E Enjte, 03.28.2024, 10:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAQEDONI - GJENDJA DREJT PËRSHKALLËZIMIT, FAJTORE POLITIKA

E Hënë, 03.04.2013, 03:10pm (GMT+1)



Gjendja në Maqedoni mund të përshkallëzohet nëse qeveria, partitë politike dhe faktorët tjerë relevant në shtet nuk ndërmarrin masa urgjente për t'i dhënë fund skenarëve të ndryshëm që po shkaktojnë incidentet ndëretnike.

Kështu vlerësojnë njohësit e marrëdhënieve ndëretnike duke komentuar ngjarjet e fundit në Shkup, që eskaluan në përleshje mes protestuesve dhe policisë.

Profesori Hasan Jashari nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë thotë se protesta e ditës së shtunë nuk ishte në funksion të mbështetjes për ministrinë e mbrojtjes, Talat Xhaferi, i cili, ishte në shënjestër të protestuesve maqedonas, por, si reagim ndaj dhunës së ushtruar ndaj të rinjve shqiptar gjatë protestave të maqedonasve.

Ai thotë se heshtja ndaj ngjarjeve të ditës së premte edhe njëherë lënë për të dyshuar se protestuesit janë të orkestruar nga pushteti dhe kjo mund të përshkallëzojë situatën.

"Rreziqet janë reale, është një situatë e vështirë, e cila, nuk do të kalojë lehtë pasi ka dy vite që ndodhin këto incidente ndërsa tani ka edhe një tendencë shumë të keqe nga partitë shqiptare që këto ti ndërlidhin me emërimin e Talat Xhaferit për Ministër të Mbrojtjes, gjë që nuk është e vërtetë".

"Ky është vetëm një pretekst i vogël pasi prej kur ka nisur incidentet nëpër autobusët nuk është dënuar asnjë njeri dhe logjikisht rrjedh se këta janë njerëz të pushtetit pasi askush deri më tani nuk është dënuar", thotë Jashari.

Nga ana tjetër, analistja Mirjana Malevska thotë se situata e ditëve të fundit është pasojë e krizës politike.

"‹"‹
Ajo thotë se partitë gjithmonë kur ndodhen para zgjidhjeve politike, iniciojnë incidente për të tërhequr vëmendjen e opinionit.

Veprimet e këtilla, thotë Malevska, bartin rreziqe të mëdha, andaj partitë duhet njëherë e përgjithmonë të heqin dorë nga praktikat e këtilla të rrezikshme për të ardhmen e vendit.

"Edhe më parë kam thënë se kriza e thellë politike te ne do të transferohet në planin ndëretnik, e cila edhe ndodhi këtyre ditëve pasi ata që udhëheqin partitë dhe shtetin nuk dinë të zgjidhin problemet reale dhe të mbajnë llogari për ndjenjat e të tjerëve", thotë Malevska.

"Në një shoqëri siç është Maqedonia, kjo nuk guxon të ndodhë, pasi kriza politike mund të shndërrohet në krizë ndëretnike dhe të dalë nga kontrolli me pasoja të rënda për të gjithë. Mendoj se të gjithë ne, e në veçanti ata që janë përgjegjës për situatën, nuk duhet të tolerojnë që dikush të ndjehet i fyer, i pabarabartë, e kështu me radhë, pasi kjo nuk është e mirë për stabilitetin e shtetit dhe një jetë më të mirë. Zgjidhje tjetër nuk ka", shton ajo.

Ndërkohë, Hasan Jashari kërkon veprim më të përgjegjshëm nga partitë politike shqiptare që të lënë anash interesat personale dhe të grupeve të caktuara.

"Ato po luajnë lojën e tyre, atyre më tepër u intereson se kush do të bëhet prefekt, kush do të bëhet këshilltar, kush do të bëhet ministër. Ata janë jashtë loje dhe këtu lojtar kryesor gjithë kësaj situate është partia VMRO-DPMNE. Kjo është një tragjedi duke marr parasysh se edhe ashtu të rinjtë shqiptar po shpërngulen, po ikin jashtë dhe kjo ndoshta është një motiv që të përshpejtohet ky proces", thotë Hasan Jashari.

Lidhur me incidentet e të premtes dhe të shtunës, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj 19 personave janë ngritur padi penale. Gjatë incidenteve janë lënduar 13 protestues dhe po aq pjesëtarë të policisë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOKUMENT - MISS KORÇA 1931 (03.04.2013)
7 Marsi – Dita e MësuesitSHKOLLA = UDHA E DITURISËZEQIR LUSHAJ intervistoi mësuesin veteran SOKOL ZMAJLI (OSMAJ) (03.04.2013)
KANGA E FUNDITNga AGIM GASHI (03.04.2013)
TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SË VEPRIMTARIT TAIP ZEKANë emër të Shoqatës kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Gjermani (03.04.2013)
ALFRED MIRASH MILOTI MERR PJESË NË EKSPOZITËN E FIRENCES ME SKULPTURËN E FAMSHME 'PASAPORTË' (03.03.2013)
VEZIR ADEMAJ - NGA MËRGIMI KRUSHK LIRIE PËR KOSOVËNë shenjë respekti dhe përkujtimi në përvjetorin e 5-të të Pavarësisë së KosovësNga SHKUMBIN TETAJ (03.03.2013)
Reportazh - SHOQATA 'ÇAMËRIA' KRIJON DEGË NË IZMIRShpëtim Idrizi takime edhe me deputetë me origjinë shqiptare në parlamentin turk (03.03.2013)
NË SHKUP GJENDJE E TENSIONUAR PAS SHPËRNDARJES SË PROTESUTESVE (Reportazh dhe fotogaleri nga INA) (03.02.2013)
NATË E TENSIONUAR DHE E FRIKSHME ISHTE MBRËMË NË SHKUP (03.02.2013)
JA PSE NUK ASHT ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI NË MONUMENTIN E PAVARSISË !..Nga FRITZ RADOVANI (03.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]