VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PESËMBËDHJETË VJET KUJTESË E KRENARI - PËR ADEM JASHARIN DHE JASHARAJT Nga AGIM GASHI E Martë, 03.05.2013, 07:48pm (GMT1)
Dihet mirëfilli se familja Jashari nga Prekazi ka hyrë në analet e historisë
sonë kombtare. Jasharajt jane krenaria e jone kombëtare. Por është krenari kombëtare
kur përmendet emri i familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Gjaku i
derdhur i familjes Jasharaj, si dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e
Kosovës, nuk do të harrohet kurrë.
Breza të tërë që vijnë pas nesh do të kenë mundësi të mësojnë për heroizmin e
thellë dhe luftën heroikeqë bënë Jasharajt për çlirimin definitiv të Kosovës.
Sot,të gjithë ata që ranë në alltarin e lirisë kanë hyrë në historinë tonë
kombëtare. Jasharajt janë ata që shkrepën pushkën e parë për lirinë e Kosovës.
Andaj Jasharajt janë krenaria e shtetit të Kosovës, dhe si të tillë, ata u
takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, pa marre parasysh se cilit
subjekt politik i takojnë, e që për synim kanë demokracinë dhe lirinë
definitive të Kosovës. Prandaj, sot në pesmbdhjetvjetorin e rënies së
Komandantit legjendar Adem Jashari, kryevepra dhe idealet e Komandantit
Legjendar Adem Jasharit ka hyrë në faqet më të ndritshme të historisë sonë më
të re. Populli shqiptar i Kosovës e ka obligim të bëjë çdo gjë për familjen
Jasharaj, sepse Jasharajt me veprën e tyre shkuan në pavdekësi. Jasharajt
luftuan me plot zemër për çlirimin e Kosovës nga thundrra serbe.Emri i tyre sot
dëgjohet kudo. Jasharajt nuk jane vetëm, ata sot pranë i kane të gjithë
shqiptarët kudo që gjenden, andaj edhe neve këtu. Jasharaj jane krenaria e
kombit tonë.
Lufta heroike e Jasharajve pesmbdhjetë vite më parë bëri kthesa të mëdha në
historinë e shqiptarëve të Kosovës. U flijuan 22 antarë të familjes për Kosovën
e lirë dhe të pavaruar. Komandant Adem Jashari nuk ka vdekur, ai është gjallë.
Eshtë gjallë, sepse i vuri themelet e para një Ushtrie Çlirimtare të Kosovës,
ndërsa UÇK-ja së bashku me Adem Jasharin dhe popullin shqiptar janë në të
gjitha pjesët e Kosovës. Sot të gjithë shqiptarët e Kosovës përkulen para
veprës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Qëllimi dhe ideali i
vetëm i Komandanti Legjendar Adem Jasharit ishte Kosova e lirë, demokratike dhe
e pa varur dhe që shqiptarët gjithmonë të jenë të bashkuar dhe të gjithë të
flasin me një gjuhë të përbashket. Pra, për veprën dhe heroizmin e madh të
familjes Jasharaj sot dinë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Shqiptarët e
Kosovës asnjëherë nuk i lënë vetëm Jasharajt. Në familjen Jasharaj, por edhe në
të gjitha familjet shqiptare, dhashtë zoti e të lindin fëmijë si Ademi e Hamza,
si xha Shabani e shumë e shumë trima e trimëresha të Kosovës, që dhanë jetën
për lirinë e Kosovës.
Pesmbdhjetë vjet më parë, nga forca të egra, ishte sulmuar atëbotë për të satën
herë shtëpia e Komandantit tonë Legjendar Adem Jasharit. Atëbotë Shaban
Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari i treguan okupatorit serb se shqiptarët e
Kosovës do ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre deri në fund.
Dhe ja tash, pesmbdhjtë vjet pas, e tërë Kosova e kujton këtë ditë të lavdishme
të epopesë së UÇK-së, pasi që Jasharajt qendronin në krye të saj. Jasharajt
ishin unikë dhe të vendosur se shpejtë do të vijë dita e çlirimit definitiv të
Kosovës. Dhe, ajo sot është e lirë dhe e pavarur. Sot, familja Jashari nuk i ka
22 antarët e saj të familjes që ranë për lirinë e Kosovës, por ka
atdhedashurinë dhe krenarinë e saj kombëtare për Kosovën shtet të pavarur,
sepse, ata dhane bijt e bijat e tyre më të mirë për këtë ditë e mbi të gjitha
për Kosovën e pavarur.Jasharajt sot kanë vend nderi në historinë tonë
kombëtare. Emri i tyre sot përmendet në tërë botën. Vepra dhe ideali i
Jasharajve sot është udherrëfim për të gjithë ata që e duan Republikën e
Kosovës dhe lirinë e saj.
Pikrisht pesmbdhjetë vjet më parë forcat e okuparorit serb të armatosura deri
në dhëmbë e kishin rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit me te vetmin qëllim që
ta shfarosnin familjen Jasharaj. Mirëpo djemt e Shabanit: Ademi e Hamza dhe
antarët e familjes Jashari nuk e lëshuan dot vatrën e tyre shekullore. Eshtë
Adem Jashari që me bijt e bijat më të mira të këtij populli formoi Ushtrine
Çlirimtare të Kosovës, forcë ushtarake kjo që ia ktheu pushkën okuparorit
qindvjeqar serb. Familja Jashari sakrifikoi gjithçka për Kosovën e lirë dhe të
pavarur. Kjo familje i dha 22 anëtarë për këtë tokë të shenjtë që tashmë është
e lirë dhe mëton nga realizimi i plotë i pavarsisë së Kosovës. Sot familja
Jashari është krenari e kombit shqiptar dhe e Republikës së Kosovës. Sot
Jasharajt janë emër që dëgjohet e rrespektohet gjithëkund, aty ku flitet e
punohet shqip. Prekazi legjendar dhe Kosova e lirë sot mburren me heroizmin e
thellë që tregoi familja Jashari në luftën kundër okupatorit serb që gjithmonë
ishte e sigurt se një ditë të afërme do të vijë liria e jonë e shumëpritur.
Familja Jashari nuk është asnjëherë vetëm. Atë e vizitojnë sot shqiptarët anë e
kënd botës. Jasharajt janë kapitull në vete në historinë tonë më të re.
Jasharajt rrespsektohen kudo dhe rrespektohen kurdo. Ata janë prap aty, ne
Prekaz. Aty ku filloi pushka e pare për lirinë e Kosovës. Aty ku Adem Jashari
shkrepi plumbat e parë për pavarsine dhe lirinë e Kosovës. Sot në Prekazin
legjendar, në Prekazin e mbuluar me kurora lulesh në dheun e lirë të Kosovës
Republikë, Trupi i pa jetë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit prehet i qetë
së bashku me trupin e pajetë të babait të tij Shabanit, vëllait Hamzës, fëmijve
të tij, të shoqës, të kusherinjëve, të mbesave e nipave. Mirpo Jasharajt nuk
janë vetëm. Ata kanë për rreth të gjithë shqiptarët e trojeve tona. Ata janë
gjallë. Pavarësia ua ndriti Nurin. AGIM GASHI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |