tjera me shqiptarë?
Aty në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne jetonim në një komunitet të vogël shqiptar. Ishte fillimi i një kohe kur shumë emigrantë politikë po vinin në atë kohë në Nju-Jork. Zotit Dosti i parapriu menjëherë reputacioni i tij. Unë kisha dëgjuar shumë të flitej për të nga djali i tij, që do të bëhej bashkëshorti im dhe që unë e desha shumë. Për këtë fakt, qysh para se ta njihja, nga sa dëgjoja prej Luanit, unë isha përgatitur për ta dashur shumë edhe zotin Dosti dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. Ai ishte me të vërtetë një njeri dhe personalitet që të impononte vetëm respekt dhe dashuri.

Në cilin vit jeni martuar ju? Mund të flisni pak për këtë moment?
Unë dhe Luani jemi martuar në vitin 1951. Kjo ndodhi pak kohë si zoti Dosti mbërriti në Amerikë.
U fejuam pra në momentin që erdhi ai, sepse Luani priste që t'i vinte babai.

Kur filluat të jetonit në një shtëpi?
Fillimisht jemi shpërngulur në një zonë të madhe të quajtur "Kuins". Ju shpjegova pak edhe më parë që unë kam lindur dhe jam rritur në Nju Jork, në një komunitet të vogël me shqip-tarë. Kur u martuam me Luanin, u shpërngulëm në një apartament në "Kuins". Sigurisht, me ne në banesë do të ishte edhe zoti Dosti. Por pak kohë pas kësaj, Luanin e thirrën për shërbim të detyrueshëm në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e caktuar pikërisht në forcat ajrore.

Sa vjet ishte shërbimi i detyrueshëm në atë kohë në ushtrinë amerikane, pasi sot ai është me pagesë?
Atëherë ka qenë katër vjet, por në repartin e tim shoqi shkova edhe unë, sepse atëherë mund të shkonte edhe familja.

Që të kuptohemi qartë, Luani, në atë repart ku shkuat dhe ju, ka qenë ushtar apo oficer?
Nuk ishte oficer, ka qenë ushtar i thjeshtë. Por ai jepte matematikë, kështu që kishte mundësi të rrinte në një bazë apo vend të veçantë në ato ambiente.

Po ju si shkuat?
Ai edhe mund të rrinte përgjithnjë në atë vend. Kështu që, vendosëm që të shkoja dhe unë, ku fillova punë. Por ndërkohë në atë kohë unë ndiqja edhe shkollën, sepse e ndërpreva kur iku Luani.

Kur e vazhduat shkollën?
E vazhdova kur u bashkova sërish me bashkëshortin në Nju Jork.

Ndërkohë, shërbimi ushtarak mbaroi dhe ju jetuat në Nju Jork bashkë me Hasan Dostin. Ju kishit dëgjuar shumë për Hasan Dostin para se të martoheshit. Ndërkohë, më folët për ndjesitë e para kur e takuat personalisht. Unë do të doja t'ju pyesja se çfarë natyre kishte Hasan Dosti në jetën e përditshme?
Ishte shumë i butë dhe modest. I dëgjonte me vëmendje njerëzit teksa flisnin dhe nuk nxitonte asnjëherë të merrte fjalën, por ishte i durueshëm, që, si të mbaronin, të jepte përgjigjen e studiuar. Ai ishte i interesuar të mësonte në çdo fushë, madje të futej deri në detajet më të vogla. Ishte e çuditshme, se ai ishte në gjendje të gjente etimologjinë e fjalëve. Kishte një fjalor mjaft të pasur gjatë bisedës së zakonshme dhe kishte dije të zgjeruara mbi historinë. Zoti Dosti mund t'i rikujtonte gjërat në moment, madje edhe ato detaje që nuk i prisje. Ai kishte njohuri në mjekësi, ushqim, opera, muzikë, letërsi, pra për gjithçka. Çfarë të them më shumë?! Unë që në fillim dhe dyzet vjet që jetuam bashkërisht, kështu e mbaj mend, veç njeri të jashtëzakonshëm.

Kush ishte axhenda, ta quajmë, e një dite të zakonshme të Hasan Dostit?
E vërteta është se Hasan Dosti ka qenë shumë i ngarkuar. Ishte sidomos një periudhë kur ai gjatë gjithë kohës ka qenë nëpër udhëtime. Takonte njerëz. Nuk di se kush ishin, por një gjë e dija mirë, që ai kishte të bënte me njerëz shumë të rëndësishëm. Nuk e dija me saktësi se çfarë bënte ai në atë kohë që lëvizte shumë, madje në shumë e shumë vende të Europës dhe më gjerë, sepse ne ishim në Ithaka të Nju Jorkut, ndërsa ai ishte në Nju Jork.
(Vijon nesër)

HASAN DOSTI MUNDI TË FLASË ME FËMIJËT E LËNË NË Shqipëri vetem pas 50 vjetësh, në vitin 1991
VDEKJA NUK IA DHA MUNDËSINË t'i takonte
Nëntor i vitit 1944. Ishin momentet kur në Tiranë po hynte qeveria komuniste e Enver Hoxhës, e cila do të drejtonte shtetin me dorë të hekurt për mëse 50 vjet. Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë, 49-vjeçari Hasan Dosti, mori rrugën e Shkodrës ku së bashku me mikun e tij Mit'hat Frashërin dhe shumë nacionalistë të tjerë po detyroheshin të linin atdheun për t'i shpëtuar ekzekutimit të kuq. Me vete kishte marrë edhe të birin e tij, Luanin 17-vjeçar, por ishte detyruar të braktiste shtatë fëmijët e tjerë, ku më i vogli ishte vetëm 8 vjeç dhe më i madhi 23 vjeç. Hasan Dosti në ato momente që po largohej nga Shkodra, as që e dinte se pak ditë më parë dhe pikërisht më 16 nëntor 1944, i ishte vrarë fare rastësisht nga gjermanët e shoqja e tij 39-vjeçare, Fetija dhe vëllai Kutbiu, ndërkohë që ishte plagosur rëndë edhe vajza e vogël, Veronika, e cila ende s'i kishte mbushur 6 vitet. Vdekjen e së shoqes, gjë që do të thoshte se shtatë fëmijët e ngelur në Shqipëri kishin fatin e jetimit, ai do ta mësonte vetëm rastësisht kur të kishte dy vjet i larguar, pra në vitin 1946.
Prej asaj kohe ai nuk do të mësonte asnjë gjë për fëmijët dhe nuk do të dinte fare si po shkonte fati i tyre. Jeta e tij në Amerikë, ku do të intensifikonte një punë të madhe politike kundër qeverisë së Tiranës do të bënte që t'i kujtonin disa herë për rrezikun që i priste fëmijët që kishte lënë në Shqipëri. Fjala qe se ai ishte përballë presionit të ekzekutimit të fëmijëve në rast se nuk do hiqte dorë nga politika. Por edhe fëmijët nga ana e tyre, që do të jetonin vetëm burgjeve dhe internimeve nuk do të dinin asnjë gjë për babain që jetonte me të birin në emigrim. E ndërsa Luani do të martohej me amerikanen me origjinë nga Shqipëria, Rozin, me të cilën do të shtonte familjen me tre fëmijë. Vite do të kalonin dhe askush, madje as fëmijët nuk do të dinin se çfarë ndodhte me Hasan Dostin në Amerikë, madje ata as që do të dinin se ai jetonte pikërisht në Nju Jork në familjen që krijoi i biri. Kjo do të zgjaste deri në fillimin e vitit 1991 kur në një mesnatë të vitit 1991, ndërsa flinte, Hasani që tashmë kishte mbushur të 96 vitet, do të merrte një telefonatë të papritur, ku matanë receptorit do të ishin pikërisht fëmijët e tij që nga Shqipëria. Ata ishin moshuar. Tashmë po jepnin haberin se në Shqipëri komunizmi ishte rrëzuar. Pas kësaj, Hasani do të niste drejt Tiranës të birin që kishte marrë me vete që në '44-ën. E ndërkohë që Luani do të ishte në Tiranë dhe së bashku me vëllezërit dhe motrat e tjerë që kishte qenë i ndarë për 50 vite, do të vijonin të flisnin në telefon me të atin 96-vjeçar në Nju Jork, do të merrnin lajmin e hidhur se në ato ditë ai do të mbyllte sytë pa mundur t'i takonte ata fizikisht. Por gjithsesi arriti t'i telefononte ata qoftë dhe pas dekadash të tëra pritjeje sfilitëse. Më mbrapa do të ndërronte jetë edhe Luani si dhe disa prej fëmijëve, të cilët tashmë ishin të moshuar. Këto ditë mbërriti në Tiranë për një vizitë disaditore pikërisht e shoqja e Luanit, e cila ka jetuar për më shumë se 40 vite në një banesë me vjehrrin e saj, figurë e njohur antikomuniste në Shqipëri, Hasan Dostin, për të cilin pranoi të rrëfej mbi jetën e panjohur që ka bërë në emigrim dhe mendimet e tij për shumë detaje të çuditshme të historisë sonë.

KUSH ËSHTË HASAN DOSTI
* Hasan Dosti, ka lindur më 7 tetor 1895 në fshatin Kardhiq të Gjirokastrës.
à * Vinte nga një familje intelektualësh, ku çdo pjesëtar i familjes ka ditur më shumë se një gjuhë të huaj.
à * Babai dhe xhaxhallarët, të arsimuar në shkollat e Europës.
à * Ai fillon arsimimin në Greqi që në vitin 1901 kur ishte vetëm 6 vjeç.
à * Më 1907-ën, mbaron studimet në shkollën turke.
à * Ka qenë njohur në një miqësi të afërt me Çerçiz Topullin dhe Mihal Gramenon, nga të cilët arriti të mësojë alfabetin shqip të kohës.
à * Hasan Dosti ka qenë mik shumë i afërt me Avni Rustemin.
à * Më 1927-ën diplomohet në Paris në drejtësi e në shkencat politike, në degën ekonomi dhe financë.
à * Në vitin 1939, Hasan Dosti pranon postin e ministrit të Drejtësisë.
à * Në mars 1943 ai emërohet anëtar i "Institutit të Studimeve Shqiptare".
à * Hasan Dosti ideoi dhe organizoi disa takime me përfaqësuesit e frontit komunist, si atë të 25 korrikut 1943 në Tapizë të Tiranës dhe takimin historik të Mukjes të zhvilluar më 1-2 gusht 1943.
à * Më 1944-ën, emërohet nënkryetar për degën e shkencave në "Institutin Shqiptar për Shkenca dhe Arte" me kryetar At Anton Arapin, ku Prof. Aleksandër Xhuvani ishte nënkryetar për degën e letërsisë dhe Dr.Odise Paskali, nënkryetar për degën e arteve.
à * Në nëntor 1944, me ardhjen e qeverisë komuniste në pushtet, Hasan Dosti së bashku me krerët e nacionalizmit shqiptar emigron politikisht.
à * Në vitin 1949, pas vdekjes së Mit'hat Frashërit, zgjidhet Kryetar i Komitetit Kombëtar në emigrim "Shqipëria e Lirë", detyrë që e mbajti deri në vitin 1956.
à * Dosti ka qenë kolos i Kulturës dhe i Shkencës. Jeta e tij në emigrim spikat në një veprimtari të dendur studimore e shkencore mbi Shqipërinë.
à * Ka pasur njohje të shumta me diplomatë perëndimorë dhe më gjerë, ku ka asistuar në shumë takime të veçanta në të cilat është trajtuar me precedencë "Çështja Shqiptare".
à * Ka takur disa herë Dimitrovin e Bullgarisë dhe
à * Vdiq në Los Angeles në 29 janar 1991, kur sa kishte mbushur të 96 vitet. Arriti të fliste vetëm në telefon me shtatë fëmijtë që kishte lënë në Shqipëri pasi vdekja ja ndërpreu mundësinë e takimit fizik.


FATOS VELIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HILLARY CLINTON KANDIDATE PËR PRESIDENTE MË 2016? (01.28.2013)
HAFIZ GAGICA - PËR TREPËQINDËSHIN DUHET TË MBAJË PËRGJEGJËSI ISA MUSTAFA (01.28.2013)
SUKSESI I ARTISTIT G4SHI (LABINOT GASHI) NGA DRENICA NË NEW YORKNga NORA KALAJA, Prishtinë - New York (01.28.2013)
AKADEMI PËRKUJTIMORE E DINJITOZE PËR TRE HERONJTË JUSUF E BARDOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKËNFotoreportazh nga XHAFER LECI (01.28.2013)
PARIA DHE REPUBLIKA E HAJNAVENga GRID RROJI (01.27.2013)
ANGELA MERKEL - GJERMANIA ËSHTË GJITHMONË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET E NACIONALSOCIALIZMIT (01.27.2013)
27 JANARI - DITA E KUJTESËS BOTËRORE - DITA E ÇLIRIMIT TË AUSHVICIT (01.27.2013)
VEÇ DËSHMORËVE MOS IU TREGO…Meditim per Dajën tim të paharruar Ali Podrimjen-Nga ADRIAN SHEHU (01.27.2013)
PËLLUMB KULLA - ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT DO TË JENË MË DRAMATIKET, SEPSE JANË SHTUAR OREKSET, MILIONERËT, MËKATARËT DHE FRIKËRAT E NDËSHKIMEVE (Intervistë dhënë gazetës Java) (01.27.2013)
MANOLIS GLEZOS - GREQIA PËRBËHET NGA DY POPUJ, GREKËT DHE ARVANITËT (01.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]