Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei po poston fotografi bardhë e zi
nga vitet e '70-ta, lideri çeçen Ramzan Kadyrov po poston mesazhe nostalgjike
në Twitter mbi jetën e natës në Çeçeni, ndërsa Gulnara Karimova e Ilham Aliyev
po perfeksioniojnë artin e bukur të Instagramit.
Radio Evropa e Lrë hedh një vështrim se si këto regjime autokrate po përdorin
(ose keqpërdorin) kanalet e mediave sociale për qëllimet e tyre personale dhe
politike.
1. Ayatollah Ali Khamenei
Lideri supreme i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka një prani aktive në
Twitter, Instagram, Google+, dhe, para një muaji në Facebook.
Derisa ardhja e Khameneit në rrjetin më të popullarizuar social në botë ka
nxitur thirrje për Teheranin që të zhbllokojë Facebook-un, sekretari i Këshillit
Suprem për Hapësirën Kibernetike, Mehdi Akhavan Behabadi, ka thënë se faqja e
Facebook ka qenë një "lëvizje spontane e adhuruesve të Khameneit".
Të tjerët kanë theksuar se faqja e Facebook-ut në të vërtetë së pari është
publikuar përmes llogarisë zyrtare të Khameneit në Twitter.
Faqja është e mbushur me fotografi që janë marrë nga albumi privat familjar i
tij, si dhe me grafike shkëlqyese në gjuhën angleze e persiane.
Edhe pse Facebook është etiketuar si instrument "cionist" nga autoritetet
iraniane, faqja është një njohje e heshtur e popullaritetit të rrjetit social,
në të cilin kanë qasje miliona iranianë përmes serverëve alternativë dhe
mjeteve që nuk mund të filtrohen.
"‹"‹
Në këtë fotografi të marrë nga faqja e Facebook-ut e Khameneit, lideri suprem
(me syze) qëndron prapa themeluesot të Republikës Islamike të Iranit, Ayatollah
Ruhollah Khomeini (përpara me mjekër të bardhë)."‹"‹
"‹"‹
2. Ramzan Kadyrov
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov përmes llogarisë në Twitter, mbulon një mori
temash. Në vetëm 140 karaktere ai lavdëron shtypin rus, vajton vdekjen e të
gjyshit, uron një përdorues të Twitter për lindjen e fëmijës së tij dhe mesazhe
të tjera.
Mesazhi i poshtëm në Twitter i mbulon të gjitha. Kush e di se si Kadyrov ka
shetitur në rrugët e Groznit natën, dhe me nostalgji mendon për mrekullitë e
vogla të jetës?
Ðочной Грозный Ñказочно краÑив.Поездил по улицам. ПоÑидел в кафе. УгоÑтили
жижиц и галниш. Был ароматный калмыцкий чай Ñ Ð¼Ð¾Ð»Ð¾ÐºÐ¾Ð¼. Рекомендую
"” RKadyrov (@RKadyrov) December 18, 2012.
"Grozni natën është shumë i bukur. Eca rrugëve. U ula në një kafene. Mora
salsiçe dhe pasta. Gjithashtu edhe çaj aromatik Kalmyk me qumësht. Ua
rekomandoj".
3. Gulnara Karimova
Asnjë listë e mediave sociale me detajet e jetës së liderëve autoritarë nuk
kompletohet pa e përmendur Gulnara Karimovan, të bijën e presidentit të
Uzbekistanit Islam Karimov.
Karimova më së shumti postonte mesazhe në Twitter mbi angazhimet e saj sociale
dhe fotografi glamuroze me Instagram, para se të fitonte vëmendje të mediave
ndërkomëbtare pas zënkës që pati në Twitter me disa nga kritikët e saj,
përfshirë Andrew Stroehlein, drejtorin e Komunkimieve të Grupit Ndërkombëtar të
Krizave (ICG).
Angazhimi i saj, ka çuar në spekulimet se ajo po përpiqet të shfaqet më e
kapshme për komunitetin ndërkombëtar si pjesë e një përpjekje të saj personale
për t'u paraqitur si kandidate e përshtatshme për presidencë.
Mesazhi i mëposhtëm është nga shkëmbimet e para dhe të furishme mes Sroehlein
dhe Karimovas.
@astroehlein If you want some kind of statement from me right here and right
now,I think,it ëould characterize me as an airhead &populist to
"” Gulnara Karimova (@GulnaraKarimova) December 1, 2012.
4. Ilham Aliyev
Faqet e Facebook-ut të politikanëve nuk janë më shumë sesa një zgjatim vizual i
komunikatave të tyre të shtypit shoqëruar me imazhe si ajo e tash të famshmit
blogut të "Kim Jong Il duke hedhur vështrime mbi gjërat".
Faqja e Facebook-ut e presidentit të Azerbejxhanit Ilham Aliyev është e mbushur
me fotografi të tij dhe si gjithnjë, gruan e tij me stil Mehriban Aliyeva, në
pritje të ndryshme.
"‹"‹Megjithatë, në mes të fotografive dhe nderimeve për babanë e tij, Aliyev
zbulon Instagramin vetëm në kohën e pushimeve.
Për më shumë, klikoni këtu dhe këtu.
Aktiviteti i Aliyevit në Twitter, megjithatë është tërësisht një rrëfim tjetër.
Ndryshe nga shumica e liderëve që ndoshta postojnë mesazhe çdo ditë, ose disa
herë në javë, llogaritë e Aliyev në gjuhën angleze dhe azere në Twitter
aktivizohen në javë dhe kanë të bëjnë me mendimet "jodiplomatike" mbi gjithçka
që nga Nagorno-Karabakhi e deri te lobi armen, që ai i referohet si "armik".
Ky mesazh është marrë nga një fjalim, në cilin Aliyev e bëri disa ditë para në
një takim përvjetor të Partisë së tij, Azerbejxhani i Ri.
Kjo të bën të mendosh nëse presidenti po i menaxhon vetë llogaritë e tij në
Twitter, ose, sikur, Forcat Izraelite të Mbrojtjes, që kanë marrë një emigrant
26 vjecar nga Belgjika, për të drejtuar median e tyre sociale- Aliyev ka
marrë vetë një gjeni të mediave sociale.
"Armenia si shtet pa asnjë vlerë. Në fakt, është një koloni, që udhëhiqet nga
jashtë". "” Ilham Aliyev (@presidentaz) November 20, 2012.
5. Dmitry Medvedev
Presidenti rus Dmitry Medvedev fillimisht u fut në sferën e Twitter-it në
qershor të 2010 me një entuziazëm të papritur. Pasi që vendosi të postojë një
foto zyrtare të tij me presidentin amerikan Barack Obama derisa hanin
hamburger, ajo u bë një fotografi ikonë e rivendosjes së politikës amerikane me
Rusinë.
"Nuk kam ngrënë hamburger për një kohë. Drekë me Obamën në Ray's Hell Burger",
thuhej në mesazh. "” Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE).
Megjithatë, mesazhet e ish presidentit rus në Twitter morën një vëmendje të
padëshiruar, kur në mes të protestave anti-qeveritare, ai e ripostoi një mesazh
të një deputeti të Dumës, i cili përmbante sharje.
Mesazhi i Medvedevit u përhap me shpejtësi. Mesazhi origjinal i referohej një
blogeri rus Aleksei Navalny. Mesazhi u fshi shumë shpejt, dhe Kremlini tha se
një i punësuar kishte ndërhyrë në llogarinë e Medvedevit në Twitter.
6. Paul Kagame
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame është një përdoures produktiv i Twitterit. Ai
mund të mos pasojë secilin, por, sigurisht se përgjigjet dhe angazhohet me
adhuruesit e kritikët e tij. Mesazhet e tij, megjithatë, janë plot me gabime
gramatikore, zakonisht me shkronja të mëdha dhe me shkurtesa si "alwz," "powr,"
dhe "bcz."
Ai është munduar të kërkojë falje (shihni mesazhin më poshtë) por gjykuar nga
gabimi në fjalën e parë, duket se mesazhi nuk ka marrë kuptimin e duhur.
Sori friends...have realised in my RTs n tweets words getting
cut/incomplete..etc-will rectify! Some prob with my machine (I ka lënë fajin
ai, problemeve me kompjuter).
"” Paul Kagame (@PaulKagame).
"Probleme" apo jo, mesazhi i Kagame u ripostua qindra herë.
Mesazhet e tij në Twitter duket se janë pjesë e një përpjekje më të gjerë për
të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar, derisa po shtohen kritikat për
shtypjen e opozitës dhe gazetarëve në vendin e tij.
Megjithatë, tërë ky angazhim, nuk e ka lënë të padëmtuar atë. Në maj të 2011,
Kagame dhe Ian Birrell, ish redaktori i "The Independent," u zunë në Twitter,
pasi që Birell e quajti Kagame "despot".
Biseda mund të mos shfaqet më në llogarinë e Kagames, por, mesazhi i mëposhtëm
është një shembull i mirë i reagimit të tij në Twitter.
"Pa marrë parasysh se cka thonë ata që na urrejnë, drejtësia dhe e vërteta
gjithnjë do mbizotërojnë!!! - Paul Kagame (@PaulKagame).
7. Hugo Chavez
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez iu bashkua shpejt Twitter. Edhe pse
fillimisht i quajti disa mesazhe kundër regjimit të tij, si "kërcënime
terroriste", brenda tri vjetësh lideri i vetëquuajtur i Revolucionit
Bolivarian, është bërë lideri i dytë më i ndjekur në Twitter me 3.9 millionë
pasues, pas Barack Obamës.
Duke i inkurajuar venezuelianët që të postojnë mesazhe mbi shqetësimet e tij,
lideri populist, ia ka dalë që ta kthejë Twitter-in në një mjet publik për
revolucionin socialist të stilit të tij, duke iu dhënë detyra ministrave që të
përmbushin nevojat e njerëzve.
Chavez është bërë i njohur për mesazhet e tij në mënyrë frenetike nga udhëtimet
jashtë vendit.
Mesazhi i mëposhtëm ilustron më së miri përmbajtjet e mesazheve të Chavezit.
"Energjia e tij është mbrësëlënëse! Është shembull I vullnetit dhe ruajtjes së
revolucionit! Rroftë Fideli". "” Hugo Chávez FrÃas (@chavezcandanga)
8. Koreja Veriore
Ka një mori llogarish të rreme në Twitter të Kim Jong Un, që postojnë mesazhe
satirike, dhe nganjeherë edhe ofenduese. Një nga ta është @KimJongNumberUn.
Ky ka më shumë se 211 mijë pasues dhe nuk heziton kur ka të bëjë me thumbimin
për cdo gjë, duke u nisur nga mungea e ushqimit e deri të ligjet e ashpra të
cenurës nën grushitn e hekurt të Kim Jong Unit.
Mesazhi i mëposhtëm i thotë të gjtiha.
"OK. Do ta ndalë tërë internetin, për tërë vendin" - KimJongNumberUn
(@KimJongNumberUn).(a.i.)