Castel
Gandolfo
Voal-online - VATIKAN, 11 SHKURT - Në konferencën për shtyp që dha Padre
Lombardi foli për qëndirmin e Papa Benediktit të XVI pas orës 20 :00 të datës
28 shkurt. Ai tha se në fillim Papa Ratzinger do ta ketë si residencë Castel
Gandolfo dhe pas restaurimit të plotë të Manastirit të Klauzurës në Vatikan ai
do të qëndrojë atje duke iu përkushtuar lutjeve dhe meditimeve filozofike, meqë
e ka përfunduar detyrën e tij.
Ndërsa në lidhje se kush do të jetë pasuesi i tij, kanë filluar të qarkullojnë
tre emra, me prejardhje dy nga Afrika dhe një nga Kanadaja. Sipas agjensive
britanike dhe atyre irlandeze është fjala për ganezin, 64 vjeçar Peter Kodwo
Appiah Turkson, nigerianin Francis Arinze, 80 vjeçar dhe jashtë konklavës dhe
amerikano veriori Marc Ouellet, 69 vjeç.
Manastiri i Klauzurës në VatikanPeter Turkson
Francis Arinze
Marc Ouellet