VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA VIZITON QYTETIN ANTIK TË PETRËS

E Shtunë, 03.23.2013, 03:00pm (GMT1)



Presidenti Obama e mbyll turneun e tij 4-ditor në Lindjen e Mesme me një vizitë në qytetin antik të Petrës, të ndërtuar mbi gurë.

Presidenti vlerësoi Mbretin e Jordanisë Abdullah për qëndrimin që ka mbajtur kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad, duke thënë se Uashingtoni do t'i japë edhe 200 milionë dollarë Jordanisë për ta ndihmuar të përballojë situatën e refugjatëve që po hyjnë në atë vend.

Mbreti Abdullah, që vuri në dukje se deri në 460 mijë sirianë janë në Jordani, tha se vendi i tij nuk do ta mbyllë kufirin për refugjatët. Ai theksoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë për zgjidhjen e asaj që ai e quajti "katastrofë njerëzore".

Përveç çështjeve dypalëshe dhe strategjike, dy udhëheqësit thanë se diskutuan edhe çështjen izraelito-palestineze gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura. Zyrtarët amerikanë thonë se Sekretari i Shtetit John Kerry ka në plan sot të takohet veças me udhëheqësit izraelit dhe palestinez, për të vazhduar bisedën që ata patën me presidentin Obama.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.