VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
E FAMSHMJA KARA DIOGUARDI, E BIJA E VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTAROAMERIKAN DHE ISH KONGRESISTIT JOSPEH DIOGUARDI, BËHET NËNË E Premte, 02.01.2013, 03:07pm (GMT1)
NEW YORK : Mbrëmë, më 31 janar 2013, Kara DioGuardi vajza e ish kongresmenit republikan mjaft i njohur, me prejardhje shqiptare(Arbëreshë- nga Katundi Greci në Jug të Italisë) dhe njëhereshit presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph DioGuardi, lobistit të parë dhe të vetëm të çështjes shqiptare në SHBA, dhe burri i saj Mike McCuddy, sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook, janë bërë me djalë.
Vetë JoeDioGuardi, babai i saj shkruan se " Unë dhe gruaja ime Shirley,
kemi kënaqësinë të njoftojmë se natën e fundit u bëmë gjyshër! Kara dhe Mike
sollën në jetë njëdjalë të madh fëmijë (shihni foto) - 8 pounds dhe 10 ounces.
Lindja sipas tij shkon sipas familjes - mbasi ai shpjegon se edhe vetë ai ka
qenë 8 pounds/13ounces në lindje. Në fund në këtë njoftim të shkurtër Joe
DioGuardi thotë" Faleminderit për dëshirat e mira dhe lutjet tuaja." Lajmin e para për këtë sihariq e publikoi disa javë më parë revista prestigjoze amerikane People, e cila shkruante se" shumë shpejt:Kara DioGuardi dhe burri i saj Mike McCuddy, do të kishin në gjirin e tyre fëmijën e parë, e cila do të jetë përmes një nëne surrogate gjatë javëve të ardhshme" kan theksuar burime të besueshme të revistës rozë.
Ish anëtarja e jurisë në shoun e famshëm "American Idol", amerikanja
me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, është e martuar
me mësuesin e shndërruar në kontraktues Mike McCuddy, është e martuar në korrik
2009, por nuk kishin pasur fëmijë deri tani. Andaj ky gjithësesi mbetet një
lajm i gëzueshëm jo vetëm për çiftin Kara Elizabeth Dioguardi, dhe
bashkëshortin e saj Mike McCuddy, por edhe për babain e saj Joe DioGuardi i
cili tani do të bëhet bëhet gjyshë, bashkë gruan e tij Shirly Cloyes DioGuardi.
Por gëzimi përhapet edhe në mbarë këtë familje si dhe komunitetin shqiptarë i
cili është shumë i lidhur me ish kongresmenin me origjinë Arbëreshe(shqiptare)
Joe DioGuardi. Sipas shtypit amerikan këtë gëzim të natyrshëm nuk e fshehë edhe vetë Kara DioGuardi, teksa ajo ka deklaruar se :"Ne mezi e presinim lindjen e shëndetshme dhe të gëzuar të djalit tonë, i cili ka marrë emrin Greyson James Carroll McCuddy", ka thënë Kara DioGuardi, për revistën People, e cila tash bëhet nënë në moshën 42-vjeçare.
Ish gjyqtaria e "American Idol", Kara DioGuardi ka deklaruar
se" tani ajo ka fëmijën e saj të parë me burrin Mike McCuddy, falë një
zëvendësuesi i cili quhet gestational, ka konfirmuar revista People, duke
shtuar se se çifti, i cili u martua në vitin 2009, kishte luftuar për katër
vjet me çështjet e fertilitetit dhe procedurat IVF, para se të përpiqej për një
fëmijë nëpërmjet zëvendësimit gestational". Martesa e Kara DioGuardit
Ajo ka qenë një dasme amerikane me tradita Arbereshe - Kara Dioguardi vajza e
Joe DioGuardit, u martua me Mike McCuddy
Ish anetarja e jurise ne shoun e famshem "American Idol", amerikania
me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, pra është
martuar më 7 Korrik 2009 me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.
"Ndjehem mire! Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e
pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per
mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energjidhenese. Isha
shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje", ka deklaruar
Kara për këtë martesë.
Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit republikan amerikan me prejardhje
shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan,
kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka
punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie
Underwood, Demi Lovato etj.
Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo "shume te
bujshme", per revisten amerikane tabloide "In Touch Weekly",
duke quajtur kete martese e cila është bërë katër vjet më parë si
"martesen e saj jo te lajmeve te medha".
Martesa
Bekimi i marteses ne ceremonine fetare u krye ne nje Kishe e Bashkuar Metodiste
ne shtetin Maine, dhe u udhehoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai
qe e konfirmoj martesen e ciftit Mike McCuddy me vajzen me origjine arbereshe
Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane te bardhe te nuserise. Nusja Kara
DioGuardi, shkruante ato ditë revista tabloide "In Touch Weekly",
pati nje veshje nuserie te firmes se fustaneve te bardhe per dasma "Vera
Wang". Dhe nje fustan antik te tradites se arberesheve te Italise,
trashegim nga gjyshja e saj.
Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se
Kozences "ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te
gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi
fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi
informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me
pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia".
Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje
unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe
llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000
mije dollare amerikane.
Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te
Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare
Shqiptaro Amerikane.
Fati "i provuar" i Kara DioGuradit
E bija e kongresmenit me origjine shqiptare, Kara, ishte 12 vjece kur nje cerek
shekulli me pare u ngjit ne skenen e salles luksoze te Grand Ballroom te hotel
"Waldorf Astoria" ne Manhattan NY dhe kendoi ne Diten e Festes se Kolombit
(Colombus Day). Kete here ajo mori cmimin "Honoree" (Nderi), qe u jepet nga
fondacioni qytetareve te Kolombit. Duke shkruar per mbremjen e se shtunes,
gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese te 1983-it, kur Kara e
vogel, por guximtare, kendoi gjithe zjarr dhe beri qe aktorja e madhe me fame
boterore, Sofia Loren qe ndodhej ne salle, te ngrihej ne kembe dhe te
duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marre cmimin
si kompozitorja me e mire e vitit ne muziken "Pop" eshte nga me te kerkuarat ne
skenen e muzikes Pop ne SHBA dhe bote.
Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i
ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe
boten. "Taking chances"(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te
Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor.
Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill
dhe Christina Aguilera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere,
si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril
Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur "Art House Entertainment",
ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.
Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga
universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t'i jape nje kthese te
rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur
brenda saj prej disa vitesh.
"E nominuara per fitimin e cmimit Grammy, kengetarja, kompozitorja dhe
autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me
origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte gjyqëtare deri ne edicionin e
vitit 2010 perkrah panelit te "gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula
Abdul dhe Randy Jackson, pra deri ne edicionin e tete te spektaklit me te
famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes "American Idol" . Tash ajo
ka një shoun e vetë në Broadway - Chichago
Kush eshte Kara DioGuardi?
Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur me 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rrite ne
nje krahine te Nju Jorkut, e cila thirret "Wilmot Woods" ne pjesen e
lartme, te New Roshell-it . Pasi perfundoi studimet ne Duke University, u
punesua ne sektorin e marketingut ne njeren prej revistave me te njohura te Nju
Jorkut - Billboard Magazine. Kudo, ne biografine e saj shkruhet se Kara eshte
Shqiptare (Albanian) (Arbereshe), duke qene e hijshme sepse eshte e bija e ish
kongresmenit republikan te Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.
Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq në vitin 2008 e quajtur Mary
Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i
saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer
Napolit, fshati i parë Arbereshë në Jugun e Italisë.
Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te
Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me
rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi cdo njeri nga ne e di se ajo
eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges
Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet e parë dhe të vetëm dhe me te
fuqishem te ceshtjes se shqiptarve ne Amerike. Kara DioGuardi ka sjelle edhe bestsellerin jetesor, mes emigranteve italiane dhe shqiptarve ne New York Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit te parit lob shqiptare ne Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, eshte duke mbajtur nje turne me librin e saj te titulluar "Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol". Nje liber biografike, ky, i shkruar vetem me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, qe fillojne prej nga femijeria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si nje artiste e njohur Amerikane. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |