Voal-online - NEW YORK, 4 SHKURT - 'Për të gjithë ata që janë të shqetësuar,
mund të them se babai im nuk është përkeqësuar. Kam folur me të shoqen dhe më
ka thënë se është absolutisht mirë dhe se po shikonte finalen e Super Bowl. Ju
faleminderit!'
Laila Ali, e bija e legjendës së boksit Muhamet Ali, i përgënjeshtron zërat se
babai i saj është duke vdekur. Dhe e bën, përveçse me fjalë, eshe duke
publikuar në profilin e saj në Twitter një foto të babait të saj që shikon në
televizor sfidën mes Baltimore Ravens e San Francisco 49ers.