E Premte, 03.29.2024, 11:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PAPNIA E BENEDIKTIT XVI - 8 VJET NËN SHENJËN E FESË

E Hënë, 02.11.2013, 06:28pm (GMT+1)



 
"Unë, shërbëtor i ligshtë i Zotit, duhet ta marr mbi vete këtë detyrë të pashembullt, që e kapërcen çdo aftësi njerëzore". Me këto fjalë, shqiptuar në homelinë e 24 prillit 2005, e niste papninë e tij Benedikti XVI.

E, në Meshën për fillimin e papnisë, shpjegonte: "Programi im i vërtetë i qeverisjes, është të mos bëj vullnetin tim, të mos ndjek idetë e mia, por të vihem, me gjithë Kishën, në dëgjim të fjalës e të vullnetit ë Zotit e ta lë veten të më prijë Ai vetë".

U zgjodh në fronin e Shën Pjetrit më 19 prill 2005, në moshën 78 vjeçare, duke u bërë Papa i shtatë gjerman në historinë e Kishës, pas një Konklavi, që zgjati vetëm dy ditë, me katër numërime votash. Zinte vendin e Gjon Palit II.

Në fjalimin e parë të Benediktit XVI, ndjekur nga bekimi Urbi et Orbi-Romës e Botës, nuk mungoi kujtimi për paraardhësin "Pas Papës së madh Gjon Pali II, zotërinjtë kardinaj më zgjodhën mua, punëtorin e thjeshtë e të përvuajtur në vreshtin e Zotit. Më ngushëllon fakti se Zoti di të punojë e të veprojë edhe me mjete të mangta e, posaçërisht, mbështetem në lutjet tuaja".

Me rastin e audiencës së parë të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, më 27 prill 2005, shpjegonte arsyet e zgjedhjes së emrit papnor: "Desha të quhem Benedikti XVI për t'u rilidhur simbolikisht me papën e nderuar Benedikti XV, i cili i priu Kishës në një periudhë tejet të trazuar, për shkak të luftës botërore. Qe profet guximtar e i vërtetë i paqes e punoi me qëndresë burrërore, një herë për ta shmangur dramën e luftës, e pastaj për t'i kufizuar pasojat e saj orgurzeza. Dëshiroj të ec mbi gjurmët e tij, në shërbim të paqes e të harmonisë ndërmjet njerëzve e popujve, me bindje të thellë se e mira e madhe e paqes është, mbi të gjitha, dhuratë e Zotit, ndonëse tejet e brishtë dhe e çmuar, për të cilën duhet të lutemi e ta ruajmë, duke e ndërtuar ditë për ditë me ndihmesën e të gjithëve".

Më 7 maj 2005, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, gjatë Meshës për fillimin e papnisë, Benedikti XVI e përsëriti edhe një herë konceptin e "shërbëtorit të ligshtë të Zotit": "Ai, që kryen misionin papnor, duhet të jetë i vetëdijshëm se është njeri i brishtë e i ligshtë siç janë të brishta e të ligshta forcat e tij - e gjithnjë nevojtar për pastrim e pendesë".

Gjatë pothuajse tetë vjetëve të papnisë, Benedikti XVI e vuri gjithnjë fenë, në qendër të çdo veprimtarie. Një primat, që e pati theksuar në Eukaristinë Pro Eligendo Romano Pontefice kur, si dekan i Kolegjit kardinalor, aso kohe ende Jozef Ratcinger, pohonte: " Një fe, që ndjek valët e modave dhe të renë e fundit, nuk mund të themi se ka fituar pjekurinë. E rritur dhe e pjekur është feja e ngulitur thellësisht në miqësinë me Krishtin. Është kjo miqësi, që i hap rrugën gjitha të mirave e që na jep kriterin për të dalluar çiltërisnë, nga mashtrimi; të vërtetën, nga gënjeshtra".

Gjatë papnisë së tij, Benedikti XVI shkroi e shpalli tri Letra enciklike ("Deus caritas est", "Spe salvi" dhe "Caritas in veritate").
Veç tyre, botoi katër Nxitje apostolike pas sinodale: "Sacramentun Caritatis", kushtuar Eukaristisë si burim e kulm i jetës dhe i misionit të Kishës (22 shkurt 2007), "Verbum Domini", kushtuar Fjalës së Zotit në jetën dhe misionin e Kishës (30 shtator 2010); "Africa munus", kushtuar Kishës në Afrikë, në shërbim të pajtimit, të drejtësisë e paqes (19 nëntor 2011); "Kisha në Lindjen e Mesme: bashkim e dëshmi" (14 shtator 2012), kushtuar pikërisht Kishës së kësaj zone të trazuar të botës.

Botoi tre libra personalë, kushtuar figurës historike të Jezu Krishtit: "Jezusi i Nazaretit"(2007); "Jezusi i Nazaretit. Nga hyrja në Jeruzalem deri në ngjallje"(2011); dhe "Fëmijëria e Jezusit" (2012).

Benedikti XVI shtegtoi në 21 vende të të pesë kontinenteve: vizitoi tri herë Gjermaninë (shtegtimi i parë apostolik jashtë kufirit, ai për Ditën Botërore të Rinisë të Këlnit); pastaj Poloninë, atdhe i Gjon Palit II; Spanjën (tre shtegtime, një për Ditën Botërore të Rinisë); Turqinë, Austrinë, Francën, Republikën Çeke, Maltën, Portugalinë, Qipron, Mbretërinë e Bashkuar, Kroacinë dhe San Marinon.

Shtatë, shtegtimet e tij apostolike ndërkontinentale: në Brazil, SHBA, Meksikë, Kubë, Australi, Afrikë (Kamerun, Angola e Benin); Liban e Tokë Shenjte (Jordani, Izrael).

Tridhjetë, vizitat apostolike në Itali: në Bari (29 maj 2009, në përfundim të Kongresit XXIV Eukaristik Kombëtar); në Shenjtëroren e Fytyrës së Shenjtë të Manopelos (1 shtator 2006); Veronë (19 tetor 2006, për Takimin IV Kombëtar të Kishës italiane); Vigjevano e Pavi (21-22 prill 2007); Asizi (2 herë: 17 qershor 2007 per 800-vjetorin e Kthimit të Shën Françeskut dhe më 17 tetor 2011, për Ditën e reflektimit, dialogut dhe lutjes për paqen e drejtësinë në botë); Loreto (2 herë: më 1-2 shtator 2007, me rastin e takimit të të rinjve italianë; më 4 tetor 2012 në 50-vjetorin e shtegtimit të Gjonit XXIII); Veletri-Senji (23 shtator 2007); Napoli (21 tetor 2007); Savonë e Gjenovë (17-18 maj 2008); Santa Maria di Leuka e Brindizi (14-15 qershor 2008); Caliari (7 shtator 2008); Shenjtërorja Papnore e Pompeit (19 tetor 2008); zonat e dëmtuara nga tërmeti të Abruzeve (28 prill 2009); Casino e Montecasino (24 maj 2009); San Giovanni Rotondo (21 qershor 2009); Viterbo e Banjoregjo (6 shtator 2009); Bresha e Conçesio (8 nëntor 2009); Torino (2 maj 2010); Sulmona (4 korrik 2010); Karpineto Romano (5 shtator 2010); Palermo (3 tetor 2010); Akuileia e Venecia (7-8 maj 2011); San Marino-Montefeltro (19 qershor 2011); Ankona (11 shtator 2011 për përfundimin e Kongresit XXV Eukaristik Kombëtar); Lamecia Terme e Serra San Bruno (9 tetor 2011); Areco, La Verna e Sansepolkro (13 maj 2012); Milano (1-3 qershor 2012 per Takimin VII Botëror të Familjeve); në zonat e dëmtuara nga tërmeti të Emilia-Romanjës (26 qershor 2012).

Më 11 shkurt 2013, njoftimi për dorëheqjen gjatë Koncistorit për disa çëshje shenjtërimi. Shkruhet në Kodin e së Drejtës Kanonike, në paragrafin e dytë, neni 332: "Në rast se Papa i Romës heq dorë nga detyra e tij, kërkohet, për vlefshmëri, që dorëheqja të bëhet lirisht e të shprehet siç i takon. Nuk kërkohet, ndërkaq, që ndokush ta pranojë".



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BESIRE CENA - SIMBOL I BUKUR I BREZIT TË RI TË FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË, SHPALOS PASIONET, VIZIONET, AMBICJET E SAJ NË FUSHËN E SHKENCËS, POLITIKËS, DIPLOMACISË, MODËS SË LARTË...Intervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.11.2013)
BOTOHET FJALORI I PARË SHQIP-SUEDISHT ME RRETH 35000 FJALË (02.11.2013)
KADRI (OS)MANI, NJERIU I RISIVENga IDRIZ ZEQIRAJ (02.11.2013)
YOKO ONO PO I MBUSH TETËDHJETË VJET - 'JOHN ËSHTË KËTU, POR KJO BOTË NUK I PËLQEN' (Intervistë) (02.10.2013)
DOKTORESHË ME ZEMËR T'BARDHË(Kushtuar Zonjës Dr.Beatrice Parthey, Dermatologe dhe alergeologe, Düren) Nga AGIM GASHI (02.09.2013)
DRITËHIJET E 21 JANARITPas vrasjeve të 21 janarit, dy njerëz ndiheshin më të gëzuarit: Berisha dhe Rama Nga ALFRED ÇAKO (02.09.2013)
PROF. MAZLLUM HASIMJA ISHTE NJË ATDHETAR E INTELEKTUAL I PALODHSHËM - E PAMJA DHE AKADEMIA PËRKUJTIMORE IU KRYEN NË FRYMËN ATDHETARENga LEKË PREÇI (02.09.2013)
HILLARY CLINTON - MË POPULLORE EDHE SE PRESIDENTI (02.09.2013)
SHKUP - SHQIPTARËT E MAQEDONISË PROTESTOJNË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËS (02.08.2013)
SKËNDER HASKO: JA ÇFARË MË THA MEHMET ELEZI PËR SALI BERISHËN DHE QEMAL SAKAJEVËN NË VITIN 1970 (Lajm dhe fotogaleri) (02.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]