E Enjte, 03.28.2024, 09:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Grushti i shtetit i të majtëve në BE

Nga Derk Jan Eppink


E Enjte, 09.10.2009, 07:48am (GMT+1)

 

José Manuel Barroso po lufton për mbijetesën e tij politike. Parlamenti Evropian mund t'i shuajë shpresat e tij për rizgjedhjen president i Komisionit Evropian - nëse i del e tija Guy Verhofstadt, kreut të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve Evropianë (ALDE), një grup partish pro biznes. Guy Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës, i dërgoi një letër zotit Barroso duke i premtuar përkrahje me pesë kushte, shumicën e të cilave zoti Barroso nuk mund t'i përmbushë.

 

Kërkesa më e habitshme e tij është që financimi i Bashkimit Evropian të bazohet "më së shumti në burime të tij të pavarura". Ky është një kod i BE për taksë evropiane. Presidenti i ALDE-s përdor gjuhë të koduar për të fshehur axhendën e tij, pasi anëtarët e grupit të tij, sidomos holandezët dhe gjermanët, janë normalisht kundër idesë për taksë evropiane. Për momentin, megjithatë, ata nuk pëlqejnë të flasin kundër presidentit të tyre të zemëruar. Heshtja duket më e mirë. Në librin "Një epokë e re perandorish", botuar në fillim të vitit, zoti Verhofstadt shkruan: "Bashkimi Evropian duhet të financohet me burimet e veta, për shembull, taksa evropiane." Buxhetin e tanishëm vjetor të BE, 133 miliardë euro, ai e konsideron "një shumë të pakonsiderueshme". Buxheti duhet të jetë "njëzet herë më i madh" për të krijuar bazën për "Shtetet e Bashkuara të Evropës". Parlamenti Evropian do të përcaktojë nivelin e taksave evropiane "në emër të qytetarëve të BE."

 

Sikur kaq s'mjafton, zoti Verhofstadt kërkon nga Barroso edhe një "plan ambicioz për ripërtëritjen e BE". Sa ambicioz? Në librin e tij më të fundit, "Rrugëdalja nga kriza", zoti Verhofstadt propozon që BE duhet të emetojë eurobono në masën e 1 trilion eurove.. Ideja është që Banka Evropiane e Investimeve mund t'i përdorë paratë për të financuar "projekte investimesh". Buxheti i BIE për këtë vit është 70 miliardë euro, me një rritje tashmë 40 për qind nga viti i kaluar. Ka mundësi që banka mund të mos ketë as burimet për të menaxhuar shpërthimin që garantoi deficitin publik që mbron zoti Verhofstadt. Natyrisht, presidenti i KE dhe shumica e qeverive të Evropës nuk do ta përkrahnin kurrë një tmerr të tillë keynesian, i cili do të fuste në borxhe disa breza evropianësh. I gjori Barroso nuk e kalon dot as këtë test stresues të zotit Verhofstadt.

Presidenti i ALDE-s duket i vendosur për të minuar kandidaturën e zotit Barroso - një vendosmëri që pjesërisht mund të shpjegohet me hasmërinë që ekziston mes tyre. Zoti Barroso në 2004 - asokohe kryeministër i Portugalisë - shkatërroi kandidaturën e zotit Verhofstadt për president i KE.

 

Por ky është më shumë se një sherr personal. Më së pari është përplasje ideologjish. Zoti Verhofstadt, megjithëse është lider i një grupi kryesisht pro tregut të lirë, do që të krijojë një shumicë të qendrës së majtë në Parlamentin Evropian, e cila do t'i shërbejë për planet e tij federaliste. Në lojën e tij taktike, presidenti i ALDE-s e përjashton qëllimisht grupin e formuar së fundmi të Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropianë (KRE), ku përfshihen mes të tjerëve konservatorët britanikë dhe Partia për Ligj dhe Drejtësi e Polonisë. Ai i demonizon ata si "anti-evropianë dhe mosbesues", megjithëse ata mbrojnë të njëjtat pikëpamje pro tregut dhe biznesit si partitë e mëdha të ALDE-s. Megjithatë, për zotin Verhofstadt ata janë pariahs. Kjo ndodh, për shkak se zoti Verhofstadt është për "Shtetet e Bashkuara të Evropës", ndërsa KRE synon një "Evropë të Bashkuar të Shteteve". Për konservatorët dhe reformistët evropianë, shtetet janë në thelb të "Evropës së Bashkuar", një Evropë që shtrin instrumentet politike për të përhapur prosperitet në gjithë kontinentin dhe të zgjidhë problemet kalimit të kufijve pa braktisur identitetet kombëtare dhe sovranitetin.

 

Zoti Verhofstadt, nga ana tjetër, do që ta kthejë BE në një entitet që në fund do t'i fshijë shtetet kombe brenda saj. "Unë nuk besoj në identitet kombëtar. Është një koncept i imponuar", - tha zoti Verhofstadt në një debat në mars.

 

Megjithatë, qytetarët e BE nuk duan që të zhduken identitetet e tyre kombëtare. Gjatë zgjedhjeve të qershorit për KE, ata përkrahën partitë që janë kundër vizionit federalist. Duke e shtyrë parlamentin drejt të majtës, zoti Verhofstadt e harron verdiktin e votuesve. Ishte pikërisht kjo arrogancë jodemokratike që i nxiti pakënaqësinë e votuesve për utopinë e majtë për "Shtetet e Bashkuara të Evropës.

 

Grupi ALDE mban baraspeshën mes socialistëve dhe të gjelbërve nga njëra anë dhe kristiandemokratëve evropianë dhe KRE në anën tjetër. Manovrat e zotit Verhofstadt janë përça e sundo atë që do të ishte koalicion i qendrës së djathtë të kristiandemokratëve, KRE dhe ALDE-s. Këto tri grupe kanë të përbashkëta shumë çështje që do të jenë të rëndësishme në axhendën e muajve të ardhshëm - ligjet financiare, politikat energjitike, tregtia e lirë dhe emigracioni - dhe kjo të shtyn të parashikosh që ata ta kundërshtojnë axhendën federaliste të Verhofstadt.

 

Duke përjashtuar KRE dhe duke e rreshtuar grupin e tij majtas, zoti Verhofstadt sjell në radhët e para socialistët evropianë, të cilët humbën zgjedhjet evropiane. Kjo do t'u mundësonte atyre mbirregullimin e fondeve të përcaktuara (mbirregullimin e hedge fund-ve), të drejtës së autorit dhe të kundërshtojnë politikat pro biznes. Me dobësimin e shumicës së qendrës së djathtë, disa nga kristiandemokratët e prirur për konsensus mund të tundohen të votojnë me të majtët për të shmangur krizat parlamentare. Por duke vepruar kështu, ata mund të dalin kundër dëshirës së votuesve të tyre.

 

Këtu nuk rrezikohet vetëm karriera e zotit Barroso, por edhe parimet themelore demokratike.

--

Autori është anëtar i Parlamentit Evropian i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Liri Berisha nderohet me çmimin Gruaja e Vitit (09.09.2009)
RTK: Ambasada e SHBA dhe USAID inspektojnë projektet në mjediset serbe të Kosovës (09.09.2009)
Parqet kombëtare të Amerikës: "Great Smoky Mountains" (09.09.2009)
Obama nxit fëmijët t'i venë mend shkollës (09.09.2009)
Xhuda: Kosova nuk mund ta pengojë marrëveshjen (09.08.2009)
Gazeta 55: A ka "bashkësia ndërkombëtare" opozitë në Kosovë? (09.07.2009)
Shqipëria shteti i 51të i AmerikësNga Nathan Thrall (09.06.2009)
Njeriu i Shekullit pse Ajnshtajni dhe jo HitleriNga Nancy Gibbs (09.05.2009)
Die Welt: Vështirësitë e Obamës (09.05.2009)
Daniel Server: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar (09.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]