VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Në 45 vjetorin e Revolucionit Kultural NJERËZIT ME DOSJE JANË SI KUAJT’ E KARROCAVE… LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNI Nga FRITZ RADOVANI E Hënë, 02.04.2013, 07:55am (GMT1)
Kur kam pyet në vitin 1992 një shkodran Mark Uli, komunist i vjeter, që kishte
ba disa deklarata nder gjyqe të viteve 1945 46, kunder bashkqytetarëve të
rijë në moshë që nuk kishin la as duert e tyne me gjak por u pushkatuen, si
shpjegohet që ju keni kerkue pushkatimin e tyne, më asht pergjegjë: "Ishte ajo
kohë që nuk kemi pa me sy ma larg se deri tek maja e hundës!"
Kur ende partia komuniste ishte në ilegalitet ajo angazhoi antarët e saj në
sigurimin e shtetit, të njohuna organet e ndjekjes, në frontin demokratik, prej
të cilëve shumica u pushkatuen. Ata që u zgjodhën deputetë u konsideruen
tradhëtarë, e në fakt shumica e tyne ashtu ishin, mbasi kur kerkohej nderhymja
e tyne per me u dorzue ndonjë qytetar që ishte arratisë nder male, gati të
gjithë u kapen nga forcat e ndjekjes se "shokët deputetë" njoftonin vendin e
ndodhjes së tyne.
Vendet ku rekrutoheshin rinia apo të arrestuemit në sigurimin e shtetit ishin
të shumta, tue fillue nga aksionet e hapjes së rrugëve, hekurudhave, shkollave
e teknikumeve, ushtrisë dhe vendeve të preferueme të punës, e deri vonë nder
disa fakultete të zgjedhuna nder shkolla të nalta e universitete. Ndersa me të
arrestuemit ishte kushti i parë per dënime të "lehta". Një nga pikat e dyshimta
ku janë njollosë shumë shqiptarë asht kenë zona kufitare, pa hy me folë per
marrveshjet e sigurimit shqiptar me organet e spijunazhit të shteteve fqinjë.
Një fushë kaq e gjanë rrekrutimi agjentash me një veprimtari të panderpreme 47
vjeçare, ka sjellë sot tek ne një shtet pa kolonë vertebrale, të pafuqishem me
qendrue as nder karroca handikapesh, mbasi i duhet me u ruejtë edhe nga
fluturimi i një insekti që asht tue ngordhë mos ta kafshojnë si "hakmarrje" e
veprave të tyne kriminale, që u dalin para syve në të gjitha anët e vendit,
madje deri nder varreza... Tue perjashtue veprat terroriste të organeve të diktaturës, mbas tyne njerzit ma damsjellës të shoqnisë shqiptare kryesisht nder institucione, qendra pune e fabrika apo kooperativa dhe ferma bujqësore, janë kenë sekretarët e partisë e mbas tyne drejtorët, të cilët angazhonin me krye këto vepra jo vetem operativët e sigurimit të kudondodhun, por dhe brigadierët e turneve. E gjithë veprimtaria e tyne permblidhej në "Dosje"...të shefave të kuadrit, të ushtrisë, të degës së mbrendshme, të hetuesisë, të kryetarit të degës, të gjykatave, të arkivit ministrisë së mbrendshme, të gjykatës së naltë, të kuvendit popullor dhe e "njoftimeve personale të shokut komandant Enver Hoxha", ku mbyllej "cirku" i terrorit dhe i masakrave, me dekorimin dhe urdhnat që u jepeshin vrasësve ma të "dalluar" në sherbim të krimit nga PKSh, apo PPSh...
"Dosja" sot mbetet e mbyllun! Ajo nuk hapet se vneri i tyne, i shpifjeve dhe i
krimeve ma të pergjakuna mbulon rrugat e ndertesat ma të flliquna ku kurdiseshin
këto vepra makabre.
"Dosja" sot i paraprinë zgjedhjeve, vendeve të punës e deri tek "ma të
respektuemit" që ndodhen nder zyret e bizneseve në marrdhanje me të huejtë...
ju lutem mos u ngatrroni me shumë nga punojsit e ambasadave, të cilët kanë edhe
një dosje ma shumë: "Në sherbim të shtetit huaj..." Nder komunistët e vjeter "Dosja" e Ramiz Alisë asht ma e mbushuna me dollarë e euro, mbas tij vijnë zevendsit e bashkpuntorët e tij...që "nuk varen më nga kobra Nexhmije Hoxha.", mbasi asht plakë dhe ka frikë se vdes pa e ngranë pasuninë e vume me "djersen e ballit"... Po mbas saj kush mujt me ia kalue këta njëzetedy vjetë? Janë jo pak në gara...
Me ia kalue asht e vështirë. Ajo dhe grueja e Komeinit janë ma të pasunat në
Botë!
"Dosjet" e tyne janë nen peshen e randë të disa tonelatave të arit... Kanë me
ngordhë edhe dy a tre breza të tyne pa dijtë ku i kanë "as dosjet e bankave
nderkombëtare", mbasi per tjera nuk po pyet ma kush. Krimet janë "harrue", se
sigurisht u mbyllet goja me nga një çek edhe shumë "institucioneve"
nderkombëtare, që po "plasin" me i hapë "Dosjet" e krimeve të komunizmit! Vetem me dashtë me hapë "Dosjet" e kriminelave shqiptarë, do ti duhej atyne që do të kerkonin me i lexue ato, me ua lirue Selinë e O.K.B., e nuk dij a ua nxen...me çka asht ba tek ne. E pra, mjaft prej "Dosjeve" i "kemi zhdukë" per mos me zanë zyret me to. Një pjesë e mirë që punuen per zhdukjen e tyne, sot betohen: "Le të dalë një dhe të thotë se unë kisha dosje, isha sekretar partie, po nuk i kam bërë një të keqe njeriu...I bëri kujt partia ynë një vrasje apo burgosje? Kurrë! Punuam në hetuesi apo në Kuvendin Popullor, në gjykata apo prokurori, firmuam ndonjë pushkatim, po "ata" ishin armiqë, e meritonin, e di gjithkushi!.." "Sot kemi të tjera probleme"...Kaloi 100 vjetori i Pavarsisë, tashti duhet të mendojmë per votimet, si do ti organizojmë "fitoret" të gjithë bashkë, të lidhun e të bashkuem dhe me "armiqtë" tanë, duhet me e thanë haptas nga pushtuesit turq apo sllavë neve dhe "partisë sonë" (atëherë dhe sot) "nuk na erdhi ndonjë e keqe..." Mendojnë me vete! Asht dhe "frika" se në atë ecjen e tyne disi të veçantë njerzit me "dosje" kanë pasaporta, patenta, automjete, motorra, aeroplana...tunele, bunkera...anije, motoskafe, dekorata, çmime... Nuk ka mbetë emen i nderuem e i pa nderuem pa u ba "dekoratë" apo "çmim nderi"... Të maskohesh me "lirinë artistike" për me provokue opinjonin asht krim fund e krye. Nuk ka mbetë "prof. dr. e akademik" i vjeter e i ri pa shkrue një gja per një tjeter... Tue fillue nga politikanët pothuej të gjithë janë ba shkrimtarë, artistë e biznesmenë... Shumica e tyne duken sikur merren me art e letersi...ecin të marrakotun tue mendue si të "krijojnë" vepra letrare, teatrale, tv., filmike, monumente, etj. Sigurisht, vazhdojnë mashtrimin e vjeter tue shkrue sot të kunderten e asaj që kanë shkrue dje, po tue e modifikue dhe tue ruejtë në shkrimet e tyne po ata cilësi të dobta të karakterit e të moralit të vet, që i dhanë bashkë me helm pa u kursye per 50 vjet Rinisë dhe gjithë Popullit Shqiptar. Vetem në Shqipni ndigjohet shprehja: "Vertetë e kam shkruar...por kam dashur të them...". Sikur ajo që asht shkrue nuk thotë "asgja". A kemi shumë të tillë në Shqipninë "demokratike"? Koha po tregon se po! Ata janë si kuajt e karrocave...Shikojnë vetem "punen" e vet! Mos i pritni rrugen! Kujdes! E mundohuni, mos me i mbetë në "kujtesë" të tyne po, dhe as me ua kujtue "Fjalimin Programatik të 6 shkurtit 1967", dita ma e zezë per të gjithë Popullin Shqiptar!! Melbourne, Shkurt 2013. FRITZ RADOVANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |