VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Marsi është Muaji i Historisë së Grave
SOT NE NDEROJMË MUSINE KOKALARIN - SHKRIMTAREN E PARË SHQIPTARE

E Mërkurë, 03.06.2013, 04:31pm (GMT1)



Marsi është Muaji i Historisë së Grave. Përgjatë gjithë këtij muaji, ne do të flasim për gra të shquara dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë.
Sot ne nderojmë Musine Kokalarin Shkrimtaren e parë Shqiptare

Musine Kokalari u lind më 10 shkurt 1917, në Adana të Turqisë jugore, në një familje patriotike dhe politikisht aktive nga Gjirokastra. Ajo u kthye në Shqipëri me familjen e saj në vitin 1920. Kokalari ishte shkrimtarja e parë femër Shqipëtare. Në Tiranën e vitit 1941, në moshën njëzet e katër vjeçare, ajo kishte botuar një përmbledhje prej 80-faqesh të dhjetë tregimeve rinore në dialektin e saj amtar Gjirokastrit, të titulluar "Siç më thotë nënua plakë". Ky koleksion historik, i frymëzuar fuqishëm nga folklori tosk dhe nga përpjekjet e përditshme të grave Gjirokastrite, mendohet të jetë vepra e parë letrare e shkruar dhe botuar ndonjëherë nga një femër në Shqipëri.

Pas një përfshirje të shkurtër në politikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u përndoq nga regjimi komunist në Shqipëri, dhe nuk u lejua të shkruajë më. Musine Kokalari vdiq në varfëri dhe izolim të plotë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.