VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

YOKO ONO PO I MBUSH TETËDHJETË VJET - 'JOHN ËSHTË KËTU, POR KJO BOTË NUK I PËLQEN' (Intervistë)

E Djelë, 02.10.2013, 09:11am (GMT1)



Muzikante dhe artiste, e veja e Lennon feston ditëlindjen e saj më 18 shkurt me një koncert në Berlin. "Sekreti i vitalitetit tim është dashuria për jetën. Por edhe arti dhe muzika janë një linfë e jashtëzakonshme jetësore"

Në një seri prej pesë fotografish të shkrepura nga Iain MacMillan, fotograf i cili krijoi edhe imazhet për  albumin Abbey Road të The Beatles, është e fshehur sekreti i vitalitetit të Yoko Ono. Botuar për herë të parë në vinyl  Happy Xmas (War Is Over - Lufta ka mbaruar) në vitin 1971, kjo foto tregon John Lennon që gradualisht zbehet dhe transformohet në Yoko. Dhe kështu është: Lennon, i cili u vra në vitin 1981, vazhdon të jetojë përmes artit të saj dhe angazhimit të saj për paqe. E tregon këtë Yoko Ono, artiste, interpretuese, këngëtare dhe aktiviste e lindur në Tokio në vitin 1933, e cila do të bëhet 80 vjeçe më 18 shkurt duke ruajtuar në fakt bukurinë e saj magnetike. Sot ajo ka tetëmbëdhjetë albume solo, shtatë me John Lennon (më të famshmet, Wedding Album, Live Peace në Toronto 1969, Double Fantasy) dhe më shumë se tre milionë ndjekës në Twitter.

Zonja Ono Lennon, cili është projekti që e keni më për zemër në këtë moment?

"Kam shumë. Jam duke përfunduar në Nju Jork me tim bir Sean albumin e ri të Plastic Ono Band (supergrupi i themeluar nga John dhe Yoko në vitin 1968, shënim), që do të dalë në pranverë për etiketën pavarur Chimera Music. Afërsisht katër vjet më parë ne i takuam në studio e muzikantë të rinj dhe të talentuar për albumin Between My Head and The Sky (Mes kokës sime dhe qiellit), dhe tani ripërsëritim eksperimentin. Me mua këtë herë kam kërkuar të jenë Yuko Araki i grupit Cornelius, Merrill Garbus alias Tune-Yards, Nels Cline të grupit Wilco , Yuka Honda të grupit Cibo Matto, Michael Leonhart të grupit Steelly Dan dhe Charlotte MUHL, por do të jetë edhe një bashkëpunim me Lenny Kravitz. "

Me Plastic Ono Band në vitin 1972, ju dhe John publikuat albumin Now Or Never (Tani ose kurrë) një akt i protestës së ashpër kundër luftës në Vietnam. Çfarë përshtypje iu bën kur e ridëgjoni atë këngë?
"Kur e mendoj atë tekst unë ndjej të gjithë peshën e së kaluarës. John dhe unë ishim një çift i lumtur dhe krenar dhe mendonim se të bësh që ta dëgjojnë zërin, ka shumë rëndësi.
Ne e bëmë atë. Asnjëherë mos mendoni se John u vra për atë që ai mendonte . Në të vërtetë  kurrë nuk ia kanë arritur ta vrasin me të vërtetë. "

Si ndodhi që ju e shkruat këngën së bashku me John Lennon?
"Në fakt, ka ndodhur shumë rrallë që unë kam shkruar këngë me John. Ishim të dy shkrimtarë jashtëzakonisht të shpejtë, shkruanim me shkumës siç vazhdoj ta bëj edhe tani kur gjej frymëzime dhe i hedh menjëherë në letër, dhe pastaj zakonisht asnjëri nuk e prist tjetrin por vazhdonte i pavarur. Nga ana tjtër, këngët e mia janë në thelb këngë që dalin nga shpirti dhe nga ndjeshmëria e një gruaje, diçka që John nuk e kishte. Megjithatë, ai shkroi një këngë si Woman (Gruaja) e cila nuk mund të ishte krijuar kurrë nga unë. "

Për tetëdhjetëvjetorin tuaj çfarë dhurate do t'i bëni?
"Një koncert. Kam zgjedhur të bëj vetëm një në Evropë më 17 shkurt, në Berlin, në një vend që unë dua shumë, në Volksbühne, që ka qenë gjithmonë shtëpia e avant-gardës. Besoj se në program do të vëmë këngë të vjetra dhe këngë të reja të Plastic Ono Band, dhe atje do të luajmë me të njëjtin formacion të albumit. "

Si mund të mbani këtë ritëm dhe të kurseni energjinë?
"Sekreti është ta doni jetën, kjo është e gjitha. Pastaj sigurisht muzika, shkrime dhe valle, por arti në përgjithësi, janë një linfë e jashtëzakonshme jetësore."

Familja juaj tani jeni ju dhe biri juaj Sean.
"Ne kemi fatin e madh për ta gjithmonë njëri tjetrin. Jam e vetëdijshme se sa e vështirë ishte për Sean të humbte babain e tij, por pavarësisht nga kjo është rritur duke ndërtuar rrugën e vet dhe duke treguar të gjithë talentin e tij. Si një nënë, unë jam krenare për të dhe të punoj përkrah tij. "

Së bashku ju jeni gjithashtu të sjellë nga një fushatë kundër fracking në shtetin New York.

"Ne kemi themeluar lëvizjen "Artistët kundër fracking ", e cila përfshin më shumë se dyqind artistë kundërshtarë ndaj këtij sistemi të nxjerrjes gazit të rrezikshëm për mjedisin. Lady Gaga është një nga këta, është duke na dhënë një ndihmë shumë të madhe duke përdorur popullaritetin e saj dhe forcën e komunikimit. Unë jam shumë mirënjohëse. "

Nëse John Lennon mund ta shikonte shoqërinë e sotme, cili do të ishte gjykim i tij?
"John është këtu, si një shpirt, dhe unë mendoj se është thellësisht i trishtuar dhe i zemëruar. Unë jam e bindur se ne duhet të besojmë në fuqinë e idealeve të tij. Jam e sigurt se ne mund të ndikojmë për t'i ndryshuar gjërat: Gjysma e botës jeton në paqe.
Një shenjë se qëllimi nuk është larg "./ELIDA BUÇPAPAJ

(Repubblica)





ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.