VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sejdiu e Thaçi: Marrëveshja nuk ndikon në sovranitetin tonë
E Shtunë, 09.12.2009, 12:29pm (GMT1)

 

Në një deklaratë të përbashkët të presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thuhet se Republika e Kosovës nuk është palë në marrëveshjen teknike dhe vënë theksin në faktin se kjo marrëveshje nuk cenon pavarësinë.

Institucionet e Kosovës kanë reaguar menjëherë mbi nënshkrimin e protokollit mes EULEX e ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në një deklaratë të përbashkët të presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thuhet se Republika e Kosovës nuk është palë në marrëveshjen teknike dhe vënë theksin në faktin se kjo marrëveshje nuk cenon pavarësinë.

"Theksojmë po ashtu se marrëveshje të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratë e nënshkruar nga Sejdiu dhe Thaçi.

Nëpërmjet deklaratës krerët e shtetit ritheksuan qëndrimin e tyre se do të bashkëpunojnë me EULEX dhe do të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar. "Ftesa e Republikës së Kosovës për vendosjen e Misionit evropian për rend dhe ligj, EULEX në Kosovë, për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në fushat e rendit dhe ligjit është akt sovran i udhëheqjes së Republikës së pavarur të Kosovës. Edhe me këtë rast ritheksojmë përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me praninë evropiane në Kosovë dhe me institucionet e Bashkimit Evropian në drejtim të konsolidimit të mëtejmë të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, e ne veçanti për të forcuar perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratë."
(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.