VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SË VEPRIMTARIT TAIP ZEKA
Në emër të Shoqatës kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Gjermani

E Hënë, 03.04.2013, 07:54am (GMT1)



Taip Zeka (15.04.1944 - 07.02.2013)

Me hidhërim e dhimbje mësuam për amëshimin e vëllait, prindit, familjarit Tuaj Taip Zeka. Në emër të Shoqatës kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Gjermani, ju shprehim ngushëllimet e çiltëtra gjithë Familjes të nderuar Zeka.

Taip Zeka, ish i burgosur politik, ishte një veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare. Familja Zeka, e njohur për qendresë e dinjitet, përballë pushtuesit serbo-sllav, vuajti përgjimin e UDB-së, përndjekjen, persekutimin, burgimin e deri ekzekutimin e vëllait Tuaj Kadri Zeka, Hero i Kosovës.

Jemi pjesëmarrës në dhimbjen Tuaj të madhe, për amshimin e njeriut Tuaj të shumëdashur - Taip Zeka.

Në emër të Shoqatës "Kadri Zeka"

Taxhidin Bakiu
kryetar
Xhafer Leci
kryetar nderi
Kirchheim-Teck, më 3 mars 2013


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.