E Enjte, 04.25.2024, 02:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Evropa e Lirë: Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
E Shtunë, 09.12.2009, 08:33am (GMT+1)

 

 

 

 

Me gjithë kundërshtimet e Prishtinës, misioni i Bashkimit Evropian për rend dhe ligj në Kosovë ka nënshkruar protokollin e bashkëpunimit policor me Serbinë. Menjëherë kanë reaguar presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të cilët përmes një deklarate me shkrim ritheksojnë se Kosova nuk është pjesë e kësaj marrëveshje.


EULEX-i dhe Qeveria e Serbisë kanë nënshkruar protokollin e shumëpërfolur për bashkëpunim policor. Menjëherë pas, kanë reaguar presidenti dhe kryeministri i Kosovës duke ritheksuar pozicionin e Prishtinës zyrtare se Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë.

Sidoqoftë, me gjithë kundërshtimin e Prishtinës, nënshkrimi i marrëveshjes teknike midis EULEX-it dhe Serbisë është konfirmuar nga zëdhënësi i misionit të BE-së, Kristof Lamfalusi.

"Po, e kemi nënshkruar këtë marrëveshje, këtë protokoll. Marrëveshja është nënshkruar në nivel teknik, siç kemi thënë edhe më herët, përkatësisht nga ana e kreut të komponentës së policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn",
tha Lamfalusi.

Ai nuk ka dashur të bëjë komente tjera në lidhje me kundërshtimet e Prishtinës.

Menjëherë pas nënshkrimit, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, përmes një deklarate të përbashkët konfirmojnë se Prishtina nuk është e përfshirë në këtë marrëveshje.

Në deklaratë thuhet se ftesa e Republikës së Kosovës për vendosjen e misionit evropian për rend dhe ligj, kishte për qëllim ndihmën që ky mision duhet të japë për institucionet e Kosovës në këto dy fusha.

"Me këtë rast ritheksojmë përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me praninë evropiane në Kosovë dhe me institucionet e Bashkimit Evropian në drejtim të konsolidimit të mëtejmë të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, e në veçanti për të forcuar perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës",
thuhet në deklaratën e liderëve kosovarë.

Institucionet e Kosovës, vijon deklarata, në asnjë mënyrë nuk do ta zbehin përkushtimin e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe në këtë kuadër të gjitha format e krimit tejkufitar.

"Theksojmë, po ashtu, se aranzhime të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës",
thonë Sejdiu e Thaçi përmes kësaj deklarate.

Përderisa kundërshtimet e Prishtinës ndaj këtij protokolli tashmë janë shprehur hapur, EULEX-i konfirmon angazhimet edhe për dy marrëveshje tjera me Serbinë

"Është shumë herët të flitet për drafte që janë ende në diskutim e sipër dhe se ende nuk jemi në atë fazë kur mund ta konfirmojmë nënshkrimin e këtyre dy protokolleve tjera në fushat e doganave dhe gjyqësisë",
tha Lamfalusi.

Marrëveshjet e EULEX-it dhe Serbisë janë përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Kuintit. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës: Nënshkruhet protokolli Beograd-EULEX (09.12.2009)
Protokolli nuk cënon pavarësinë (09.11.2009)
Di Lellio: Plani Ahtisari-mbikqyrje e përhershme ndërkombëtare (09.11.2009)
New York Times: Transparencë në Shtëpinë e Bardhë (09.11.2009)
Nju Jorku kujton 11 shtatorin (09.11.2009)
Thirrjet në favor të protokollit (09.10.2009)
Shtajnbah: Protokolli nuk është në dëm të Kosovës (09.10.2009)
Sejdiu: Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit (09.10.2009)
Kamila Nuamah e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në Shqipëri (09.10.2009)
Vendet e ishJugosllavisë arrijnë marrëveshje për borxhin klering të Shqipërisë (09.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]