E Enjte, 04.18.2024, 11:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Reportazh - SHOQATA 'ÇAMËRIA' KRIJON DEGË NË IZMIR
Shpëtim Idrizi takime edhe me deputetë me origjinë shqiptare në parlamentin turk

E Djelë, 03.03.2013, 09:36am (GMT+1)




Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi, gjatë viteve 1923-1924 kanë themeluar në Izmir, Shoqatën për Kulturë dhe Bashkim të të shpërngulurve shqiptarë si dhe degën e Shoqatës Çamëria. Në takimin ku merrnin pjesë qindra shqiptarë të Çamërisë të vendosur me banim në qytetin e Izmirit merrte pjesë edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi, Kryetari i Shoqatës "Çamëria", njëkohësisht zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, zoti Ardian Tana, ish kryetari i kësaj Shoqate, zoti Servet Mehmeti, si edhe deputeti i Partisë për Drejtësi të Turqisë, njëherazi dhe kryetar i shoqatës së parlamentarëve Turqi- Shqipëri, zoti Rifat Sait, me origjinë shqiptare nga Drenica e Kosovës. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e çamërisë takohen pas 90 vjetësh dhe kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, zakonet dhe kulturën. Ai theksoi se ky takim dhe krijimi i degës së shoqatës çamëria në një qytet si Izmiri në turqi , ku jetojnë mijra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre është një hap drejt bashkimit të shqiptarëve jo vetëm të çamërisë për të ruajrur vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar.

"Gjyshi im ja kaloi të drejtën babait tim, i cili ishte 2-vjeç kur erdhi në Shqipëri. Amanetin babai im ma ka kaluar mua bashkë me shokët e mi, e unë jam i bindur që të gjithë bashkë këtë amanet të fortë, këtë amanet që na i ka lënë zoti, këtë amanet mbi të cilin punohet e ndërtohet çdo ditë dhe që ka të bëjë me identitetin tonë, me të drejtat e njeriut, me mënyrën më paqësore që ne e shohim njëri-tjetrin do të jetë amaneti i bashkimit dhe jo përçarjes. Unë jam i bindur që me ndihmën e miqve tanë ne do të jemi qytetarë të një amaneti të realizuar. Së bashku me kryetarin e shoqatës "ÇAMËRIA", njëkohësisht edhe zv/ministër i arsimit të Shqipërisë , ne kemi qënë vazhdimisht aktiv edhe në parlamentin shqiptar të kërkojmë që kudo, ku janë shqiptarët të kemi mundësi ta ruajmë gjuhën tonë, ta njohim kulturën, traditën. Edhe ne shqiptarët e çamërisë kemi mbijetuar falë një kulture dhe tradite të lashtë, e cila tregon që ne jemi një popull me rrënjë dhe një popull me rrënjë jo vetëm që nuk mund të zhduket, por rritet në mënyrë progresive duke shkuar drejt të drejtës së tij. Edhe në parlamentin shqiptar ne po punojmë për çështjen e çamërisë. Ne kemi bërë gati një rezolutë ku parlamenti do të shprehet, për nevojën historike të munguar për të drejtat e shqiptarëve të çamërisë, por siç e thashë flamuri jonë janë të drejtat e njeriut dhe ne jemi gati të vendosemi në krah të cdo etnie, kombi, që mbron këtë flamur".

Hapja e degës së shoqatës "ÇAMËRIA", shiriti i së cilës është prerë nga kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi dhe deputeti i parlamentit të Turqisë, zoti Rifat Sait përbën një rëndësi të vecantë për komunitetin e shqiptarëve të shpërngulur nga çamëria, që jetojnë në Izmir, jo vetëm për lidhjen e ngushtë që do të kenë këtej e tutje më Shqipërinë, por edhe për ti ardhur në ndihmë të gjithë atyre, që kanë lindur në turqi e duan të mësojnë gjuhën shqipe, historinë dhe traditat e
Çamërisë.

Gjatë qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi u prit në një takim miqësor nga kryetari Partsië për Drejtësi në zonën e Karshiakës, ku jeton edhe komuniteti më i madh i shqiptarëve të çamërisë. Ai vlerësoi bashkëpunimin midis dy komuniteteve i cili ka një rëndësi të veçantë. Ndërsa zoti Idrizi theksoi se ky bashkëpunim ashtu siç është edhe midis dy popujve miq, turk edhe shqiptar është një mbështetje për shqiptarët e çamërisë, të cilët 90 vjet më parë u shpërngulën padrejtësisht nga trojet e tyre, por gjetën një atdhe të dytë në Turqi. (DIELLI)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË SHKUP GJENDJE E TENSIONUAR PAS SHPËRNDARJES SË PROTESUTESVE (Reportazh dhe fotogaleri nga INA) (03.02.2013)
NATË E TENSIONUAR DHE E FRIKSHME ISHTE MBRËMË NË SHKUP (03.02.2013)
JA PSE NUK ASHT ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI NË MONUMENTIN E PAVARSISË !..Nga FRITZ RADOVANI (03.02.2013)
Në prag të 7 Marsit, “Dita e Mësuesit"PUBLICISTIKA E PROF. SHEFIK OSMANIT, SIDOMOS ARSIMORE DHE PEDAGOGJIKENga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (03.02.2013)
PROTESTUESIT NDALOJNË PRISHJEN E PJESËS ARTISTIKE TË MURIT TË BERLINIT (03.01.2013)
SHQIPTARËVE ENDE IU MOHOHET SHTETËSIA E MAQEDONISË (03.01.2013)
ELIDA BUÇPAPAJ - VETVETJA NË POEZI DHE NË PËRJETËSIShënime për veprën poetike “Unë jam e përjetshme”, botoi OMSCA-1 në TiranëNga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2013)
EDI RAMA - ZËDHËNËSJA E PD LAURA VORPSI MË THA 'JE BURRË FISNIK' (03.01.2013)
PRONARI I LOKALIT NË DAJT - FRROKU KËNDOI ME KRYEPOLICËT, U UL NË KARRIGEN TIME, ERDHI PARA SHEFAVEFlet pronari i lokalit në Dajt: Ja e vërteta e drekës dy vjet më parë (03.01.2013)
NJË TAKIM I KËNDËSHËM ME POETIN DHE SHKRIMTARIN E NJOHUR VISAR ZHITINga HASAN KOSTRECI (02.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]