E Enjte, 04.18.2024, 11:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
REXHEP QOSJA I KËRCËNUAR PREJ HARRIMIT
Nga REXHEP SHAHU

E Mërkurë, 02.06.2013, 07:20am (GMT+1)



I kërcënuar prej harrimit të pamëshirë, Rexhep Qosja që e ka rrejtë mendja e vet se ka kryet e vendit në panteonin e boshatisur ku ka futë e ka ulë kë ka dashtë vetë e ku ka dashtë vetë, lyp me deshpërim të thellë të kapet me thonj në ndonjë rrënjë, degë apo majë lisi, varësisht ku e mundëson niveli i harrimit.

I përdorur e keqpërdorur dhunshëm në gjithë motet e kaluara, me një ndjenjë përtej mëshirës ndaj vetës, kur e ka kuptuar se më së shumti I ka çuar dëm vitet e tij dhe ka zhgënjyer pritshmëritë shqiptare, ka zgjedhë mënyra vulgare dhe kundërshtarë që e mundin që në krye të betejës, vetëm për faktin e thjeshtë që të jetë prezent në opinionin publik qoftë edhe për gogla dushku, vetëm e vetëm me shpëtu prej harrimit e deshpërimit që po i a zënë frymën dhe terrojnë pamjen.

Kundërshtarët e tij, që ai i ka konsideruar si të tillë por në fakt ata nuk ia kanë vënë veshin, nuk e kanë marrë aq seriozisht asnjëherë (përjashto një rast Kadarenë) dhe ia kanë kapë me dorë rrufetë që ai ka derdhë ndaj tyre, janë Ibrahim Rugova, Sali Berisha dhe Ismail Kadareja.
Këto figura, përjashto simpatitë apo antipatitë e brendshme, konjukturat e rastit dhe inatet e të vegjëlve, janë figurat kryesore të kombit shqiptar që ia kanë zbukuruar pasaportën çdo shqiptari në tri dekadat e fundit e pak më herët.

Sa herë që ndonjëri nga këto tri figura bën veprime të forta kombëtariste, Rexhep Qosja nis rrufetë ndaj tyre që ti shkoklojë. Në pamundësi, t'ua lidhë këmbët apo krahët që të mos fluturojnë. Ose t'i shëmtojë.

Ibrahim Rugova me gjithë jetën dhe veprën e vet, duke mos u marrë me Qosen as me tehet e tij, e zvogëloi atë aq sa u bë e vështirë me e njoftë kush. Për mos me u harrue, Qosja hidhte gurë ndaj tij, Rugova ia kapte gurët dhe i fuste ne xhep e qeshte me Qosen.

Rugova bënte shkëncë, humanizëm, politikë, shtet, pavarësi, ulej në tavolinat që Qosja s'i shihte as në ëndërr, me burrat e botës që Qosja I shihte ne televizion, Qosja mbronte me llastiqe që vrasin zogjtë romantizmin shqiptar që nuk e ka kërcënuar askush asnjëherë duke vrarë ditët në dëshpërim dhe duke kujtuar vllazërim bashkimin e shokut Tito.

Ismail Kadareja, më I madhi dhe I njohuri shkrimtar shqiptar, ia bëri të plotë e të saktë autopsinë Qoses dhe tezave të tij dhe I tha qartë e prerë që shqiptarët janë Europë, janë perendimorë dhe jo lindorë apo islamistë dhe e ftoi Qosen të shpëtojë nga deshpërimi dhe të mos mbetet peng i askujt, as i mëkatëve të veta në kohën e shokut Tito. Kadareja i bëri nder të madh që e konsideroi dhe e shpëtoi për do kohë prej harrimit, ani se Qosja nuk është mirënjohës ndaj Kadaresë për këtë shkak.

Sali Berisha, si për inat të Rexhep Qoses mbetet figura politike më e madhe shqiptare e dy dekadave të fundit lidhur me çeshtjen kombëtare shqiptare dhe zgjidhjen e saj.

Gjykuar ftohtë, pa inate partiake, cilido do të pranojë se Berisha ka merita të përveçme si asnjë politikan shqiptar për çeshtjen kombëtare, si duke shpallur që në numrin e parë të gazetës Rilindja Demokratike se çeshtja kombëtare shqiptare do të jetë ylli polar i Partisë Demokratike, si duke kërkuar që në vitin 1992 bombaridimin nga NATO të caqeve serbe në Kosovë, që ndodhi 8 vjet me vonesë, si duke ndërtuar Udhën e Kombit që ka bashkuar fizikisht kombin shqiptar, si duke ndezë zjarrin e bashkimit kombëtar në Shkup me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së një pjese të trojeve shqiptare, si duke shkruar në pergamenë në Vlorë që Shqipëri është nga Preveza... etj etj.

Sa herë që ndodhin gjëra të mira për kombin, sa herë që Berisha bën gjeste të forta prej trimërie e jo prej tute, siç bëri këto ditë në Mynih të Gjermanisë, ngjarje që do të gdhendet në historinë kombëtare shqiptare, ngjarje e munguar 100 vjet, që nuk ka ndodhë kurrë në 100 vjet shtet shqiptar, kur në atë konferencë sigurie të nivelit më të lartë, kërkoi bashkimin kombëtar se nuk ka pesë kombe shqiptare por është një, Rexhep Qosja e ka zakon të krrokrrasë kundër Sali Berishës. Si shërbëtor i dreqit.

Të ishte vetëm pak humanist dhe kombëtarist, duhet të ishte i pari që duhej ta përshëndeste dhe uronte Sali Berishën për atë që bëri në Gjermani.

Duket edhe me e kapë prostata dhe me e pengue për shurrën, ai fajëson Sali Berishën.

I është refuzue një titull si qytetar nderi në komunën Tropojë, në fshatin e Sali Berishës. Dam s'ashtë kanë, dam s'ashtë ba, do të shpreheshim në gegnisht.

Nuk e meriton titullin e nderit në atë komunë Qosja. Sepse nuk asnjë lidhje me atë komunë. Por edhe me ia dhanë, pesë euro kushton ajo letër. Ai knaqet me të dhe kur folë vetemevete thotë ja u bëra qytetar nderi në fshatin e Sali Berishës.

Të kishte ardhë vetëm një hërë me i pa apo takue shqiptarët e dëbuar prej Kosove në 1998-1999 edhe ia vlen. Por ai atëherë luftonte me ia marrë pushtetin Rugovës dhe nuk kishte hall tjetër. Fshihej në kullën e tij në Prishtinë dhe nuk ia çelte derën asnjë katundari. Rruhej taze, vishej si grue dhe fshihej mes turmave derisa mbërriti te vila 31 në Tiranë ku qëndroi sa iu rrit mjekra dhe doli për herë të parë me Thaçin deri në Mullet të Tiranës me takue në kamp shqiptarët e dëbuar nga Kosova që ai i quante refugjatë dhe i shihte si nga maja e thanës.

Kur nuk të duan në katundin tënd lyp me të dashtë në katundin e huaj! Qosja i fryrë si gjel, duke luftuar Rugovën dhe Berishën doli me një furgon me vota në zgjedhjet në Kosovë por ai nuk merr vesh se nuk ia ka askush ngenë dhe duhet të rrijë në punë të vet. Akuzon Berishën se ai ia ka ndaluar titullin në Tropojë dhe nuk akuzon vetën pse bën gjeste përçarje, pse lyp vend ku nuk ka vend. Kundërshtarët e Berishës po e përdorin frikshëm, po tallen keq me të dhe ai nuk meriton kaq shumë tallje.

Thotë se Vlora i ka dhënë titull. Jo! Vlora kurrë nuk jep titull për Qosen, por ia kanë dhënë kundërshtarët e Berishës duke turpëruar Vlorën. Është përdorë keq në Vlorë dhe ka vra vetën me gishtin e madh. Të ishte ai që pretendon se është ai e refuzon talljen.

Vlora kurrë nuk e harron se ditën kur erdhën kufomat nga deti ai u tha vlonjatëve që derdhnin lotë hidhërimi se unë shoh lumturi në sytë tuaj...

Vlora Vlorë kurrë nuk e harron fjalimin e tij për rrevolucion e vonuar demokratik ku ai quante revolucion demokratik vrasjen e vlonjatëve nga vlonjatët në motin e zi 1997.

Historia nuk është sa jeton Qosja, se si Qosja dhe unë historia hedh në kosh mijëra. Historia është e gjatë dhe Vlora nuk është aq inferiore sa e bëjnë partizanët e ditës pasi Vlora është qytet demokratik me vetëdije të lartë kombëtare dhe s'mund të jetojë me hartimet e Rexhep Qoses.

Për këto që i ndodhin Qosja shkruan letër në një gazetë, qan si i mjerë, me të futë në gjynah. Por vjell vner dhe kur e sheh se edhe teksa mbytet në harrim është idhnak dhe nuk flet asnjë fjalë miradije për punët e mira që bëjnë të tjerët, të hyp nervat siç mi hypi mua dhe ma harxhoi do kohë për ta ndihmue edhe unë që ta shpëtoj prej harrimit e deshpërimit që e ka zënë dhe po ia merr frymën.


REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë - LIDERËT AUTORITARË PËRQAFOJNË MEDIAT SOCIALE (02.05.2013)
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETAREN HEROINË: QËNDRIMI I MINATORËVE TË STAN TËRGUT ISHTE GUROR, SHUMË I VENDOSUR, KUNDËR MILOSHEVIÇITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.05.2013)
LAILA ALI - BABAI IM MUHAMET ALI ËSHTË SHUMË MIRËI përgënjeshtron zërat për shëndetin e legjendës së boksit (02.04.2013)
PROTESTЁ PAQЁSORE E FORUMIT SHQIPTARO AMERIKAN PЁR DEMOKRACI (FSHAD) PRANЁ KONSULLATЁS SE REPUBLIKЁS SЁ SERBISЁ NЁ NEW YORKNё mbёshtetje tё tё Drejtave dhe Lirive Demokratike tё Shqiptarёve tё Preshevёs, Medvegjёs e Bujanocit (02.04.2013)
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.04.2013)
MBRETI I BOKSIT MUHAMET ALIU NDOSHTA ËSHTË NË DITËT E FUNDIT TË JETËS! (02.04.2013)
Në 45 vjetorin e Revolucionit KulturalNJERËZIT ME DOSJE JANË SI KUAJT’ E KARROCAVE… LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNINga FRITZ RADOVANI (02.04.2013)
FACEBOOK SOT I MBUSH 9 VJET - HB FACEBOOK GËZUAR DITËN E LINDJES! (02.04.2013)
PLAVË - PROTESTUAN SHQIPTARËT E PLAVËS DHE GUCISË (02.03.2013)
HANA DINE-BAJRAKTARI, BRENGA E NJË MOTRENga DINE DINE (02.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]