VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sejdiu: Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit


E Enjte, 09.10.2009, 04:08pm (GMT1)

 

Presidenti Sejdiu tha sot se Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit dhe përsëriti qëndrimin refuzues të institucioneve ndaj këtij problemi. Pas takimit njohës me komandantin e ri të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler, presidenti Sejdiu tha se përkundër saj, Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Eulex-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.

Qëndrimi i institucioneve të Kosovës ndaj protokollit të bashkëpunimit policor me Serbinë nuk ka ndryshuar. Këtë e bëri të ditur sot presidenti Sejdiu duke thënë se Kosova nuk është pjesë këtij procesi për çështjen e protokollit. Përkundër këtyre kundërthënieve presidenti Sejdiu u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me Eulex-in dhe faktorin ndërkombëtar.

"Nuk kemi koment nga ato që i kemi thënë më herët. Alternativa jonë është e bashkëpunimit të mirë me EULEX-in dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.. Kosova nuk është aktere në këtë çështje, do të vazhdojë bashkëpunimin me EULEX-in, KFOR-in dhe Bashkësinë Ndërkomëbatre," tha Sejdiu.

Ndërkaq, komandanti i ri i KFOR-it, Markus Bentler vlerësoi progresin e madh që është bërë në Kosovë i cili do të ishte i pamundur pa ndihmën e popullit dhe institucioneve të Kosovës. Bentler tha se KFOR-i gradualisht do të reduktohet por me ndihmë e popullit ata do ta bëjnë punën e tyre si më parë.
" KFOR-i gradualisht do të reduktohet,por dua të potencojë sepse ne mund ta bëjmë punën tonë sepse ju populli këtu keni bere punë të madhe.Kjo është arritja më e madhe të cilën ne duam ta theksoj. Gradulaisht do të bartim përgjegjësitë tek policia e Kosovës," tha Bentler.

Gjenerali Bentler ka pasur sot një takim njohës edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. RTK

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.