Don Ndre Mjedja, At Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi...Para një "pallati"...!!
â—"Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane", -At Gjergj Fishta,
"Pika voeset".
â—"Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e
flakët që thithi me themele kulturën e Perëndimit dhe si njeriun që punoi më
gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri." Fan
S.Noli.
â—"Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore,
mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë
shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i
shkëlqyeshëm në vorfni", - dedikimi i veprës "Andrra e Prêtashit"
kushtue Luigj Gurakuqit nga At Anton Harapi.
â—Luigj Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulture te
gjere, reformatori, poeti, gjuhetari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer,
Burrë shteti me vision Europjano Perëndimor...
Fan S.Noli: "S'ka patur një tjetër udhëheqes, i cili...bashkonte rreth
vehtës së tij, katolikët e muhamedanët gegë"..." Ai ka qenë aq pak
regjionalist sa që kur lindi çeshtja kombëtare s'ka patur një gegë patriot, aq
të dashur midis toskëve sa Gurakuqi".
â—Prof. Radomir Nachtingall, në universitetin e Gratz-it e vlerson Luigj
Gurakuqin kështu: Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe,
në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në
stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e
leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu
më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Arësimi vazhdoi të mbetet,
siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në
parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore
dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të
qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat
themelore t'individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza
ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare.
â—Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga
Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
"Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës
Italjane.
Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)"
***
â—"Kur u vra Luigji kishte 360 liretat e fundit në xhep e këmishen e shkyeme..."
Gjon Kamsi
â—Luigj Gurakuqi thonte: "Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na
kanë marrë viset ma të çmueshme t'atdheut duke na lanë si një trup pa
kokë".
â— "Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e
donin të mbeteshin shqiptar."
â—At Anton Harapi e pyeti Luigj
Gurakuqin: Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie?
Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s'kishte qitë.
U kuq, i u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:
- "Padër Anton na skredituen (diskredituan) tepër keqas, na kanë deklarue
komunista n'opinionin publik t'Europës. Për Zotin, nuk due t'iku, por po ndeja
un këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe
fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m'vjen si trathtà ta
marr në qafë popullin e shkretë".
â—Porosi e Ramiz Alisë per monumentin e Vlonës, në vitin 1972: "Luigj Gurakuqi
nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë
njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!"...
â—Porosia
vazhdon edhe sot...
Melbourne, 2 Mars 2013.