VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FACEBOOK SOT I MBUSH 9 VJET - HB FACEBOOK GËZUAR DITËN E LINDJES!

E Hënë, 02.04.2013, 07:26am (GMT1)




Rrjeti më i popullarizuar shoqëror, Facebook, është themeluar më 4 shkurt nga ish-studenti i Harvardit Mark Zuckenberg. Në fillimet e tij Facebook ishte i dedikuar vetëm për studentët e Harvardit, të cilët nëpërmjet këtij rrjeti kanë mundur të komunikojnë ndërmjet veti dhe të këmbejnë informata.
Më vonë Harvardit iu bashkuan edhe fakultete dhe shkolla të mesme të tjera, për t'u bërë sot rrjeti shoqërorë më i vizituar në botë.

Sot, Facebook paraqet edhe burimin e madh, thuaja të pafund të informacionit. Thuaja asnjë grumbullim, i vogël apo i madh, qoftë koncert, ekspozitë, premierë filmi, mbrëmje mature, apo edhe ndonjë ndeje në kafenenë lokale nuk mund të kalojë pa eventin e ashtuquajtur në "Fejs", siç e quajnë shkurt gjeneratat e reja.

Me mbi një miliard shfrytëzues aktivë paraqet burim të pafund të të dhënave edhe për përfaqësues të medieve, të cilët nëpërmjet këtij rrjeti përcjellin të gjitha ndodhitë brenda dhe jashtë vendeve të tyre.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.