VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBRETI I BOKSIT MUHAMET ALIU NDOSHTA ËSHTË NË DITËT E FUNDIT TË JETËS!

E Hënë, 02.04.2013, 08:01am (GMT1)



Vëllai, Ali Rahman, thotë se legjenda e gjallë i boksit është në prag të vdekjes.

HARLEM - NEW YORK: Vëllai i legjendës së boksit, Muhamed Ali, 69 vjeçari Rahman thotë se ikona i boksit është në prag të vdekjes, dhe se ditët e fundit të tij janë trazuar nga një grindje familjare, me protagoniste gruan e tij.
"Ish kampioni i peshave të rënda, vuan nga Parkinsoni dhe vëllai i tij Rahman Ali tashmë i jep edhe fare pak ditë jetë."
Por vëllai i Ali, 69- vjeçar tha se sëmundja nuk është faktori kryesor që po e çon drejt vdekjes më shpejt Muhamed Alinë, por gruaja e tij, Loonie.
Këto komente ai i bëri gjatë një intervistë, teksa ai shpërtheu në lot, duke shtuar se; "Vëllai i tij nuk mund të flasë, nuk më njeh atë. Dhe se ai sipas tij - është në gjendje shumë të keqe. Është shumë i sëmurë." ka sqaruar Rahman.
Për këtë ai shton se :"Ne nuk e dimë nëse ai do të jetë gjallë deri në pranverën që vjen, por ai është në duart e Perëndisë, dhe ne urojmë që vdekja ti vijë sa më butësisht." thotë Rahman.

Ali Rahman, vëllai i vogël i boksierit legjendar Muhamed Aliut, më tej ai ka sqaruar se " Vëllai i tij nuk mund të flasi më dhe mund të jetë duke u ndarë nga kjo jetë brenda disa ditësh."

Shtypi amerikan thotë se ish njeri prej boksierve më të fortë të botës, disa her kampioni i botës në boks, Muhamed Aliu, i cili ka mbushur vitin e kaluar 71 vjeç, u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit(dridhjet nervore të duarve dhe kokës) në vitin 1984.
Muhammad Ali (Cassius MarcellusClay ka lindur, Jr, 17 janar 1942) dhe është një amerikan ish-boksier profesionist, filantrop dhe veprimtar shoqëror. I cili konsiderohet si një ikonë kulturore.
Ali Rahman, sipas shtypit amerikan vëllai i Muhamet Aliut dhe ai një boksier, por jo i rangut të Kasus Kleit - Cassius Clay, madje shumë larg formës së tij - tha se vëllai "tani nuk mund ta njohin atë - dhe asnjërin që shkon t'a vizitojë".

Frika më të fundit për vdekjen e Muhamed Aliut, u përpah kur shëndeti i tij u përkeqsua dhe ai i mungoi daljve publike në vitin 2011, ishte rasti i parë kur legjenda e gjallë e boksit Muhamed Aliut, ikona amerikane e boksit, u dërgua urgjentisht në spital, pas rënies së pandërgjegjshme, raporton gazeta njujorkeze Daily News

Ali Rahman, gjithashtu një boksier, por jo me talentin dhe "artin e boksit" që i dha botës i famshëmi Muhamed Aliut, një nga bokësirët më të mirë të kohërave tha vëllai i tij dëshiron ose e ka lënë amanet që kur të vdes "të përfshijë një përgjigje ndaj një kuote - thënie të Luther Martin King Jr. shkruar në gurin e varrit të tij:

Në të cilën thuhet se :"Unë u përpoqa të dua dikë, unë u përpoqa për të ushqyer të uriturit. Unë u përpoqa, në jetën time, për të veshëmbath ata që ishin lakuriq. Unë dua që ju të thoni se unë u përpoqa të më duan dhe t'i shërbejnë njerëzimit. - The Greatest," "tha Rahman .
Duhet kujtuar se nji vitë më parë Muhammad Ali ka marrë çmim për punën humanitare
Legjenda amerikane e boksit, Muhammad Ali, është nderuar për punën e tij humanitare, gjatë një aktiviteti të vitit të kaluar .
Pas karrierës sportive, ish 70-vjeçari u tha se ishte i angazhuar në dy projekte ngritjen e qendrës "˜Muhammad Ali Center' (që vizitorëve ua tregon vlerat e sportit dhe jetës) dhe qendrës ndërkombëtare "˜Parkinson Research Center' (që lufton sëmundjen Parkinson, nga e cila ai vuan edhe vet qënga viti 1984).
"Qëllimi i dhënje së atij çmimi "˜Sports for Peace' deklaruan organizatorët ka pasur si qëllim që të transmetohen idealet olimpike dhe vlerat e Muhammad Ali - në sport".
"Nuk ka njeri në botë që ka treguar vendosmëri të tillë në luftën për të drejtat e njeriut dhe paqen", ka thënë presidenti i manifestimit, "˜Sports for Peace' Jaka Bizilj vitin e kaluar.
Mirëpo, deri tani nuk ka asnjë burim tjetër zyrtar në SHBA, që të vertetoin lajmin se ndoshta ai i ka ditët e fundit të jetës.


BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.