VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDËRRIM UNAZASH TE VARRI I PRESIDENTIT
(14 dhjetori të mbetet dita e të dashuruarve shqiptarë dhe e bashkimit për jetë të re)
Nga AGIM GASHI

E Mërkurë, 02.13.2013, 12:30pm (GMT1)




Ditët e këtij dimri për dy të rinjtë e mërgatës shqiptare, do të jenë kujtim jo vetëm i jetës së tyre, por që kanë për të hyrë në historinë tonë si të rinjtë e parë që kurorëzuan dashurinë e tyre duke ndërruar unazat dhe lidhë fejesen te varri i Presidentit Historik dhe Arkitetktit të Pavarsisë Dr.Ibrahim Rugovës.

Këta janë dukagjinsja Valentina Tafilaj që jeton e punon në Zvicër, dhe Avni Syla nga Kosova Lindore e që punon dhe jeton në Francë. Propozimi ishte i Valentinës e cila dashurinë dhe simpatinë për rugovizmin e gatoi në familjen e saj e pikërisht nga babai i saj Sali Tafilaj i cili njihet si një aktivist i pandalshëm i çështjes kombëtare dhe i LDK-së.

Pasi kuptova se kjo kishte ndodhë më 14 dhjetor 2012 dhe se gëzimi im ishte me plot emocione kënaqësie, vendosa që t'u bëj propozim të rinjve shqiptarë, kudo që ndodhen, që aktin e bashkimit dhe kurorëzimit të dashurisë së tyre ta bëjnë te varri i Dr.Rugoves, sepse ma merr mendja se askund në botë s'do të ketë vend më ideal se të lidhet jeta e re, aty ku pushon njeriu i dashurisë dhe i lumturisë, njeriu i cili i fali jetë një kombi.

Pra, të dashur të rinj shqiptarë, Ju që lidheni me jetën e re, dashurinë e ardhmërisë, Ju që vendosni t'i ndërroni unazat e fejesës dhe jetës së re, bëjeni atje lart në Velani ku puhizat e arbërit freskojnë varrin e njeriut që i dha jetë Kosovë, që arkitektoi Pavarësinë tone, që ia rriti namin UÇK-së duke e mbrojtur edhe në Hagë...që e bëri Dardaninë shtet.

Pra, 14 dhjetori të mbetet Dita e të dashuruarve shqiptarë të cilët do të lidhin jetën, dashurinë e lumturinë!

Pra, gjestin e Valentinës dhe Avniut, ta bëjmë tradicionale e ku çdo vit më 14 dhjetor do të mblidheshin të rinjtë nga atdheu e diaspora e do t'i lidhin martesat e fejesat e tyre, do ta lidhin jetën e re.

Shpresojmë se këtë inisiativë e propozim timin dhe të dy të rinjve që u lidhën te varri i Dr.Rugovës, do ta përkrahë edhe familja Rugova dhe miqtë e rugovizmit si dhe LDK-ja, LDD-ja dhe të rinjtë e këtyre dy partive që kemi shpresë se do të bashkohen sa më shpejt për hir të kombit e atdheut!

Të rinjve shqiptarë u dëshiroj fat në jetë e dashuri!

Këtë urim ua përcjell edhe Valentinës dhe Avniut!

12.02.2013
Düren
"”



AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.