VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

New York Times: Transparencë në Shtëpinë e Bardhë


E Premte, 09.11.2009, 12:39pm (GMT1)

 

 

Transparenca nuk shfaqet lehtë në Uashington, ku ata që bëjnë marrëveshje e kërkojnë ndere, pëlqejnë të punojnë në hije, por administrata Obama po hedh një hap të madh për të qenë e hapur me urdhrin për të publikuar në internet mijëra vizitorët e Shtëpisë së Bardhë çdo muaj.

Dick Cheney ndërhyri në ruajtjen e sekretit të Shtëpisë së Bardhë, kur ishte zëvendëspresident, rasti më i njohur është mospranimi i tij për të bërë të njohur emrat e bosëve të korporatave që e vizitonin për të krijuar politikat energjitike. Por edhe administrata Clinton po kaq e mbyllur ishte në lidhje me mbledhësit e fondeve dhe të tjerë vizitorë të preferuar.

Politika kërkon publikimin rutinë të vizitave të shërbimeve sekrete tre ose katër muaj pas vizitave në Shtëpinë e Bardhë. Publikimi do të ketë emrin e vizitorit, kush e organizoi takimin, ku u organizua dhe sa zgjati.

Do të ketë përjashtime për arsye të sigurisë kombëtare dhe vizitorëve të veçantë, si për shembull dikush që konsiderohet, pa zhurmë, të jetë kandidat për Gjykatën e Lartë. Por presidenti Obama po u premton qytetarëve t'i informojë për "zërat që dëgjohen në procesin e krijimit të politikave".

U desh sfida në gjykatë nga një grup mbikëqyrësish, Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington, për t'i kujtuar administratës së Obamës premtimet e fushatës për një epokë të re hapjeje. Pas një rishqyrtimi, presidenti urdhëroi hapjen. Shpresojmë që Shtëpia e Bardhë të ketë synim shpejtësinë që emrat të kenë lidhje me çështjet në diskutim. Por kjo administratë është në rrugë të mbarë të bëhet më e hapura në kohët moderne, me iniciativa të tilla si Data.gov në internet për të mundësuar qytetarët të kenë njohje me masa të mëdha informacioni të agjencive federale. (http://www.nytimes.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.