E Martë, 04.23.2024, 09:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BAJRAM REXHEPI - MUP DHE BIA AKTIVE NË VERI
Mund të jenë edhe 1000

E Hënë, 03.04.2013, 04:11pm (GMT+1)



Mund të jenë edhe 1,000.

Por, në fakt, autoritetet kosovare nuk e dinë saktësisht numrin e forcave që Serbia ka sistemuar brenda strukturave të veta të sigurisë në veri të Kosovës, që Prishtina i quan si struktura ilegale.

Por çka dinë saktë institucionet në Prishtinë, është se shërbimet e inteligjencës policore dhe ushtarake serbe, ka argatët e vetë matanë Ibrit. Ka policë dhe ish-policë të MUP-it.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha për Radion Evropa e Lirë, se shtrirja e institucioneve serbe të sigurisë në veri, është e evidentuar.

"Në numër është shumë vështirë të dihet numri. Por në shumicën e rasteve, është llogaritur se janë diku rreth 200 deri në 400. Ky numër ka variruar varësisht nga situata. Këto janë struktura të MUP-it. Kurse për strukturat e BIA-së nuk kemi ndonjë informacion".

"Ndërsa të Mbrojtjes Civile, llogaritet diku që mund të jenë rreth 500-600, se aty përfshihen edhe zjarrfikësit, edhe përpara mbrojtja territoriale-siç e kanë quajtur-kanë funksionuar të gjithën nën petkun e Mbrojtjes Civile," numëroi ministri.

Ai sqaroi se Serbia ka struktura të shtrira në veri që vijnë nga aradhet e policisë, dhe ish-pjesëtarët e MUP-it.

Detaj tjetër, sipas ministrit Rexhepi, është se disa prej këtyre policëve të Serbisë janë qytetarë të Kosovës, por ka edhe nga Serbia.

Beogradi zyrtar, në veri ka funksionale edhe Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës-BIA, por jo vetëm kaq siç shpjegon ministri.

"Kanë edhe një formacion të inteligjencës ushtarake. Dhe si struktura ilegale të cilat kamuflohen nën petkun e veprimeve emergjente, ose të mbrojtjes civile, janë ish-strukturat qoftë ushtarake të formacionit, që nën petkun e zjarrfikësve ose reagimeve emergjente, kanë pretendime edhe ata që në situata të caktuara të jenë të armatosur dhe të veprojnë," shpjegoi Rexhepi.

Kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq janë duke tentuar që të gjejnë një zgjidhje në Bruksel për zhbërjen e strukturave që Serbia ka në veri të Kosovës. Ose të paktën përfshirjen e këtyre nëpunësve në strukturat kosovare të sigurisë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati tha se negociatat për këtë problem, po bënë që këto formacione në terren të shtojnë veprimet kriminale.

"Ato janë struktura kriminale, të cilat thjesht po e vlerësojnë se ju ka ardhur fundi. Edhe janë të interesuara të bëjnë çrregullime maksimale, për të mundur edhe më tutje eventualisht të mbijetojmë. Janë struktura të cilave nuk ju konvenon qetësia, nuk ju konvenon paqja. Prandaj, ata bëjnë krejt çka është e mundur që të krijojnë probleme, e të krijojnë destabilizim. Por sigurisht se nuk do t'ia dalin", tha ai.

Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, thotë se nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i ka informacione që e konfirmojnë praninë e të paktën tri formacioneve të sigurisë që Serbia ka në veri të lumit Ibër.

Por sqaron se nuk është kompetent për t'i numëruar ato.

Në ndërkohë, Prishtina zyrtare ka bërë gati një plan për periudhën transitore, që pritet të pasojë me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për zhbërjen e institucioneve që Serbia ka në veri.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI - GJENDJA DREJT PËRSHKALLËZIMIT, FAJTORE POLITIKA (03.04.2013)
DOKUMENT - MISS KORÇA 1931 (03.04.2013)
7 Marsi – Dita e MësuesitSHKOLLA = UDHA E DITURISËZEQIR LUSHAJ intervistoi mësuesin veteran SOKOL ZMAJLI (OSMAJ) (03.04.2013)
KANGA E FUNDITNga AGIM GASHI (03.04.2013)
TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SË VEPRIMTARIT TAIP ZEKANë emër të Shoqatës kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Gjermani (03.04.2013)
ALFRED MIRASH MILOTI MERR PJESË NË EKSPOZITËN E FIRENCES ME SKULPTURËN E FAMSHME 'PASAPORTË' (03.03.2013)
VEZIR ADEMAJ - NGA MËRGIMI KRUSHK LIRIE PËR KOSOVËNë shenjë respekti dhe përkujtimi në përvjetorin e 5-të të Pavarësisë së KosovësNga SHKUMBIN TETAJ (03.03.2013)
Reportazh - SHOQATA 'ÇAMËRIA' KRIJON DEGË NË IZMIRShpëtim Idrizi takime edhe me deputetë me origjinë shqiptare në parlamentin turk (03.03.2013)
NË SHKUP GJENDJE E TENSIONUAR PAS SHPËRNDARJES SË PROTESUTESVE (Reportazh dhe fotogaleri nga INA) (03.02.2013)
NATË E TENSIONUAR DHE E FRIKSHME ISHTE MBRËMË NË SHKUP (03.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]