E Premte, 04.19.2024, 02:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HISTORIA E PASAPORTËS SHQIPTARE TË ALBERT AJNSHTAJNIT NË GAZETËN GJERMANE DIE WELT
“E vërteta është se Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri

E Martë, 01.29.2013, 11:26am (GMT+1)





Para disa muajve publicistja dhe intelektualja e njohur Brunilda Ternova për të njoftuar lexuesin italian me vepra shqiptare, pat përkthyer në italishte një artikull të zotit Fahri Xharraj, ku thuhej se Einsteini kishte shpëtuar jetën me një pasaportë shqiptare. Qesh skeptik dhe kjo ishte arsyeja pse bëra disa kërkime. Gjeta një artikull tek gazeta e madhe gjermane "Die Welt". Një artikull nga Stefanie Bolzen të publikuar më 27.01.2011. Intelektuali i shquar dhe publicisti, zoti Fahri Xharra si dhe Zonja Brunilda Ternova kishin të drejtë, ja arsyet:

Titulli i origjinalit është: "BESA SHPËTOI HEBRENJTË NGA VDEKJA E SIGURT" me dy nëntituj: "Gjatë pushtimit gjerman myslimanët shqiptarë fshehën gati 2000 hebrenj, kodi i nderit i detyronte ata të ndërmerrnin një hap të tillë" dhe "Shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenj as ndihmës- xhelatëve të Musolinit, e as nazistëve dhe kështu rrezikuan jetën e tyre".

Në artikull bëhet fjalë për dramën e hebrenjve dhe rrëfen një plakë gati 89 vjeçare me emrin Scarlett Epstein (atëherë quhej Trude Grünëald), e cila falënderon policët shqiptarë për shpëtimin e jetës. Ajo ishte e re kur u desh të arratiset. Trude nuk kishte imagjinuar se një ditë, gjatë ikjes, do të përfundonte në Shqipëri dhe pikërisht atje, do të mbijetonte. Autorja thotë se në Shqipëri qenë fshehur gati 2000 hebrenj tek familjet shqiptare myslimane dhe gati të gjithë i shpëtuan gjahut nazist.

"Besa" quhet fjala për këtë shpëtim, sepse "Besa" është pjesë e kodit të stërlashtë të nderit tek shqiptarët. Kur dikush dikujt i ofron ndihmë dhe e merr në shtëpinë e vet, ai duhet edhe ta mbajë premtimin për mbrojtje: " Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut", vazhdon autorja.

Tre ditë para se të niste drama e tyre, Hitleri kishte shpallur bashkimin e Austrisë me Gjermaninë dhe ishte kthyer në atdheun e vet për të njoftuar vendin se i ishte bashkangjitur Rajhut Gjerman. Edhe Trude kishte dalë jashtë dhe kishte parë atë masë të njerëzve, që ishin grumbulluar për ta përshëndetur Hitlerin dhe kujton një masë njerëzish si të hipnotizuar, duke brohoritur, madje nga frika kishte brohoritur edhe ajo. Trude kishte pritur tre muaj derisa kishte marrë një vizë. Dy vëllezërit e saj kishin ikur në Itali, pastaj në Angli...

"Shteti jugosllav ishte shumë antisemit", thotë ajo. "Në pasaportat tona shkruante një"J" (Jude) e madhe dhe kështu dukej se fati jonë ishte vulosur!"

Shteti jugosllav kishte dashur t"˜ i kthejë përsëri në Vjenë dhe Trude ishte dashur të shkojë prej konsullate në konsullat, ndërkohë i burgoset i ati, nëna ishte rrezikuar nga vetëvrasja, mirëpo, askush nuk i kishte lëshuar një vizë, as anglezët, e as amerikanët. Në fund dikush i kishte dhënë një këshillë: Shqipëria! Një vend për të cilin Turde nuk kishte dëgjuar kurrë më parë. Ndihma shqiptare ndaj hebrenjve deri vonë kishte ngelur e panjohur, sot gjenden emrat e 65 shqiptarëve në "Yad Vashem" si "Të drejtët e Popujve" apo "Të mirët e Popujve." Autorja e shkrimit bën të ditur se Shqipëria kishte lëshuar 400 pasaporta për hebrenjtë.

"E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare, që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri. E vërtetë është gjithashtu se Shqipëria nuk ka bashkëpunuar me nazistët italian apo gjerman."

Trude kishte mbërrur në Durrësi nga Spliti i Kroacisë. Në Durrës qenë strehuar 45 hebrenj pranë stacionit të policisë. Zonja Epstein tregon se ata frikësoheshin se do ti dorëzonin te gjermanët, mirëpo policët shqiptarë, i fshehën ata në brendi të qytetit në një bodrum dhe mbijetuan të gjithë...

Zonja Borici, një shqiptare nga veriperëndimi i Shqipërisë i tregon fotografit amerikan Norman H. Gersham, se kur ajo ishte 17 vjeçare, i ati i saj kishte sjellë njerëz të huaj në shtëpi dhe u kishte thënë se ishin të afërm dhe u kishte siguruar pasaporta të rrejshme me emra shqiptar mysliman dhe kishte kërkuar të mos i tregohej askujt. Rreziku ishte i madh, nazistët kishin tërhequr vërejtjen popullit se kush fsheh ndonjë hebre, do të vritej menjëherë.

Tash e 70 vite jeton Epstein në Angli, ka ndryshuar emrin dhe marrë mbiemrin e burrit. Ajo është profesoreshë e sociologjisë në universitet dhe pioniere e Antropologjisë së Zhvillimit. Zonja Epstein mendon se ka shumë histori të pa treguara, që flasin për solidaritetin në mes krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve, thuhet në mes të tjerash në artikullin e gazetës "Die Ëelt", shkruar nga Stefanie Bolzen.

PS: Ne nuk patëm aq filozofë sa gjermanët dhe italianët, ne nuk patëm aq poetë sa këta dy popuj, ne nuk patëm aq shkrimtarë sa gjermanët e italianët, ne nuk patëm aq inxhinierë sa këta dy popuj, por në një çast vendimtar të njerëzimit, besa na mundësoi një epërsi morale jo vetëm ndaj kombit të Dantes dhe Goethes, por epërsi morale mbi të gjitha kombet e Europës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTAROFOBI E PAPARË - IDEOLOGU NEONAZIST I AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPAS RRËFEHET TEK '360 GRADË' E ARTUR ZHEJIT (01.29.2013)
MAJLINDA KETA - DEMOKRACIA DUHET TË LARGOHET NGA (KJO) MERKATO DEPUTETËSH QË QEVERISIN PA MORALKeta - Kryesia dhe Asambleja e PS me përbërje e protagonizëm që vetëm socialiste nuk është. Pse opozita duhet të votojë tri ligjet e BE&am (01.29.2013)
BARAK OBAMA E HILLARI KLINTON TEK '60 MINUTA' CBS - ISH RIVALË TË FORTË DHE MIQ TË MIRË (01.28.2013)
ROZI DOSTI - ME VJEHRRIN TIM HASAN DOSTI KAM JETUAR 40 VJET NË NJU JORKNga FATOS VELIU (01.28.2013)
HILLARY CLINTON KANDIDATE PËR PRESIDENTE MË 2016? (01.28.2013)
HAFIZ GAGICA - PËR TREPËQINDËSHIN DUHET TË MBAJË PËRGJEGJËSI ISA MUSTAFA (01.28.2013)
SUKSESI I ARTISTIT G4SHI (LABINOT GASHI) NGA DRENICA NË NEW YORKNga NORA KALAJA, Prishtinë - New York (01.28.2013)
AKADEMI PËRKUJTIMORE E DINJITOZE PËR TRE HERONJTË JUSUF E BARDOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKËNFotoreportazh nga XHAFER LECI (01.28.2013)
PARIA DHE REPUBLIKA E HAJNAVENga GRID RROJI (01.27.2013)
ANGELA MERKEL - GJERMANIA ËSHTË GJITHMONË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET E NACIONALSOCIALIZMIT (01.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]