E Mërkurë, 04.24.2024, 02:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PLAVË - PROTESTUAN SHQIPTARËT E PLAVËS DHE GUCISË

E Djelë, 02.03.2013, 04:52pm (GMT+1)


http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-06.jpg



MALËSIA.ORG - Nën Organizimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare dhe të Shoqatës " Alpet Shqiptare", sot (01.02.2013) në Plavë u mbajt Protesta popullore e Shqiptarëve, kundër shkeljes te të drejtave të popullit tonë nga ana e institucioneve lokale e shtetërore të Malit të Zi.

Protesta u mbajt para Pallatit të Kulturës, në Plavë, ku në ato çaste mbante mbledhjen Kuvendi Komunal i Plavës .
Në proteste, folën kryetarët e Degëve të Partive Shqiptare të Plavës e Gucisë.

Nga folësit u parashtruan dhe kërkesat e tyre e të protestuesve. Kërkesat kryesore të kësaj proteste ishin:

1. Kuvendit komunal Plavë,që të shfuqizohet vendimi antikushtetues i aprovuar me 23.11.2012.
2. Kërkojmë nga gjykata kushtetuese të respektoj kushtetutën dhe të anuloj vendimin e Kuvendit Komunal (të Plavës) të datës 23.11.2012.
3. Kërkojmë nga kuvendi komunal që në asnjë mënyrë mos t'i miratoj rezultatet e referendumit për statusin e komunës së Gucisë, për shkak të shkeljes së procedurës zgjedhore.
4. Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që ta anuloj mendimin nr; 011/12-2279 të datës 29.10.2012, në bazë të ankesës së subjekteve politike të Plavës dhe Gucisë, në lidhje me elaboratin për arsyeshmerinë ekonomike të komunës së Gucisë.
5. Ftojmë vëllezërit boshnjak që të mos i përkrahin iniciativat e disa individëve për ndarje dhe përçarje, duke pas parasysh të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e përbashkët.
6. I bëjmë apel faktorit ndërkombëtar që të shfrytëzoj ndikimin e vet tek institucionet e Malit të Zi , kundër shkeljes te të drejtave tona, për ndryshe integrimi i Malit te Zi drejt Bashkimit Evropian do të mbetet një rruge qorre .
7. Ftojmë Tiranen dhe Prishtinën zyrtare që të merren më seriozisht me problemet e popullit të vet në Serbi dhe në Malin e Zi.
Gjatë protestës dëgjoheshin dhe brohoritje me përmbajtje të ndryshme nga protestuesit, të cilët mbanin edhe pankarta në duar. Disa nga brohoritjet e tyre, mes të tjerash ishin:
"˜Shqipëri Etnike' , "˜Duam të drejtat tona' , "˜Plavë-Guci , Jemi Një' , "˜ Shkelja mbi të drejtat tona, nuk është teren i sigurt' ...etj.
Pankartat që mbanin në duar, ishin shumica në gjuhën Shqipe, dhe ndonjë në gjuhën Angleze e Boshnjake (për t'u kuptuar dhe nga tjerët). Në to kishte përmbajte të ndryshme, si për shembull : "˜Shkelja mbi të drejtat tona nuk është teren i sigurt', "˜S'vendoset për neve, pa neve', "˜Plavë-Guci Jemi Një', "˜Nuk jemi numër i madh, por jemi "kafshatë" e madhe', "˜ Ata që kërcënojnë Shqiptarët me gojën e kujt po flasin ?', "˜You can't go in EU, by walking upon the rights of Albanians (Ju nuk mund të ecni drejt EU-së, duke shkelur mbi të drejtat e Shqiptarëve)' ... etj.
Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente.

Për Malesia.Org: Skender Hasangjekaj , Plavë

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-051.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-08.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-06.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-01.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-03.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-04.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-052.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-07.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-081.jpg

http://www.malesia.org/wp-content/uploads/2013/02/plave-prot-02.jpg


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HANA DINE-BAJRAKTARI, BRENGA E NJË MOTRENga DINE DINE (02.03.2013)
XHON KERRI PASON HILLARI KLINTONIN NË DETYRËN E SEKRETARIT TË SHTETIT (02.02.2013)
SHBA - JOHN KERRY ËSHTË PËRURUAR, PASI CLINTON U LARGUA (02.02.2013)
E FAMSHMJA KARA DIOGUARDI, E BIJA E VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTAROAMERIKAN DHE ISH KONGRESISTIT JOSPEH DIOGUARDI, BËHET NËNË (02.01.2013)
HILLARY CLINTON - SHBA MË E FUQISHME BRENDA, MË E RESPEKTUAR NË BOTË (02.01.2013)
ISMAIL KADARE - S'VUAJ PËR NOBEL, SHQIPËRIA MË BËN TË QESH E TË QAJNga NOAH CHARNEY (02.01.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI NË AMERIKË NDIQEJ NGA SIGURIMI KOMUNIST I ENVER HOXHËSNga FATOS VELIU (02.01.2013)
EDHE GUZHINIERI SHQIPTAR ALTIN PRENGA I PËRZGJEDHUR I REVISTËS 'VOGUE' (01.31.2013)
'Një përgjigje shumë e thjeshtë'DEMOKRACIA NUK ËSHTË NJË BUNKER PREJ BETONI QË E NDAN UDHËHEQJEN POLITIKE NGA POPULLINga ALEKSANDËR ARVIZU (01.31.2013)
GËZIM I MADH NË FAMILJEN DIOGUARDI - KARA DIOGUARDI PRET TË BËHET NËNË DHE JOE DIOGUARDI TË BËHET GJYSHKara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi do të bëhet nënë (01.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]