VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vendet e ishJugosllavisë arrijnë marrëveshje për borxhin klering të Shqipërisë
E Enjte, 09.10.2009, 02:21pm (GMT1)

 

Lubjanë, 10 shtator - Vendet e ish-Jugosllavisë i kanë dhënë fund negociatave dyditore në Tiranë, me arritjen e një marëveshjeje parimore për borxhin kliring të Shqipërisë ndaj ish-Jugosllavisë në një shumë prej 20.7 milionë dollarësh. Përfaqësuesi slloven për suksesion Rudolf Gabrovec citohet të ketë deklauar se marrëveshja e arritur parimore për borxhin e Shqipërisë përfshin kursin një me një ndërmjet kliringut dhe dollarit amerikan. Pritet që të gjiha palët të miratojnë memorandumin deri në fund të tetorit, pas të cilit pason marrëveshja mes çdo suksesori individualisht dhe Shqipërisë. Nga borxhi i Shqipërisë, Sllovenia llogarit të marrë 3.3 milionë dollarë nga gjithsej 20,768 milionë dollarë.QIK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.