VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NISI MANIFESTIMI EPOPEJA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
E Martë, 03.05.2013, 03:27pm (GMT1)




Prishtinë, 5 mars Sot në Prishtinë në kazermën "Adem Jashari" ka filluar shënimi i Epopesë së UÇK-së.

Fillimin e shënimit ë Epopesë së UÇK së, pas intonimit të himnit të Kosovës dhe atij kombëtar, e bënë udhëheqësit më të lartë të vendit: kryetarja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi me ministrat Hajredin Kuçi e Agim Çeku.

Udhëheqësit e vendit me këtë rast vunë kurora pranë lapidarit për ushtarët e rënë të UÇK-së. Pastaj të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

15 vjet më parë, Adem Jashari dhe familja e tij u rrethuan nga forca të shumta policore serbe. Si pasojë, komandanti bashkë me 54 familjarë, përfshirë gra e fëmijë, mbetën të vrarë, tha ai.

Epopeja e UÇK-së është një organizim mbarëpopullor që zhvillohet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, si dhe Rifat Jashari. Gjenerali Kadri Kastrati bëri publike edhe dekoratat me të cilat u stolisën disa nga eprorët e FSK-së.

Në kazermën e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë u zhvillua një ceremoni ushtarake e FSK-së e shoqëruar me një program kulturor dhe artistik.

Më 6 mars do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit Jashari dhe varrezave të familjes së tij në kompleksin memorial në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

Më pas, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Në ditën e tretë, më 7 mars, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj do të mbahet manifestimi "Nata e Zjarreve", ku do të ndizen pishtarë dhe do të mbahet një program kulturor-artistik.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.