E Premte, 03.29.2024, 12:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Gazeta 55: A ka "bashkësia ndërkombëtare" opozitë në Kosovë?
E Hënë, 09.07.2009, 04:20pm (GMT+1)

 

Sado dhe sido kemi spekuluar dhjetë vjet me programet politike të administratës "pushtetkonsoliduese" të institucioneve të Kosovës, në asnjë aspekt dhe me asnjë argument që do të provohej faktikisht, nuk mund ta mohojmë faktin se UNMIK-u ka qenë pushtet ekzekutiv i Kosovës, që nuk ka qenë pushteti vendor. Këtë tashmë nuk e mohon askush. Nëse kjo tashmë është një aksiomë politike e pamohueshme, atëherë imponohet një pyetje shumë e thjeshtë: a ka pasur shteti i quajtur Unmik-istan opozitë vendore? Tragjikomedi, por jo! Shteti i huaj nuk ka pasur në Kosovë opozitë. Përkundrazi të gjitha strukturat politike të Kosovës në "orientimet" e tyre "diferente" politike janë pajtuar vetëm në një pike: në pranimin, mirënjohjen, falenderimin dhe himnizimin e punës destruktive akulturuese dehumanizuese të OKB-BE-së! Kemi thënë këtu në editorialet tona, disa herë, se partitë politike të Kosovës, jo vetëm që kanë dalë nga i njëjti burim "ideologjik", por edhe kur janë ndarë, ato të gjitha nuk kanë arritur të dallohen nga njëra-tjetra në saje të programeve dhe platformave politike, por kundërshtitë midis tyre, që i kemi quajtur opozitë-pozitë nuk kanë trajtuar probleme më të mëdha sesa ato që në median e instrumentalizuar nuk kanë arritur shkallë më të lartë sesa të lajm-informatave për korrupsionin dhe paaftësinë menaxhuese politike të opozitarëve vendorë, kosovarë. Pra një gazetar praktikant ka arritur ta shprehë krejt "dekoverzacionin" e partive pozitë-opozitë, e edhe sot, krejt këto dekoverzacione opozitare nuk e tejkalojnë nivelin e intrigave të bashkësive lokale politike që bëjnë njëra kundër tjetrës. Kështu, "pushteti ndërkombëtar" ka qenë komod, nuk ka pasur opozitë. Kështu, ekzekutori i politikës në Kosovë, "misionari" i OKB-BE-së, nuk ka pasur opozitë (dhe ndonjë grup alternativ që ende nuk është parti, por vetëm organizatë politike (që nuk mund të ketë status opozitari). Nëse një shtet ka arritur të ligjësohet (shteti i ligjit) deri në nivelin kushtetues, kjo nuk do të thotë se shtetet që kanë kushtetuta, apriori janë të mbrojtura nga paligjësitë dhe shkeljet e normave të demokracisë dhe vetëvendosjes, referendumeve dhe zgjedhjeve të liria, parime këto të demokracisë liberale. Kushtetuta e Kosovës, që gati një vit nuk po arrin ta bëjë ekzekutiv pushtetin e Kosovës, kështu që shteti i Kosovës përballë shtetit prezent të "misionit të huaj", nuk ka kurrfarë ekzekutivi, kështu pozita në Kosovë nuk është fare më e faktorshme në ekzekutimin e qeverisjes, sesa që është opozita jashtë pushtetit. Pra nuk ekziston modus vivendi për çka do të kishin kontradikta dhe dekoverzacione pozita dhe opozita e Kosovës. Por këto aktrojnë dhe improvizojnë sistemin demokratik të Kosovës, duke u opozicionuar kundër njëra-tjerës, vetëm e vetëm që të mos bëhen opozitë e vërtetë e shtetit ekzekutiv "ndërkombëtar" në Kosovë. Shteti ekzekutiv në Kosovë që quhet "Mision" (bashkë me "federatat" e tij në zyrat "ndërkombëtare" të "popujve" të "Evropës") haptas dhe zyrtarisht nuk e pranon shtetin e Kosovës, që do të thotë pushtetin, parlamentin, presidencën. Kjo do të thotë që nuk e pranon zyrtarisht as pozitën as opozitën shtetërore të shtetit të Kosovës, kështu që faktoriteti i opozitës dhe pozitës është i barabartë për nga funksioni politik dhe ekzekutiv, është barazi me zero. Për këtë arsye, pra, nuk ka opozitë BE-OKB dhe deklarimet verbale paushall që bën pozita kundër pikave të ndryshme antishtetërore, janë vetëm deklarime pa ekzekutivitet dhe pa fuqi të vendosjes ose refuzimit të organizatave që pa e pranuar shtetin tonë e qeverisin. Prandaj BE-OKB trillon opozitën në Kosovë, që kinse bëjnë politikë duke "problematizuar" zgjedhjet lokale, ose zgjedhjen e kuadrove në AKI ose FSK ose bordeve të ndryshme mediale dhe ekonomike në Kosovë, kur dihet se këta njerëz nuk i zgjedh as pozita as opozita, por shteti ndërkombëtar ekzekutiv, ai që po e shkel Kushtetutën e shtetit tonë të njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

...

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shqipëria shteti i 51të i AmerikësNga Nathan Thrall (09.06.2009)
Njeriu i Shekullit pse Ajnshtajni dhe jo HitleriNga Nancy Gibbs (09.05.2009)
Die Welt: Vështirësitë e Obamës (09.05.2009)
Daniel Server: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar (09.03.2009)
Jakup Krasniqi: Pas vizës nga BE, EULEXi e nënshkruan protokollin (09.03.2009)
Shqipëri: PD-LSI mbyllin marrëveshjen për qeverinë e re (09.03.2009)
Guardian: Kosova përsëri nuk është e qetëNga Anna Di Lellio (09.02.2009)
Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse (09.02.2009)
Roli i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore - Debate historike (09.02.2009)
Evropa e Lirë: 70 vjet nga fillimi i LDBsë (09.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]