VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GËZIM I MADH NË FAMILJEN DIOGUARDI - KARA DIOGUARDI PRET TË BËHET NËNË DHE JOE DIOGUARDI TË BËHET GJYSH Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi do të bëhet nënë E Enjte, 01.31.2013, 08:26am (GMT1)
NEW YORK: Kara DioGuardi vajza e ish kongresmenit republikan mjaft i njohur, me prejardhje shqiptare(Arbëreshë- nga Katundi Greci në Jug të Italisë) dhe njëhereshit presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph DioGuardi, lobistit të parë dhe të vetëm të çështjes shqiptare në SHBA, dhe burri i saj Mike McCuddy, sipas revistës prestigjoze amerikane People shumë shpejt:"do të kenë në gjirin e tyre fëmijën e parë, e cila do të jetë përmes një nëne surrogate gjatë javëve të ardhshme" kan theksuar burime të besueshme të revistës rozë.
Ish anëtarja e jurisë në shoun e famshëm "American Idol", amerikanja
me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, është e martuar
me mësuesin e shndërruar në kontraktues Mike McCuddy, është e martuar në korrik
2009, por nuk kan pasur fëmijë deri tani. Andaj ky është një lajm i gëzueshëm
për çiftin Kara Elizabeth Dioguardi, dhe bashkëshortin e saj Mike McCuddy, por
edhe për babain e saj Joe DioGuardi i cili pret të bëhet bëhet gjyshë, njerkën
e saj Shirly Cloyes DioGuardi dhe mbarë këtë familje. Këtë gëzim të natyrshëm nuk e fshehë edhe vetë Kara DioGuardi, teksa ka deklaruar për shtypin amerikan se :"Ne mezi presin lindjen e shëndetshme dhe të gëzuar të djalit tonë Greyson James Carroll McCuddy", ka thënë Kara DioGuardi për revistën People, e cila tash do të bëhet nënë në moshën 42-vjeçare.
Martesa e Kara DioGuardit!
Ish anetarja e jurise ne shoun e famshem "American Idol", amerikania
me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, pra është
martuar më 7 Korrik 2009 me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.
"Ndjehem mire! Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e
pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per
mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energjidhenese. Isha
shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje", ka deklaruar
Kara për këtë martesë.
Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit republikan amerikan me prejardhje
shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan,
kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka
punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie
Underwood, Demi Lovato etj.
Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo "shume te
bujshme", per revisten amerikane tabloide "In Touch Weekly",
duke quajtur kete martese e cila është bërë katër vjet më parë si
"martesen e saj jo te lajmeve te medha". Ajo më tej ka sqaruar se "Si u lidhen me njeri tjetrin?"
Martesa
Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se
Kozences "ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te
gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi
fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi
informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me
pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia".
Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje
unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe
llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000
mije dollare amerikane.
Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te
Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare
Shqiptaro Amerikane.
Fati "i provuar" i Kara DioGuradi
Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i
ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe
boten. "Taking chances"(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te
Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor.
Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill
dhe Christina Aguilera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere,
si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril
Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur "Art House Entertainment",
ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.
Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga
universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t'i jape nje kthese te
rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur
brenda saj prej disa vitesh. "E nominuara per fitimin e cmimit Grammy, kengetarja, kompozitorja dhe autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte gjyqëtare deri ne edicionin e vitit 2010 perkrah panelit te "gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, pra deri ne edicionin e tete te spektaklit me te famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes "American Idol" . Tash ajo ka një shoun e vetë në Broadway - Chichago.
Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq në vitin 2008 e quajtur Mary
Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i
saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer
Napolit, fshati i parë Arbereshë në Jugun e Italisë.
Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te
Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me
rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi cdo njeri nga ne e di se ajo
eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges
Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet e parë dhe të vetëm dhe me te
fuqishem te ceshtjes se shqiptarve ne Amerike.
Kara DioGuardi ka sjelle edhe bestsellerin jetesor, mes emigranteve italiane
dhe shqiptarve ne New York
BEQIR SINA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |