E Enjte, 04.25.2024, 01:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Në 45 vjetorin e Revolucionit Kultural
NJERËZIT ME DOSJE JANË SI KUAJT’ E KARROCAVE… LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNI
Nga FRITZ RADOVANI

E Hënë, 02.04.2013, 07:55am (GMT+1)



Të gjitha perpjekjet e një shteti komunist porsa merr frenat e drejtimit në dorë janë që me pasë një rrjetë sigurimi sa ma të madh dhe me sa ma shumë njerzë, që kanë nenshkrue me dashje apo me dhunë bashkpunimin e tyne me organet e diktaturës dhe të shpifjes antinjerzore.

Kur kam pyet në vitin 1992 një shkodran Mark Uli, komunist i vjeter, që kishte ba disa deklarata nder gjyqe të viteve 1945 46, kunder bashkqytetarëve të rijë në moshë që nuk kishin la as duert e tyne me gjak por u pushkatuen, si shpjegohet që ju keni kerkue pushkatimin e tyne, më asht pergjegjë: "Ishte ajo kohë që nuk kemi pa me sy ma larg se deri tek maja e hundës!"

Kur ende partia komuniste ishte në ilegalitet ajo angazhoi antarët e saj në sigurimin e shtetit, të njohuna organet e ndjekjes, në frontin demokratik, prej të cilëve shumica u pushkatuen. Ata që u zgjodhën deputetë u konsideruen tradhëtarë, e në fakt shumica e tyne ashtu ishin, mbasi kur kerkohej nderhymja e tyne per me u dorzue ndonjë qytetar që ishte arratisë nder male, gati të gjithë u kapen nga forcat e ndjekjes se "shokët deputetë" njoftonin vendin e ndodhjes së tyne.

Vendet ku rekrutoheshin rinia apo të arrestuemit në sigurimin e shtetit ishin të shumta, tue fillue nga aksionet e hapjes së rrugëve, hekurudhave, shkollave e teknikumeve, ushtrisë dhe vendeve të preferueme të punës, e deri vonë nder disa fakultete të zgjedhuna nder shkolla të nalta e universitete. Ndersa me të arrestuemit ishte kushti i parë per dënime të "lehta". Një nga pikat e dyshimta ku janë njollosë shumë shqiptarë asht kenë zona kufitare, pa hy me folë per marrveshjet e sigurimit shqiptar me organet e spijunazhit të shteteve fqinjë. Një fushë kaq e gjanë rrekrutimi agjentash me një veprimtari të panderpreme 47 vjeçare, ka sjellë sot tek ne një shtet pa kolonë vertebrale, të pafuqishem me qendrue as nder karroca handikapesh, mbasi i duhet me u ruejtë edhe nga fluturimi i një insekti që asht tue ngordhë mos ta kafshojnë si "hakmarrje" e veprave të tyne kriminale, që u dalin para syve në të gjitha anët e vendit, madje deri nder varreza...

Tue perjashtue veprat terroriste të organeve të diktaturës, mbas tyne njerzit ma damsjellës të shoqnisë shqiptare kryesisht nder institucione, qendra pune e fabrika apo kooperativa dhe ferma bujqësore, janë kenë sekretarët e partisë e mbas tyne drejtorët, të cilët angazhonin me krye këto vepra jo vetem operativët e sigurimit të kudondodhun, por dhe brigadierët e turneve.

E gjithë veprimtaria e tyne permblidhej në "Dosje"...të shefave të kuadrit, të ushtrisë, të degës së mbrendshme, të hetuesisë, të kryetarit të degës, të gjykatave, të arkivit ministrisë së mbrendshme, të gjykatës së naltë, të kuvendit popullor dhe e "njoftimeve personale të shokut komandant Enver Hoxha", ku mbyllej "cirku" i terrorit dhe i masakrave, me dekorimin dhe urdhnat që u jepeshin vrasësve ma të "dalluar" në sherbim të krimit nga PKSh, apo PPSh...

"Dosja" sot mbetet e mbyllun! Ajo nuk hapet se vneri i tyne, i shpifjeve dhe i krimeve ma të pergjakuna mbulon rrugat e ndertesat ma të flliquna ku kurdiseshin këto vepra makabre.

"Dosja" sot i paraprinë zgjedhjeve, vendeve të punës e deri tek "ma të respektuemit" që ndodhen nder zyret e bizneseve në marrdhanje me të huejtë... ju lutem mos u ngatrroni me shumë nga punojsit e ambasadave, të cilët kanë edhe një dosje ma shumë: "Në sherbim të shtetit huaj..."

Nder komunistët e vjeter "Dosja" e Ramiz Alisë asht ma e mbushuna me dollarë e euro, mbas tij vijnë zevendsit e bashkpuntorët e tij...që "nuk varen më nga kobra Nexhmije Hoxha.", mbasi asht plakë dhe ka frikë se vdes pa e ngranë pasuninë e vume me "djersen e ballit"...

Po mbas saj kush mujt me ia kalue këta njëzetedy vjetë? Janë jo pak në gara...

Me ia kalue asht e vështirë. Ajo dhe grueja e Komeinit janë ma të pasunat në Botë!

"Dosjet" e tyne janë nen peshen e randë të disa tonelatave të arit... Kanë me ngordhë edhe dy a tre breza të tyne pa dijtë ku i kanë "as dosjet e bankave nderkombëtare", mbasi per tjera nuk po pyet ma kush. Krimet janë "harrue", se sigurisht u mbyllet goja me nga një çek edhe shumë "institucioneve" nderkombëtare, që po "plasin" me i hapë "Dosjet" e krimeve të komunizmit!

Vetem me dashtë me hapë "Dosjet" e kriminelave shqiptarë, do ti duhej atyne që do të kerkonin me i lexue ato, me ua lirue Selinë e O.K.B., e nuk dij a ua nxen...me çka asht ba tek ne.

E pra, mjaft prej "Dosjeve" i "kemi zhdukë" per mos me zanë zyret me to. Një pjesë e mirë që punuen per zhdukjen e tyne, sot betohen: "Le të dalë një dhe të thotë se unë kisha dosje, isha sekretar partie, po nuk i kam bërë një të keqe njeriu...I bëri kujt partia ynë një vrasje apo burgosje? Kurrë! Punuam në hetuesi apo në Kuvendin Popullor, në gjykata apo prokurori, firmuam ndonjë pushkatim, po "ata" ishin armiqë, e meritonin, e di gjithkushi!.."

"Sot kemi të tjera probleme"...Kaloi 100 vjetori i Pavarsisë, tashti duhet të mendojmë per votimet, si do ti organizojmë "fitoret" të gjithë bashkë, të lidhun e të bashkuem dhe me "armiqtë" tanë, duhet me e thanë haptas nga pushtuesit turq apo sllavë neve dhe "partisë sonë" (atëherë dhe sot) "nuk na erdhi ndonjë e keqe..." Mendojnë me vete!

Asht dhe "frika" se në atë ecjen e tyne disi të veçantë njerzit me "dosje" kanë pasaporta, patenta, automjete, motorra, aeroplana...tunele, bunkera...anije, motoskafe, dekorata, çmime...

Nuk ka mbetë emen i nderuem e i pa nderuem pa u ba "dekoratë" apo "çmim nderi"...

Të maskohesh me "lirinë artistike" për me provokue opinjonin asht krim fund e krye.

Nuk ka mbetë "prof. dr. e akademik" i vjeter e i ri pa shkrue një gja per një tjeter...

Tue fillue nga politikanët pothuej të gjithë janë ba shkrimtarë, artistë e biznesmenë...

Shumica e tyne duken sikur merren me art e letersi...ecin të marrakotun tue mendue si të "krijojnë" vepra letrare, teatrale, tv., filmike, monumente, etj. Sigurisht, vazhdojnë mashtrimin e vjeter tue shkrue sot të kunderten e asaj që kanë shkrue dje, po tue e modifikue dhe tue ruejtë në shkrimet e tyne po ata cilësi të dobta të karakterit e të moralit të vet, që i dhanë bashkë me helm pa u kursye per 50 vjet Rinisë dhe gjithë Popullit Shqiptar. Vetem në Shqipni ndigjohet shprehja: "Vertetë e kam shkruar...por kam dashur të them...". Sikur ajo që asht shkrue nuk thotë "asgja".

A kemi shumë të tillë në Shqipninë "demokratike"? Koha po tregon se po!

Ata janë si kuajt e karrocave...Shikojnë vetem "punen" e vet! Mos i pritni rrugen!

Kujdes! E mundohuni, mos me i mbetë në "kujtesë" të tyne po, dhe as me ua kujtue "Fjalimin Programatik të 6 shkurtit 1967", dita ma e zezë per të gjithë Popullin Shqiptar!!

Melbourne, Shkurt 2013.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FACEBOOK SOT I MBUSH 9 VJET - HB FACEBOOK GËZUAR DITËN E LINDJES! (02.04.2013)
PLAVË - PROTESTUAN SHQIPTARËT E PLAVËS DHE GUCISË (02.03.2013)
HANA DINE-BAJRAKTARI, BRENGA E NJË MOTRENga DINE DINE (02.03.2013)
XHON KERRI PASON HILLARI KLINTONIN NË DETYRËN E SEKRETARIT TË SHTETIT (02.02.2013)
SHBA - JOHN KERRY ËSHTË PËRURUAR, PASI CLINTON U LARGUA (02.02.2013)
E FAMSHMJA KARA DIOGUARDI, E BIJA E VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTAROAMERIKAN DHE ISH KONGRESISTIT JOSPEH DIOGUARDI, BËHET NËNË (02.01.2013)
HILLARY CLINTON - SHBA MË E FUQISHME BRENDA, MË E RESPEKTUAR NË BOTË (02.01.2013)
ISMAIL KADARE - S'VUAJ PËR NOBEL, SHQIPËRIA MË BËN TË QESH E TË QAJNga NOAH CHARNEY (02.01.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI NË AMERIKË NDIQEJ NGA SIGURIMI KOMUNIST I ENVER HOXHËSNga FATOS VELIU (02.01.2013)
EDHE GUZHINIERI SHQIPTAR ALTIN PRENGA I PËRZGJEDHUR I REVISTËS 'VOGUE' (01.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]