VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
5 VJET MË PARË NDAHEJ NGA JETA MIKU I MADH I SHQIPTARËVE TOM LANTOSH E Martë, 02.12.2013, 09:38am (GMT1)
WASHINGTON D.C: Më shkurt 2008 vdiq ish kongresisti demokrat i Kalifornisë Tom
Lantosh - një mik i madh i shqiptarëve në kongresin amerikan. Pesë vjetë më
parë kët lajmë e njoftoi zëdhënësja e zyrës së tij, Lynne Weil teksa deklaroi
se :" Në mëngjesin e 11 shkurtit 2008 80-vjeçari Lantosh vdiq në spitalin
Bethesda Naval Medical Center në Maryland.
Kur vdiq Lantosh, tha Weil, ai ishte i rrethuar nga gruaja e tij Annette
Lantos, vajzat Annette dhe Katrina , dhe 18 nipër e mbesa e tij si dhe dy
nipërit e mbesat e mëdha-.Gruaja e tij Annette Lantos, mbas vdekjes së burrit
të saj në një deklaratë, për shtypin amerikan tha " se jeta e burrit të
saj ishte "përcaktuar nga kurajo, optimizëmi dhe përkushtimit të
palëkundur për parimet e tij dhe të familjes së tij." Në Maj 1990, Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cueller, Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh, dhe ish kongresmeni Jospeh J. DioGuardi, ishin të parët nga prendimi që mbërrijnë në Shqipërin komuniste, totalitare,e të izoluar tërësisht, e mbytyr në skamje e mizori, që bënë një vizitë treditore. Ata u takuan me ish kryetarin e at'hereshëm të fundit komunist, Ramiz Alinë, dhe i kërkuan atij të ndrronte kursin, e të hapte vendin e tij drejt perendimit.
Lantosh, mbetet kështu një nga mbështetësit e palodhur i njerëzve të shtypur.
Ai gjatë karjerës së tij nuk ka ngurruar të ndërmarrë hapa të pazakontë, kur ka
qenë fjala për rrëzimin e tiranëve. Ai ka qenë i gatshëm të takohet me
udhëheqës të tillë si Ramiz Alia në Tiranë, Gaddafi në Libi, me udhëheqjen e
Koresë së Veriut dhe me shumë të tjerë, të cilët nuk janë aspak popullorë dhe
me të cilët është një rrezik të takoheshe. Rrezik në kuptimin e politikës së brendëshme amerikane. Tom Lantosh gjithnjë e ka kuptuar se sa rëndësi do të kishte hapja e këtyre vendeve dhe se një pjesë e kësaj hapjeje, e heqjes qafe të këtyre diktatorëve, ishte hyrja në këta vende. Ai ishte i gatshëm të rrezikonte emrin e tij personal duke u takuar me, Ramiz Alinë, Moumar Al Gadafin, me udhëheqjen e Koresë së Veriut dhe me shumë të tjerë.
Pas tri dekadash në shërbimi publik, anëtari i njohur i Kongresit amerikan, Tom
Lantosh, njëri nga mbështetësit e fuqishëm të të drejtave të njeriut, u tërhoq
krejt paprimtas, në dhjetor të vitit 2007 nga diagnoza e kancerit të fytit.
Demokrati Lantosh, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve,
ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e lirisë në botë, portreti i
kongresmenit Lantosh është i njohur gjithashtu edhe si një nga mbështetësit e
pavarësisë së Kosovës shumë kohë përpara se kjo çështje të merrte rëndësinë që
ka sot në skenën ndërkombëtare.
I ndihmuar nga miku i tij i madh Joseph J. DioGuardi, Presidenti i Lidhjes
Qytetare Shqiptaro Amerikane , lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ai
u bë një nga përkrahsit dhe mbështetëstit më të fuqishëm në Kongresin Amerikan
i çështjes së Kosovës, dhe i të drejtave të shqiptarëve nën sundimin e barbarë
të Millosheviqit.
Ai u dallua në aktivitetin e tij edhe si mbrojtës i çështjes shqiptare në
tërësi, kampioni i lirisë e i demokracisë në Shqipëri. Si bashkëthemelues i
grupit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut në vitin 1983, Lantosh ka
mbështetur ndihmën për ish vendet komuniste të Europës Lindore dhe të ish
Bashkimit Sovjetik. Ai ka qenë një kritik i hapur i shkeljeve të të drejtave të
njeriut në botë, edhe kur zëri i tij ishte zë i pakicës së vogël.
Në fillim të vitit 2004 ai udhëhoqi delegacionin e parë të kongresit për Libinë
në më shumë se 30 vjet, duke u takuar personalisht me Kadafi Gadafit dhe duke i
bërë thirrje administratës së Bushit për të treguar "besim të mirë"
për udhëheqës të Afrikës Veriore në zotimin e tij për të braktisur programet e
armëve bërthamore. Më vonë atë vit, Presidenti Bush hoqi sanksionet kundër
Libisë.
Ndërkohë, duhet të përmendet se Tom Lantosh është nderuar edhe me çmimin
"Paqe për Ballkanin": një shqiponjë prej alabastri të gëdhëndura në
Shqipëri, nga skulptorët shkodran, ku shqiponja shqiptare qëndron krenare mbi
një copë dru qershie, që shërben si bazë dhe mbanë të gëdhëndur një kushtim në
formën e mbishkrimit "Albanian American Civic League - Balkan Peace Award-
July 2, 2003". Ky çmim ndahej sipas traditës, që kishte krijua kjo
organizat lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe iu dha atij gjatë një
ceremonie impresive, mbushur plot me ndjenja të forta respekti, në kryeqytetin
amerikan, Uashington DC, më 2 Korrik 2003.
Në emër të të gjithë shqiptarëve, demokratë dhe liridashës kudo, Tom Lantosh
përkujtohet edhe sot për veprat historike të Kongresistit që ka lënë pas vetes.
I ndjerë Tom Lantos që ai i cili bashkëthemeloi me Presidentin George W. Bush
Fondacion Memorial - Viktimat e Komunizmit, dhe i cili gjithashtu ishte
arkitekti nismëtar i njohjes së plotë diplomatike të Shqipërise nga Shtetet e
Bashkuara në qershor 1990, me rivendosjen e marrëdhënive diplomatike mbas 50
vjet të prishura nga Enver Hoxha dhe të pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008. Në këtë kontekest, DioGuardi presidenti i LQSHA, ka thënë, atëhere se ia jepte këtë çmim mikut të tij dhe të shqiptarve Tom Lantosh, pasi ai ka dëshmuar pa ekuivoke, mbështetjen e tij për aspiratat demokratike të shqiptarve të Kosovës. Lantosho ka thënë DioGuardi, ka dhënë kontributin institucional gjatë kësaj periudhe, si dëshmi se po vepronë sipas interesave jetësore të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e komunitetit ndërkombetar i angazhuar, për të arritur paqe të qendrueshme dhe stabilitet në Ballkan, e me gjerë . DioGuardi, ka deklaruar se e pati bërë këtë zgjedhje për Lantosh, për të rikujtuar punën e madhe, që ka bërë ai për pavarsinë e Kosovës, Rezolutat për Kosovën. Njëra prej tyre e cila është dhe e para në historin e rezolutave të Kosovës në kongres; Rezoluta që njihet H. Con. Res. 162 dhe është paraqitur në vitin 1987, korrik 15, kongresi 100-të e firmosur nga 55 kongresmen amerikan.
Grupe të shqiptarëve të udhëhequr nga DioGuardi, në çdo fushatë kan mbështetur
Tom Lantoshin, siç treguar ata;" Këtë e kan bërë për të nderuar figurën e
kongresmenit Tom Lantosh, i cili njihej edhe si një mik i dëshmuar i
shqiptarëve dhe veçanërisht, për lidhjet e tij me ish kolegun në kongres, zotin
Joseph J. DioGuardi. Por, edhe për një respekt, për punën e tij si ish -
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tom Lantos, do të mbetet
një mik i shquar i shqiptarëve, i njohur në Washington si kampion i të drejtave
të njeriut, avokati për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe kongresmeni që
bëri aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në disa seanca dëgjimore
sponsorizuar nga DioGuardi, dhe shëmbjen e komunizimit në Shqipëri. BEQIR SINA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |