VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
7 Marsi – Dita e Mësuesit SHKOLLA = UDHA E DITURISË ZEQIR LUSHAJ intervistoi mësuesin veteran SOKOL ZMAJLI (OSMAJ) E Hënë, 03.04.2013, 09:20am (GMT1)
Në vitin 1939, filloi Lufta e Dytë Botrore, që u bë shkak për ndërprerje të
studimeve në Elbasan. Tani, me erdhi rradha me qendrue në shtëpi, në fshAtin
tim Shkëlzen dhe me u marrë me bujqësi e blegtori, deri në vitin 1948.
PYETJE: Mbas një 10-vjeçari shkëputje, si u rikthyet prap në bangat e shkollës?
Në atë kohë zhvillohej luftë në Greqi. Shkodra ishte mbushur me popullsi greke,
të moshuar dhe të rinj e reja. Unë,
vendosa që, kursin ta kryej dhe në fund të dal me nota të mira. Në fund të
gjashtë-mujorit, u zhvilluan provimet me komision nga Ministria e Arsimit dhe e
Kulturës. Aty, lëndët mësimore ishin të shumta dhe me një program të ngjeshur
që të dalin mësues sa më të përgatitur profesionalisht. Në atë kurs mësuam pedagogji me prof Shaban Arrën. Mësuam metodat e dhënies e të kontrollit të mësimit, të punës praktike në shkollat e qytetit etj. Me 15 mars 1949, përfunduam kursin e provimet dhe menjeherë na doli emrimi si kuadro të arsimit. Unë, atë kohë, hapa shkollen verore në një zonë të thellë të rrethit të Tropojes, e të Nikaj-Merturit. Më caktuan në një fshat afër Salcës ku ishte ngrit një shkollë e re me tre klasa kolektive. Mendoni tani, se Unë isha shume i ri, dhe krejt i vetëm në atë zonë aq të thellë, në Palç. Aty e mbylla vitin shkollor 1949-1950 me rezultate të mira. Në atë kohë në zonat e thella e të largëta, shkollat ishin verore, dhe mbylleshin me 28 nëntor.
PYETJE: Sa vite punuat në zonën e thellë të Lekbibajve? Mbasi mbarova për tre vjet shërbimin e detyrueshem ushtarak në Tiranë, (për mungesë kuadri, u mobilizova vonë në ushtri), më caktuan në fshatin Luzhë. Me fillimin e punës në Luzhë, u largova nga mësimi në shkollat verore. Pas Luzhës, me doli transferimi në fshatin Kasaj, afër kufirit me Kosovën. Edhe këtu hapa një shkollë të re. (Pra, m'u bënë tre shkolla të reja, që i hapa Unë, si mësues i parë i tyre). E, mbas kësaj rruge e kohe të gjatë, u ndërtue shkolla e re në fshatin tim në Shkëlzen. Por, para kësaj ngjarje të gëzueshme për fshatin e për mua si mësues, isha disa kohë edhe në fshatin tjetër të largët të Rretheve të Gashit, në Myhejan. Në vitin 1961, me kërkesën time, më aprovuan bursën katër vite për të plotesuar arsimin përkatës. Se pari fillova në shkollën e Mesme, Gjimnazin e Punëtorëve, siç quhej at'herë, në Tiranë. Kisha përparim të mirë në mësime. Pastaj, u regjistrova në vitin e parë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, në fakultetin Kimi-Biologji-Gjeografi, me drejtor Mihal Priftin. Në vitin 1965 u diplomova aty, me nota të mira.
PYETJE: Tani, si mësues me arsim të lartë, ç'fat ju ndoqi në jetë?
Në këtë periudhë kam ushtruar edhe detyra shoqrore. Në tri legjislatura kam
qenë i zgjedhur sekretar i Keshillit popullor të fshatit Shkëlzen. Po ashtu kam drejtue
organizatën profesionale të mësuesve të krahinës së Tropojës (Vjetër). PYETJE: Dolët në pension, por siç dijmë, keni punuar edhe shumë vite të tjera... ZEQIR LUSHAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |