VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BARAK OBAMA E HILLARI KLINTON TEK '60 MINUTA' CBS - ISH RIVALË TË FORTË DHE MIQ TË MIRË

E Hënë, 01.28.2013, 06:40pm (GMT1)



Presidenti Obama dhe Hillari Klinton e kaluan pjesën më të madhe të kohës tek intervista e përbashkët që dhanë në programin "60 minutes" tek CBS duke vlerësuar e lavdëruar njëri-tjetrin. Të dy u përpoqën që të shmangnin temën e kandidimit të Hillarit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. « Ju të shtypit jeni të pakorigjueshëm », i tha gazetarit Steve Kroft Presidenti Obama, duke qeshur. Pastaj e mbyllën prapë me të qeshura, « Unë kam vetëm katër ditë që kam marrë mandatin e parë dhe ju pyesni për zgjedhjet e 2016. », tha Presidenti Obama. « Jam ende Sekretare e Shtetit dhe jam jashtë politikës e pyetje të tilla janë të ndaluara", tha Hillary. Dhe pastaj nënvizoi. "Si unë ashtu edhe Presidneti Obama jemi shumë të angazhuar me të ardhmen e vendit tonë ».

Në lidhje me shëndetin shtoi: "Jam mirë, kam ndonjë shtesë si këto syzet, por jam mirë. Isha me fat ".

Obama e Clinton, shkëmbyen komplimenta: "jemi miq shumë të mirë" tha ai. "Kuptohemi shumë mirë, edhe pa qenë nevoja të flasim", shtoi ajo. Në lidhje me rivalitetin gjatë primarieve, Obama tha "kam qenë admirues i Hillarit edhe përpara primarieve dhe zgjedhjeve. Ka një talent të jashtëzakonshëm dhe ishte një figurë e ndërkombëtare shumë e njohur përpara se të zgjidhej Sekretare e Shtetit ».

"Nëse do t'i kisha fituar zgjedhjet do t'i kisha kërkuar presidentit të ishte pjesë e ekipit tim, dhe prandaj e pranova ofertën për Sekretare të Shtetit ", shpjegoi Clinton.

Të dy ishin dakord kur ishte fjala për të identifikuar sukseset e mandatit të parë të presidenti Obama. "Të mbyllje një luftë, të filloje të mbyllje një tjetër duke nderuar sakrificat e ushtarëve tanë, dhe në të njëjtën kohë duke mos e ndërprerë presionin mbi Al Qaeda. E gjitha kjo u arrit me punën e palodhur të Hillarit", tha Obama.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.