VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ULRIKE LUNAÇEK - DEKLARATA E BERISHËS PËR PASAPORTAT SHQIPTARE PËR KOSOVARËT KA KRIJUAR SHQETËSIM NË PARLAMENTIN EVROPIAN

E Martë, 02.12.2013, 06:41pm (GMT1)




Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek eshte shprehur sot se deklarata e kreut te qeverise, Sali Berisha per pajisjen me pasaporta shqiptare te shtetasve kosovare ka krijur shqetesim ne radhet e Parlamentit Europian.

"Rreth Sali Berishes, i cili deshiron t'u jape pasaporta shqiptareve te Kosoves...e di qe ka disa shqetesime ne Parlamentin Europian sepse e njejta gje po ndodh ne disa vende te tjera, si mes Rumanise dhe Moldavise. Pasaporta u jepen shtetasve te vendeve qe ndodhen afer e qe flasin te njejten gjuhe etj.. gjithashtu edhe per Shqiperine ka shqetesime. Une nuk merrem me Shqiperine ndaj s'mund t'ju them ekzaktesisht se kush po flet me Qeverine atje per kete çeshtje, por mund t'ju them vetem se ka shqetesime rreth kesaj çeshtjeje"- eshte shprehur Lunaçek.

Deklarata e Lunaçek u bë në Prishtinë, gjate kohes qe ajo prezantoi Rezolutën e për Kosovën te miratuar nga Parlamenti Evropian. 


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.