VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BOTOHET FJALORI I PARË SHQIP-SUEDISHT ME RRETH 35000 FJALË E Hënë, 02.11.2013, 08:35am (GMT1)
Të nderuar bashkatdhetarë! Në janar të vitit 2013 iu dërgua për botim Shtëpisë Botuese Toena në Tiranë, Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë. Njoftim i shkurtër Fjalori i parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, Suedi, me redaktor Ullmar Qvick, Suedi, dhe Svijetllana Mihali, Shqipëri. Fjalori ka ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë tjetërsimin e tyre gjuhësor. Fjalori ka patur për mision të bëhet edhe mjet plotësues arsimimi për një shtresë të gjerë përdoruesish.
Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të
zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004 nga
Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i
përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, me redaktor
Svijetllana Mihali, Shqipëri, dhe Dr.prof. Shefkije Islamaj, Këshilltare
Shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të Leksikografisë në Institutin
Albanolgjik të Prishtinës. Fjalori është bërë edhe mjet plotësues arsimi për
një shtresë të gjerë përdoruesish, duke qenë present edhe në Internet në
adresën " Svensk-albansk lexicon ligger nu pÃ¥ webben tillsammans med de adra
lexikcon online lexicon pÃ¥ adressen: http://www-lexin.nada.kth.se/skolverket/lexi.shtml Fjalori përmban numër të madh kuptimesh e ngjyrimesh kuptimore, sinonime,
thënie e idioma. Ai përmban edhe 66 faqe fotografi tematike me ngjyra. Fjalori i tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka përkthyer Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Botoi Toena, Tiranë, 2011.
Fjalorin e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia
Botuese Toena në Tiranë më 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e
të dy gjuhësve, suedeze dhe shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për
fjalorë të këtij lloji, në të dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e
normativ, dy kritere me vlerë për leksikografinë e mirëfilltë bashkohore,
teorike e praktike. Ky projekt përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat
ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkohorë. Është punuar me kujdes të veçantë sa
i përket makrostrukturës së tij dhe përmban informacione shtesë për jetën,
kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar dhe suedez, me çka paraqet pasurim
lëndor e me vlerë për përdoruesit. Fjalori ka anën e tij praktike të
përdorimit, dhe këtë anë e siguron përzgjidhja e duhur teknike e trajtimit të
lëndës gjuhësore. Në fjalor janë trajtuar me kujdes njësitë leksiko-semantike,
fusha e informacionit të çdo zëri leksikografik, përkufizimet e shpjegimet,
sinonimet e antonimet. Një punë jo e vogël është bërë në plotësimin e
strukturës semantike brenda fjalës. Rruga që është ndjekur në hartimin e këtij
fjalori, shkurtazi është kjo: për njësitë leksikore të shqipes është bërë
përpjekje të gjenden njësitë gjegjëse të suedishtes; Me autorizimin e autorit të fjalorit shkrimin e dërgoi për botim Sokol Demaku www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |