VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETERANËT E UÇK BOJKTOJNË INSTITUCIONET NË SHËNIMIN E PAVARËSISË
E Mërkurë, 02.13.2013, 09:17am (GMT1)




Prishtinë - Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, njoftojnë se tërhiqen nga Këshilli Organizues për shënimin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore Presidenca , Kuvendi, Qeveria dhe komunat.

"Mospjesëmarrjen në këto aktivitete e bëjmë pa dëshirën tonë por jemi të detyruar për shkak se institucionet e vendit, i anashkalojnë ata të cilët me mundin, sakrificën, gjymtyrët e jetët e tyre, janë më meritorët për shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatën e përbashkët të organizatave të luftës.

Më tej në komunikatën theksohet se ishte e paraparë që në marshin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me FSK-në të marshojnë edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por siç thuhet, "fatkeqësisht vendimi që në këtë marsh të mos marrin pjesë veteranët e UÇK-së, tregon servilizmin e institucioneve ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që UÇK-në e kanë halë në sy".

Shoqata e dala nga lufta thonë se kanë vendosur që Ditën e pavarësisë ta shënojnë ndaras nga ato të institucioneve.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.