E Shtunë, 04.20.2024, 01:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
5 VJET MË PARË NDAHEJ NGA JETA MIKU I MADH I SHQIPTARËVE TOM LANTOSH

E Martë, 02.12.2013, 09:38am (GMT+1)



Tom Lantosh, ishte i përcaktuar nga kurajo, optimizmi dhe përkushtimi i palëkundur për parimet e tij dhe të familjes së tij!
Members of the Committee on International Relations that attended this hearing for Kosova were Congressman Henry Hyde, Chairman; Congressmen Tom Lantos; Eliot Engel, Chairman of the Albanian Issues Caucus; Christopher Smith; Dan Burton; Dana Rohrabacher, Nick Smith, Jo Ann Davis; and Congresswoman Betty McCollum.

WASHINGTON D.C: Më shkurt 2008 vdiq ish kongresisti demokrat i Kalifornisë Tom Lantosh - një mik i madh i shqiptarëve në kongresin amerikan. Pesë vjetë më parë kët lajmë e njoftoi zëdhënësja e zyrës së tij, Lynne Weil teksa deklaroi se :" Në mëngjesin e 11 shkurtit 2008 80-vjeçari Lantosh vdiq në spitalin Bethesda Naval Medical Center në Maryland.

Kur vdiq Lantosh, tha Weil, ai ishte i rrethuar nga gruaja e tij Annette Lantos, vajzat Annette dhe Katrina , dhe 18 nipër e mbesa e tij si dhe dy nipërit e mbesat e mëdha-.Gruaja e tij Annette Lantos, mbas vdekjes së burrit të saj në një deklaratë, për shtypin amerikan tha " se jeta e burrit të saj ishte "përcaktuar nga kurajo, optimizëmi dhe përkushtimit të palëkundur për parimet e tij dhe të familjes së tij."

Zëdhënësja e zyrës së tij, Lynne Weil në emër të familjes sqaroi se :" I ndjeri Lantosh pasi u diagnostikua me kancer të ezofagut në fund të dhjetorit 2007, njoftoi vetë se nuk do të kërkonte më rizgjedhjen në zonën elektorale ku ai përfaqësoi në Kongres për 30 vjet vend-banimin e tij pjesën jugperëndimore të San Franciskos dhe rrethinat në jug të tij duke përfshirë edhe shtëpinë e familjes Lantos në San Mateo Kaliforni.. Lantosh, i cili u bë kryetar i fuqishëm i Komitetit të Kongresit për Politikën e Jashtme të SHBA, deklaroi se sëmundja nuk do të lejojë të përfundojë mandatin e tij 14-vjeçar, ndërsa i ishte nënshtruar dy trajtimeve të kancerit në fyt.

"Tom Lantosh ka qenë një ndër të vetmit kongresmen në Shtetet e Bashkuara që i mbijetojë Holokaustit një luftëtar anti-nazist, mund të marrë një shkollim, ngriti një familje, dhe kishte privilegjin të shërbyer tre dekada e fundit të jetës së tij si një anëtar e Kongresit. Lantosh në fillim të vitit 2007 la një mesazh të fort për SHBA, kur deklaroi se : "Unë kurrë në jetën time nuk do të jemë në gjendje të shpreh mirënjohjen time të plotë, për atë që kam ndjerë thellësisht në këtë vend të madh."



Tom Lantosh ka lindur 1 shkurt 1928 në Budapest në një familje të klasës së mesme hebre, Lantosh ishte 16 vjeç kur nazistët pushtuan Hungarinë dhe e dërguan atë në një kamp të punës. Ai u arratis dy herë nga kampi dhe në fund ai u sterhua në një shtëpi të sigurt i ndihmuar nga një ish diplomati suedez Raoul Wallenberg. Me shumicën e familjes së tij të vrarë nga nazistët, Lantosh u bashkua me bllokun e rezistencës. Ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947 mbasi ksihte marrë një bursë kolegji. Dhe, mbasi mori një diplomë në master në ekonomi në Universitetin e Uashingtonit dhe një doktoraturë në ekonomi në Universitetin e Kalifornisë Berkeley-. Lantosh dha mësim 30 vjet në Universitetin Shtetëror të San Franciskos, deri sa pati fituar për herë të parë një vend në vitin 1980 në Dhomën e Përfaqësuesve - Kongresin e SHBA.

Në Kongres, Lantosh ka folur për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut kudo në botë, të bazuar në njohuritë e tij mbi shkeljen e të këtyre lirive dhe të drejtave, sidomos në Shqipërinë komuniste dhe liritë e të drejtat e njeriut në Kosovë dhe viset shqiptare nën sundimin sllavo - komunist. Për këtë, Lantosh njihet dhe do të kujtohet gjatë si bashkë-themelues i Komitetiti të Kongresit për të Drejtat e Njeriut - Grupit të Përfaqësuesve në vitin 1983.

Në Maj 1990, Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cueller, Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh, dhe ish kongresmeni Jospeh J. DioGuardi, ishin të parët nga prendimi që mbërrijnë në Shqipërin komuniste, totalitare,e të izoluar tërësisht, e mbytyr në skamje e mizori, që bënë një vizitë treditore. Ata u takuan me ish kryetarin e at'hereshëm të fundit komunist, Ramiz Alinë, dhe i kërkuan atij të ndrronte kursin, e të hapte vendin e tij drejt perendimit.

Lantosh, mbetet kështu një nga mbështetësit e palodhur i njerëzve të shtypur. Ai gjatë karjerës së tij nuk ka ngurruar të ndërmarrë hapa të pazakontë, kur ka qenë fjala për rrëzimin e tiranëve. Ai ka qenë i gatshëm të takohet me udhëheqës të tillë si Ramiz Alia në Tiranë, Gaddafi në Libi, me udhëheqjen e Koresë së Veriut dhe me shumë të tjerë, të cilët nuk janë aspak popullorë dhe me të cilët është një rrezik të takoheshe.

Rrezik në kuptimin e politikës së brendëshme amerikane. Tom Lantosh gjithnjë e ka kuptuar se sa rëndësi do të kishte hapja e këtyre vendeve dhe se një pjesë e kësaj hapjeje, e heqjes qafe të këtyre diktatorëve, ishte hyrja në këta vende. Ai ishte i gatshëm të rrezikonte emrin e tij personal duke u takuar me, Ramiz Alinë, Moumar Al Gadafin, me udhëheqjen e Koresë së Veriut dhe me shumë të tjerë.

Pas tri dekadash në shërbimi publik, anëtari i njohur i Kongresit amerikan, Tom Lantosh, njëri nga mbështetësit e fuqishëm të të drejtave të njeriut, u tërhoq krejt paprimtas, në dhjetor të vitit 2007 nga diagnoza e kancerit të fytit. Demokrati Lantosh, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e lirisë në botë, portreti i kongresmenit Lantosh është i njohur gjithashtu edhe si një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që ka sot në skenën ndërkombëtare.

I ndihmuar nga miku i tij i madh Joseph J. DioGuardi, Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane , lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ai u bë një nga përkrahsit dhe mbështetëstit më të fuqishëm në Kongresin Amerikan i çështjes së Kosovës, dhe i të drejtave të shqiptarëve nën sundimin e barbarë të Millosheviqit.

Ai u dallua në aktivitetin e tij edhe si mbrojtës i çështjes shqiptare në tërësi, kampioni i lirisë e i demokracisë në Shqipëri. Si bashkëthemelues i grupit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut në vitin 1983, Lantosh ka mbështetur ndihmën për ish vendet komuniste të Europës Lindore dhe të ish Bashkimit Sovjetik. Ai ka qenë një kritik i hapur i shkeljeve të të drejtave të njeriut në botë, edhe kur zëri i tij ishte zë i pakicës së vogël.

Në fillim të vitit 2004 ai udhëhoqi delegacionin e parë të kongresit për Libinë në më shumë se 30 vjet, duke u takuar personalisht me Kadafi Gadafit dhe duke i bërë thirrje administratës së Bushit për të treguar "besim të mirë" për udhëheqës të Afrikës Veriore në zotimin e tij për të braktisur programet e armëve bërthamore. Më vonë atë vit, Presidenti Bush hoqi sanksionet kundër Libisë.
Zonja Shirley Cloyes DioGuardi, e cila është Këshilltare e Çështjeve Ballkanike e LQSHA, ka, thënë mbas vdekjes së tij se ", Lantosh ka qënë sipas saj "i perkushtuar emocionalisht dhe intelektualisht" për t'a ndihmuar popullin shqiptar. Ai ka qënë i zotuar që "t"i trajtoje problemet e tyre në nivelet më të larta në Washington DC, pra, dhomën e përfaqësuesve - Kongresin Amerikan."Kongresmeni demokrat i Kalifronisë, Tom Lantosh, ka qënë i gatshëm për të ndërkombëtarizuar Çështjen e Shqiptarëve kudo,. Tom Lantosh, ka qënë ligjëvënës demokrat, i Kalifornisë, ai ishte me origjinë hebreje, i mbijetuari nga kampet e çfarrosjes - Holokaustit.

Ndërkohë, duhet të përmendet se Tom Lantosh është nderuar edhe me çmimin "Paqe për Ballkanin": një shqiponjë prej alabastri të gëdhëndura në Shqipëri, nga skulptorët shkodran, ku shqiponja shqiptare qëndron krenare mbi një copë dru qershie, që shërben si bazë dhe mbanë të gëdhëndur një kushtim në formën e mbishkrimit "Albanian American Civic League - Balkan Peace Award- July 2, 2003". Ky çmim ndahej sipas traditës, që kishte krijua kjo organizat lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe iu dha atij gjatë një ceremonie impresive, mbushur plot me ndjenja të forta respekti, në kryeqytetin amerikan, Uashington DC, më 2 Korrik 2003.

Në emër të të gjithë shqiptarëve, demokratë dhe liridashës kudo, Tom Lantosh përkujtohet edhe sot për veprat historike të Kongresistit që ka lënë pas vetes. I ndjerë Tom Lantos që ai i cili bashkëthemeloi me Presidentin George W. Bush Fondacion Memorial - Viktimat e Komunizmit, dhe i cili gjithashtu ishte arkitekti nismëtar i njohjes së plotë diplomatike të Shqipërise nga Shtetet e Bashkuara në qershor 1990, me rivendosjen e marrëdhënive diplomatike mbas 50 vjet të prishura nga Enver Hoxha dhe të pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008.

Në këtë kontekest, DioGuardi presidenti i LQSHA, ka thënë, atëhere se ia jepte këtë çmim mikut të tij dhe të shqiptarve Tom Lantosh, pasi ai ka dëshmuar pa ekuivoke, mbështetjen e tij për aspiratat demokratike të shqiptarve të Kosovës. Lantosho ka thënë DioGuardi, ka dhënë kontributin institucional gjatë kësaj periudhe, si dëshmi se po vepronë sipas interesave jetësore të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e komunitetit ndërkombetar i angazhuar, për të arritur paqe të qendrueshme dhe stabilitet në Ballkan, e me gjerë . DioGuardi, ka deklaruar se e pati bërë këtë zgjedhje për Lantosh, për të rikujtuar punën e madhe, që ka bërë ai për pavarsinë e Kosovës, Rezolutat për Kosovën. Njëra prej tyre e cila është dhe e para në historin e rezolutave të Kosovës në kongres; Rezoluta që njihet H. Con. Res. 162 dhe është paraqitur në vitin 1987, korrik 15, kongresi 100-të e firmosur nga 55 kongresmen amerikan.

Grupe të shqiptarëve të udhëhequr nga DioGuardi, në çdo fushatë kan mbështetur Tom Lantoshin, siç treguar ata;" Këtë e kan bërë për të nderuar figurën e kongresmenit Tom Lantosh, i cili njihej edhe si një mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe veçanërisht, për lidhjet e tij me ish kolegun në kongres, zotin Joseph J. DioGuardi. Por, edhe për një respekt, për punën e tij si ish - Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tom Lantos, do të mbetet një mik i shquar i shqiptarëve, i njohur në Washington si kampion i të drejtave të njeriut, avokati për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe kongresmeni që bëri aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në disa seanca dëgjimore sponsorizuar nga DioGuardi, dhe shëmbjen e komunizimit në Shqipëri.
Ai u dallua edhe me kolegët e tij në Kongresin e SHBA, ish kongresmenin republikan i Illinoit, i ndjeri Henry Hyde, ish kongresmenin republikan i New Yorkut, tani në pension, Ben Gilman, dhe kongresmenin republikan të Kalifornisë Dana Rohrabacher, teksa ata dy dekadat e fundit nxorrën disa rezoluta, të sponsorizuara nga Liga Qyetare, kundër regjimit të Millosheviqit që po ushtronte dhunë dhe genocid të paparë ndaj shqiptarve në torjet e tyre etnike. Ata e ngritën zërin disa herë duke kërkuar së bashku me kongresmen dhe senator, të tjerë, miq të shquar dhe të dëshmuar të shqiptarëve në Washington, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për më shumë të drejta për shqiptarët në trojet e tyre .






BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAS PAPNISË, JOSEF RATZINGER DO TË JETOJË NË MANASTIRIN E MOTRAVE NË VATIKAN – PASUESIT E TIJ AFRIKANËT TURKSON, ARINZE OSE KANADEZI OUELLET (02.11.2013)
PAPNIA E BENEDIKTIT XVI - 8 VJET NËN SHENJËN E FESË (02.11.2013)
BESIRE CENA - SIMBOL I BUKUR I BREZIT TË RI TË FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË, SHPALOS PASIONET, VIZIONET, AMBICJET E SAJ NË FUSHËN E SHKENCËS, POLITIKËS, DIPLOMACISË, MODËS SË LARTË...Intervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.11.2013)
BOTOHET FJALORI I PARË SHQIP-SUEDISHT ME RRETH 35000 FJALË (02.11.2013)
KADRI (OS)MANI, NJERIU I RISIVENga IDRIZ ZEQIRAJ (02.11.2013)
YOKO ONO PO I MBUSH TETËDHJETË VJET - 'JOHN ËSHTË KËTU, POR KJO BOTË NUK I PËLQEN' (Intervistë) (02.10.2013)
DOKTORESHË ME ZEMËR T'BARDHË(Kushtuar Zonjës Dr.Beatrice Parthey, Dermatologe dhe alergeologe, Düren) Nga AGIM GASHI (02.09.2013)
DRITËHIJET E 21 JANARITPas vrasjeve të 21 janarit, dy njerëz ndiheshin më të gëzuarit: Berisha dhe Rama Nga ALFRED ÇAKO (02.09.2013)
PROF. MAZLLUM HASIMJA ISHTE NJË ATDHETAR E INTELEKTUAL I PALODHSHËM - E PAMJA DHE AKADEMIA PËRKUJTIMORE IU KRYEN NË FRYMËN ATDHETARENga LEKË PREÇI (02.09.2013)
HILLARY CLINTON - MË POPULLORE EDHE SE PRESIDENTI (02.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]