VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHON KERRI PASON HILLARI KLINTONIN NË DETYRËN E SEKRETARIT TË SHTETIT

E Shtunë, 02.02.2013, 11:12am (GMT1)



Xhon Kerri ëshët sekretari i ri amerikan i Shtetit, i cili zëvendëson ish zonjën e parë, Hillari Klinton, si kryediplomati amerikan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Skot Stërs na sjell hollësi nga Departamenti i Shtetit.

Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri bëri betimin dje në një ceremoni private në prani të anëtares së Gjykatës së Lartë, Elena Kagan.
 
Ai zëvendëson ish kolegen e tij në Senat, Hillari Klinton, e cila u largua dje nga departamenti, pas katër vjetësh në detyrë dhe pasi kishte vizituar 112 vende, si sekretarja e parë e Shtetit gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama.
 
Ajo u përcoll me shumë ngrohtësi nga personeli diplomatik i Departamentit të Shtetit dje.
 
"Vetëm duke qendruar këtu përballë jush, njerëzit me të cilët kam patur nderin të shërbej, të udhëheq dhe të punoj gjatë katër vjetëve të kaluar është një përvojë e pabesueshme".
 
Zonja Klinton tha se ishte krenare për punën e bërë për të ngritur nivelin e diplomacisë dhe zhvillimit, si dhe për të kuptuar sfidat dhe kërcënimet që ndeshin Shtetet e Bashkuara.
 
"E di se bota që ne po përpiqemi të ndihmojnë të ecë me ritmin e shekullit të 21 do të ketë shumë ditë të vështira. Por unë jam më optimiste sot se sa kur erdha këtu katër vjet më parë, sepse kam parë dita ditës kontributin e diplomatëve tanë dhe ekspertëve të zhvillimit".
 
Kur zoti Kerri të fillojë punën të hënën, tha zonja Klinton, ajo pret që personeli i Departamentit të Shtetit të tregojë atë përqendrim dhe dedikim me të cilin e mbështeti atë gjatë katër vjetëve të fundit.
 
Xhon Kerri është sekretari i 68të amerikan i Shtetit që kur presidenti Xhorxh Uashington emëroi Tomas Xhefersonin në këtë post në vitin 1789.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.