VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - JOHN KERRY ËSHTË PËRURUAR, PASI CLINTON U LARGUA

E Shtunë, 02.02.2013, 11:09am (GMT1)


Hillary Clinton gjatë fjalimit të saj lammtumirës në Departamentin e shtetit



Senatori John Kerry formalisht është inauguruar në postin e sekretarit të ri amerikan të shtetit, disa orë pasi sekretarja e deritashme, Hillary Clinton, e mbajti fjalimin e saj lamtumirës, para masës së njerëzve në Departamentin e shtetit në Uashington.

"Largohem duke mernduar për afro 70 mijë njerëzit që unë isha e nderuar t'i shërbej dhe udhëheq si pjesë e familjes së madhe të zgjeruar dhe shpresoj se ju do të vazhdoni ta bëni vetveten krenarë dhe vendin tuaj. Ju falënderohem dhe zoti u bekoftë", tha Hillary Clinton.

Inaugurimi i zotit Kerry u bë mbrëmë vonë në Uashington, në një ceremoni private, por javën e ardhshme do të mbahet ceremonia formale me rastin e inaugurimit të tij në postin e sekretarit amerikan të shtetit.

John Kerry 69 vjeçar, është veteran i Luftës në Vietnam dhe ka shërbyer si senator për 28 vite.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.