E Premte, 03.29.2024, 02:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Protokolli nuk cënon pavarësinë
E Premte, 09.11.2009, 04:08pm (GMT+1)

 

 

 

Ambasadorët e Quint-it dhe Zyra Civile Ndërkombëtare thonë se nënshkrimi i protokollit policor EULEX- Serbi nuk ka asnjë ndikim në çështjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe kreu i pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith, kanë mbështetur nënshkrimin e protokollit ndërmjet misionit evropian dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ata thonë se instrumentet e bashkëpunimit teknik të EULEX-it, të bëra në emër të vet, përputhen me mandatin e tij për të forcuar menaxhimin e kufijve.

Diplomatët e akredituar në Prishtinë, vendet e të cilave janë ndër të parat që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thonë se Republika e Kosovës nuk është palë në këtë marrëveshje teknike, ndërsa mirëpresin përkushtimin dhe interesin e institucioneve të vendit për luftimin e aktiviteteve joligjore tejkufitare.

Në deklaratë përkujtohet se EULEX-i është në Kosovë me ftesë të institucioneve të vendit.

"Përkrahja e Kosovës për këtë mision, që përfshin pjesëmarrjen e zyrtarëve të policisë, doganave dhe të drejtësisë nga vendet europiane, Shtetet e Bashkuara dhe kombet tjera, është një shprehje e qartë e dëshirës së saj për të luftuar kriminalitetin tejkufitar në Ballkanin Perëndimor", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe pesë ambasadorëve perëndimorë.

Ditët e fundit, autoritetet ndërkombëtare në Prishtinë në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të heqë dorë nga kundërshtimi që po i bën nënshkrimit të protokollit ndërmjet misionit evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Bisedimet e intensifikuara me krerët e institucioneve të Kosovës janë udhëhequr nga përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Peter Feith, ndërsa misioni i EULEX-it thuhet të jetë tërhequr nga bisedimet pas refuzimit të Prishtinës zyrtare dhe protestave të dhunshme të lëvizjes Vetëvendosja.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm që të ndryshojnë asgjë në këtë protokoll dhe i kanë kërkuar udhëheqësve kosovarë që të mos e ndalojnë nënshkrimin e tij.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach, pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se protokolli nuk dëmton sovranitetin e shtetit të ri.

"Mendimi i qeverisë gjermane është se kjo marrëveshje teknike ndërmjet EULEX-it dhe Qeverisë së Serbisë nuk prek sovranitetin e Republikës së Kosovës. Qeveria e Gjermanisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës ndër të parat shtete, prandaj nuk do të mbështesë veprime që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës", tha zoti Steinbach duke shprehur bindjen e tij në arritjen e një marrëveshjeje me Prishtinën për këtë çështje.

Në një qëndrim disi të ndryshëm nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, që vazhdojnë ta kundërshtojnë nënshkrimin e prokollit EULEX-Serbi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se ky protokoll duhet të pranohet nëse ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Kryetari i parlamentit tha se sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, e njohur deri tani nga 62 shtete, nuk mund të vihet në dyshim nga asgjë.

"Nëse qëllimi i protokollit është për të arritur sundim dhe rend të ligjit në gjithë Kosovën dhe në atë pjesë të Kosovës; nëse është për të siguruar dhe penguar krimin e organizuar, realisht është çështje e EULEX-it ndoshta edhe e BE-së, por konsideroj se është në interes edhe të Kosovës të sundojë rendi dhe ligji", deklaroi zoti Krasniqi.

Por, për presidentin Fatmir Sejdiu bisedimet për protokollin janë të mbyllura.

Ai vazhdon të jetë kundërshtar i një marrëveshjeje të pritshme për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, në të cilën Prishtina zyrtare është e përjashtuar.

"Kosova nuk është aktor në këtë çështje. Kosova do të bashkëpunojë në mënyrën më të mirë të mundshme me EULEX-in, me Zyrën Civile Ndërkombëtare, me KFOR-in, me bashkësinë ndërkombëtare që ka investuar shumë në Kosovë dhe do të investojë për zhvillime të përgjithshme", theksoi presidenti Sejdiu.

Kryeministri Hashim Thaçi, ndërkaq, ka mohuar që mbi institucionet e Kosovës po bëhet trysni ndërkombëtare për ta pranuar protokollin.

Ai tha se takimet e udhëheqësve kosovarë me zyrtarët ndërkombëtarë janë pjesë e bashkëpunimit të rregullt dhe mohoi që po diskutohet për përfshirjen e mundshme të Prishtinës në nënshkrimin e protokollit.

"Kosova nuk është pjesë e atij pretendimi të aranzhimit teknik, por Kosova si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, do ta vazhdojë përkushtimin e saj shumë serioz në luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Bashkimit Evropian, me të gjitha vendet e rajonit, në mënyrë që të ketë paqe, stabilitet, rend dhe ligj, si dhe perspektivë evropiane", u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë së Beogradit, thonë se marrëveshja për bashkëpunim ndërpolicor me EULEX-it, do të nënshkruhet deri në fund të muajit shtator.

Ata thonë se vetëm pas kësaj do të fillojnë bisedimet me EULEX-in për dy protokolle të tjera, atë të doganave dhe të gjyqësisë. (http://www.bbc.co.uk/albanian)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Di Lellio: Plani Ahtisari-mbikqyrje e përhershme ndërkombëtare (09.11.2009)
New York Times: Transparencë në Shtëpinë e Bardhë (09.11.2009)
Nju Jorku kujton 11 shtatorin (09.11.2009)
Thirrjet në favor të protokollit (09.10.2009)
Shtajnbah: Protokolli nuk është në dëm të Kosovës (09.10.2009)
Sejdiu: Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit (09.10.2009)
Kamila Nuamah e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në Shqipëri (09.10.2009)
Vendet e ishJugosllavisë arrijnë marrëveshje për borxhin klering të Shqipërisë (09.10.2009)
Grushti i shtetit i të majtëve në BENga Derk Jan Eppink (09.10.2009)
Liri Berisha nderohet me çmimin Gruaja e Vitit (09.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]