VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kamila Nuamah e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në Shqipëri
E Enjte, 09.10.2009, 02:26pm (GMT1)

 

 

Raporti i përvitshëm i Bankës Botërore i cili merr në shqyrtim 183 vende të botës analizon rregulloret që zbatohen për bizneset e një ekonomie gjatë ciklit të tyre të jetës duke u mbështetur në 10 fusha të ndryshme, që nga hapja e një biznesi, marrja e lejeve të ndërtimit, punësimi regjistrimi i pronës, marrja e kredive mbrojtja e investitorëve e deri te mbyllja e biznesit. Shqipëria vitin e kaluar bëri një kapërcim të madh nga vendi i 135 në vendin e 86. Këtë vit siç shpjegon drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Shqipëria ka patur një përmirësim të lehtë: "Këtë vit nga 183 vende, shqipëria renditet në vend të 82. Një përmirësim i vogël nga viti i kaluar, krahasuar me vendet e tjera. Renditja e vitit të kaluar është rishikuar dhe Shqipëria ka kaluar nga e 86 në të 82. Kjo e vë Shqipërinë në mes të vendeve të rajonit, pas Maqedonisë dhe Malit të Zi, shuma afër Serbisë dhe përpara Bosnjes dhe Kosovës".

 

Por cilat kanë qenë fushat ku Shqipëria ka bërë përparime? "Janë dy fusha që patën përmirësim të dukshme dhe që kanë ndikuar renditjen e këtij viti dhe një fushë e cila nuk pati ndikim për shkak të metodologjisë shpjegon zonja Nuamah - E para Shqipëria vazhdoi të ecë drejt lehtësimit të rrugëve përmes së cilavebiznesi i vogël mund të nisë aktivitetin e tyre. Kjo reflekton një zbatueshmëri të përmirësuar të refomave që nisën dy vjet me parë me hapjen e qendrës kombëtare të regjistrimit, pra vazhdimi i reformave atje ka patur ndikim në përvojat konkrete të këtyre firmave, pra për shembull është ulur kapitali minimal për fillimin e punës, është lehtësuar procedurat e regjistrimit eshtë hequr kërkesa së detyrueshme për anëtarësimin në dhomën e tregtisë. Po ashtu në tregtinë me jashtë ka patur përmirësime të vogla, kjo ka të bëjë me zbatimin e sistemeve të mira informatike për doganat, si sitemi Asycuda si dhe vendosja e skanerave në disa pikat kufitare që lehtësojnë kalimin e shpejtë të ngarkesave të mallrave".

 

Raporti i Bankës Boterore nuk përfshin megjithatë të gjithë gamën e problemeve që do të nxirrnin një pasqyrë të plot të klimes së biznesit. Kështu ai nuk merr në analizë sigurinë, stabuilitetin makroekonomik, korrupsionin, nivelin e aftësive apor forcën e sistemeve financiare. Një pjesë e mirë e raportit matet në matjet mbi kuadrin ligjor dhe jo aq në zbatimin e tij që mbetet një problem i cili ngre krye gjithnjë per Shqiperine: 

"Unë mendoj se Shqipëria është treguar e zonja në rishikimin e rregullave dhe kuadrit ligjor dhe po e bën këtë edhe duke u këshilluar me bizneset, edhe pse ka vend për përmirësim. Por zbatimi ashtu si dhe në vendet e tjera në zhvillim vazhdon të mbetet një problem dhe është dicka nga e cila nuk duhet të hiqni dorë", thote zonja Nuamah e cila shton se "kjo natyrisht varet nga natyra dhe menaxhimi i administratës publike. 

 

Ky duket është elementi më i rëndësishëm. Por varet dhe nga ndërgjegjësimi i publikut nga ndërgjeghjësimi i biznesit me rregullat dhe ligjet, njohjen me informacionin në mënyrë që firmat duan t'I zbatojnë ato të kenë mundësi t'I zbatojnë". ZA

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.